Po shpërndante ushqime, rusët vrasin kryebashkiakun e Gostomel pranë Kievit

7 Mars 2022, 13:14Bota TEMA
Po shpërndante ushqime, rusët vrasin kryebashkiakun e Gostomel

Rusët kanë vrarë kryebashkiakun e Gostomel pranë Kievit. Kjo është bërë e ditur nga autoritetet lokale.

“Kryetari i komunës Gostomel, Yuri Illich Prylypko vdiq duke shpërndarë ushqime”, kanë shkruar ata në faqen e komunës në Facebook.

“Ai vdiq për popullin e tij, vdiq si hero”, përfundon deklarata.

Sakaq, Zelensky ka akuzuar Rusinë për vrasjen e civilëve, pasi nga raketat ruse u shua një familje në Irpin, pjesëtarët e të cilës po tentonin të largoheshin.

1 komente në “Po shpërndante ushqime, rusët vrasin kryebashkiakun e Gostomel pranë Kievit”

  1. ?????????????????? says:

    Wwa keto që po bën Vladimir Putin jane krime lufte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje