Belind Këlliçi: Votova kundër raportit të PD-së për inceneratorët, se m’u dorëzua pas fillimit të seancës plenare

11 Mars 2022, 21:15Politika TEMA

Raporti i Partisë Demokratike (PD) për hetimin mbi inceneratorët, i dorëzuar nga kryetarja e këtij komisioni, Jorida Tabaku, u rrëzua me 84 vota kundër dhe 27 vota pro në seancën parlamentare të së enjtes së 10 marsit.

Mes atyre që votuan, sipas leximit të votave të publikuara nga Kuvendi, rezulton se kundër raportit të PD-së kanë votuar edhe deputetë të opozitës.

Ajo që binte në sy ishte vota kundër e Belind Këlliçit, i cili ishte pjesë e këtij Komisioni dhe mjaft aktiv me pyetjet për dëshmitarët.

Në një prononcim për Albanian Post, ai ka shpjeguar se nuk mund të votonte një raport, i cili i është bërë prezent dhe i ditur vetëm pasi filloi seanca parlamentare.

“Unë si anëtar Komisioni duhet ta kisha marrë paraprakisht këtë raport dhe të më ishte dhënë mundësia të jepja dhe opinionin tim. Askush nuk ma mundësoi këtë gjë, ndaj dhe vota ime ishte kundër”.

Nga ana tjetër, më 10 mars, Kuvendi i Shqipërisë miratoi në seancë plenare raportin e Partisë Socialiste për inceneratorët.

Komisioni Hetimor Parlamentar për inceneratorët mbajti mbledhjen e fundit të punimeve më 25 shkurt.

Komisioni Hetimor mbi inceneratorët

Ky Komision Hetimor u ngrit më 29 tetor 2021, pasi u miratua me një shumicë votash nga Kuvendi i Shqipërisë.

Në këtë mënyrë, Partia Socialiste pranoi kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e Komisionit Hetimor për hetimin e inceneratorëve.

Sipas PD-së, në çështjen e inceneratorëve, ka pasur shkelje në të gjitha procedurat.

Kështu, roli i këtij Komisioni do të ishte kontrolli i ligjshmërisë së veprimeve administrative dhe procedurës së ndjekur nga ana e organeve ekzekutive në procedurat për ndërtimin dhe administrimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane në Tiranë, Elbasan dhe Fier.

Në kërkesën e PD-së u tha se Komisioni do të kishte si detyrë kontrollin e zbatimit të ligjeve nga ana e organeve publike në procedurat për ndërtimin dhe administrimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane, si dhe verifikimin e pasojave ekonomike në buxhetin e shtetit shqiptar.

5 komente në “Belind Këlliçi: Votova kundër raportit të PD-së për inceneratorët, se m’u dorëzua pas fillimit të seancës plenare”

  1. Zgjyra politike! says:

    E çuditshme se si anëtar i komisionit, edhe pse nuk t’u dha mundësia për të parë çdo detaj të raportit, zotëria juaj nuk paskësh formuar një bindje për çfarë mund të bënte fjalë ai! Por mjerisht, ju jeni gur shahu, lëvizni vetëm atje ku ju drejton shahisti. Shahisti ju ka vënë në rresht dhe ju, pa bërë as gëk dhe as mëk, si skllevër të vërtetë bëni çfarë ju dikton ai. Po ka turp më të madh se ti bindeni atij edhe në një rast flagrant ku sheshit duket vjedhja skandaloze e fondeve publike? Dhe vetëm për të mos i dhënë kredite Bashës patët paturpësinë të votoni në favor të qeverisë? Ju jeni të gjithë për t’u mëshiruar, fytyra të qëlbura, të njëjtë si ajo e udhëheqësit tuaj shpirtëror, Ajatollah Sali Berisha.

  2. qazim says:

    Ne komision me pyetjet dhe komentet,te ofronte respekt, por te votoje kunder asaj qe ai vete ka bere,kjo tregon mungese te theksuar veterespekti.
    Eshte per te ardhe keq qe ky i ri ne politike qe mund te shihej edhe si nje figure tek ajo,terhiqet nga hunda prej lugatit Sali qe eshte i vdekur dhe i pakallur dhe qe kuterbon dynjane.
    Le te nxjerre sa te doje alibira,ky eshte pjese e gelbazes qe ka 32 vjet qe po na poshteron me te gjitha menyrat.

  3. 1 says:

    Mashtrues.E kishit linje politike te non_grates

  4. Ropt says:

    Bo bo sa plera paska ne parlament si puna e ktij buzshtremtit plot 87 tëdegjeneruar . I bejn fresk shalokut

  5. Astrit says:

    O sa mire me qene tirons o lala!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje