Monumenti i Natyrës Rana e Hedhun është një nga destinacionet më të preferuar të turistëve vendas dhe kryesisht të huaj vitet e fundit.
E gjendur në rrëzë malit të Rencit, në veriperëndim të Shëngjinit, duket si një parajsë bregdetare në shpatin e malit.
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) ka publikuar një fotogaleri nga Rana e Hedhun si një kartolinë për turistët që mezi presin ta pushtojnë.
Monumenti i Natyrës Rana e Hedhun, aty ku dunat gri të rërës shkrihen me të kaltrën e detit. Është një pamje që nuk mund ta gjesh askund tjetër. Një grumbull i stërmadh rëre që zbret nga maja e malit e deri në det, përfaqëson një rast unikal të grumbullimit të madh rëre nga era në bregdetin e lartë. Ai është 600 m i gjatë dhe rreth 100 m i gjerë.
Ka vlera shkencore gjeomorfologjike, didaktike dhe turistike. Vizitohet nga deti, por dhe nga Shëngjini.
Nje te tille shume here me te madhe ka ne Pilat, Gjini i Biskajes, France.
Cfare diekari! faleminderit per informacioninin . Pasha zotin qenke i ditur dhe i shetitur !
Rana e vjedhun !!!!
???
Replike per k arin e vetquajtur.. Bukurire shqiptare te vrasin syte .. Dielli te vret syte
Mos hyr ne debat me idiotet,se te terheqin ne territorio e vet dhe te mundin me eksperiencë.
O.Wilde.
edhe ne foto nuk fshihen dot plerat