Kush i nxorri shqiptarët në protesta?!

11 Mars 2022, 18:16Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Natyrisht që përgjigja e kësaj pyetje është krejt e thjeshtë. Çdo protestë vjen, ushqehet dhe nxitet nga vendimet e qeverisë. Nuk ka qenë vetëm sot por në të gjithë historinë e njerëzimit.

Zemërimi i njerëzve, qoftë pak, qoftë shumë, qoftë edhe më shumë sido që të jetë mer shkas nga qeveria, pushtetarët, të pushtetshmit, që me vendimet e tyre ndikojnë jetën e tyre të përditshme.

Edhe në protestat e këtyre ditëve është qeveria protagonist, që me logjikën për të mos ndërhyrë, pastaj për të diskutuar, e që çoi në uljen e çmimit pas një çmenduri të së enjtes.

Protestat marrin nxitje apo përshkallëzim, edhe nga reagimi që bën pushteti, nëse këto reagime do të jenë gafa apo arrogancë, natyrisht që do të ketë reagim të fortë, por nëse pushteti do të përdorë dhunë, atëherë protesta vdes dhe nis të mbillet revolta e armiqësia mes qytetarëve dhe qeverisë. Siç ka ndodhur në të shkuarën xhanëm, kur përpara selisë së qeverisë të rrethuar me gardh, është respektuar “rregullorja e gardhit” e janë vrarë 4 qytetarë, pjesëmarrës në protestë.

Pra nuk ka dyshim që sot njerëzit që dalin në protestë nuk e duan qeverinë, nuk e pëlqejnë Edi Ramën, duan ta rrëzojnë atë, madje sa më shpejt.

Kjo është realisht opozita, kjo është realisht ajo që në antikitet quhet “Agora” e sot quhet “revolucion”, por lënë anash terminologjinë ku do të hasësh shumë filozofë rezistencash, edhe pse nuk kanë bërë asnjë rezistencë por kanë pasur vetëm asistencë, në thelb, reagimi, protesta është e qartë që sjell kundërshtarët më të thekur të një qeverie. Edhe protestat e këtyre ditëve, nuk ka asnjë dilemë që janë shesh i atyre që janë mërzitur me qeverisjen e gjatë të PS-së dhe Edi Ramës, janë të frustruar, e duhet të krijojnë kushtet, gjasat, mudnësitë për të sjellë një ndryshim politik në vend.

Krejtësisht legjitime, krejtësisht dialektike, krejtësisht demokratike, e madje Perëndimore. Por çndodh tek ne? Përveç “sulmit mik” për xhelozi e zili për atë se kush është organizatori dhe pse nuk i takon atij, pra një përplasje mes palëve që hiqen si organizatorë, ka edhe një zhvillim edhe më të çuditshëm. Që nuk është i tillë, madje këtu është thelbi. E këtu realisht bëhet një dallim se ku “fle lepuri”. Mjafton të shikohet faqja në Facebook e ambasadës amerikane në Tiranë.

Para pak kohësh, është postuar një zhvilllim që nuk ka lidhje me politikën. Krejt ushtarak dhe operacional në lidhje me ngritjen e Shtabit të Përgjithshëm të Trupave Speciale të NATO-s në Shqipëri.

Ja teksti i njoftimit të ambasadës amerikane në Shqipëri: “Gjeneral Majori amerikan David Tabor, Komandant i Komandës së Operacioneve Speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Europë, u takua sot me Komandantin e Forcave Tokësore Shqiptare, Gjeneral Brigade Arben Kingji në Zall-Herr. Ata diskutuan mundësitë e ardhshme të trajnimit ushtarak në rajon të cilat tregojnë marrëdhëniet tona të forta dypalëshe dhe ndoqën komandot e Forcave të Operacioneve Speciale Shqiptare teksa kryen një provë taktike për të shfaqur aftësitë e tyre”.

E, pikërisht edhe në këtë postim, siç ndodh në të tjerat me radhë, njerëz që identifikohen si përfaqësues të foltores mërziten me shpeshtësinë që postimet e SHBA i dalin në telefon. Pasi kanë marrë si detyrë që të ndjekin e komentojnë. Ca shajnë e fyejnë pa asnjë kufi, të tjerë ankohen se po ja kalojnë edhe Edi Ramës.

“Esht bo ambasada amerikane si selia ps sa here behen protesta nxjerin 20 statuse ne dite ne fb yttttt kolere”, thotë njëri që natyrisht është jo vetëm përkrahës i foltores por edhe i protestave për naftën. Siç natyrisht ka edhe të tjerë që siç kanë dalë në media, nuk kanë lidhje me vështirësitë e tyre ekonomike për naftën. Megjithatë protesta është e drejta e gjithkuj, edhe atij që s’ka makinë, edhe atij që atë e ka 200 mijë euroshe,

Po ç’lidhje kanë protestat në “oborrin” virtual të SHBA me naftën e çmimin e naftës? Asnjë! Ata kanë lidhje thjesht me një logjikë në kokën e Sali Berishës që synon vetëm një shënjestër dhe armik, që nuk është as Edi Rama e as Lulzim Basha.

E këtu është përqendruar protesta e fortë, që natyrisht vjen paralel me njerëzit e tij që dalin në televizione, që janë të njohur si pjesë të dhunës së 8 janarit. E pikërisht, në këtë rast, kjo protestë, pra tek oborri virtual-zyrtar i SHBA, nuk ka asnjë lidhje as me çmimin e naftës, e as me qeverinë shqiptare. Janë gjëra krejt të ndryshme…

30 komente në “Kush i nxorri shqiptarët në protesta?!”

  1. Dardan says:

    Pse na pyesni ne se kush i nxori kokepalaret neper rruge?
    SPAK e di mire se ne krye te tyre eshte “legjendari” Sali Vuk Karaxhich.

    1. Fukarai says:

      Kokpalaret e sa..m.

      1. Kaculi says:

        Eshte e frikshme qe degjon ca emigrant ne ekstazen e tyre te brendshme te komentojne realitetin shqiptare. Eshte e frikshme qe ketu te denigrohet cdo e drejte per te protestuar. Eshte e frikshme qe mire qe ne shqiperi nuk serviret kualitet por e paguan edhe shtrenjte. Eshte e frikshme qe patronazhistet jane leshuar si cakej mbi njerizit e thjeshte. Eshte e frikshme qe polica civil si kriminela futen mes turmes edhe arrestojne rinin. Eshte e frikshme qe Mero djali ben sikur spo ndodh gje kur keta civila na kujtojne komunizmin qe te merrnin zvar po te kerkoje oak liri. Eshte e frikshme qe edi rama me lul bashen me ilir meten edhe sali vucidolin dergrafojne protesten. Eshte e frikshme te shikosh nje rini qe i ndrydhet cdo e drejte edhe fatet e ekonomis tone varen nga belinda denari edhe konkubina e financave. Eshte e frikshme ku ne mes te rritjes se cmimeve dwgjon qe do vij maluma ne tirane ku eshte paguar nje hale me leke nga lal plera edhe do thon e kane sponsorizuar ose ka ardhur falas. Eshte e frikshme si politikanet tane i ze gjumi ne darke app femijet e tyre kur ka famije qe nuk ngrohen dot edhe ushqehen. Tha nje gje te bukur rez veleshnja qe ishalla plas lufta edhe ta zhdukim kete kaste te ndyre

    2. ec aty dardan trimi lepij byth dhe ha sufllaqe.

      1. Dardan says:

        Une jam ne Amerike dhe po ha nje dreke te mire, se diten e Premte na pret nje pretty weekend.
        Ti komshi u katit te trete zbrit dhe lepiji koqet agjentit srbo-rus Sali Vuk Karadzich!

        1. vkrt says:

          Dardani po komento nga restorani (ku lan pjatat)

    3. Uragan says:

      Cfare kokpalaresh mor miop, po u vete thika ne kocke! Ka familje qe nuk kane buke per femijet dhe kjo nuk eshte genjeshter, hapi syte dhe shiko pertej partise tende miop!!

  2. Ervin Qerimi says:

    Nje gje eshte e qarte : Rilindjes i ka ikur karroca nga duart . PS duhet te mare masa dhe te mendoje per nje KM tjeter .

  3. On says:

    O Pate …Berisha ska pune ne kto protesta se nuk ja ndjen njeriu per te….shiko nga ambasada Ruse sa po paguhet nese ka sherbim sekret ky vend….me Berishen po lini nam…fajin e ka Berisha…per Humor kjo pune

    1. Andoni says:

      Je on apo jo. Vete berisha i tha dje popullit te dale ne proteste se vetem ate mundesi ka te marre pushtetin prape me force se me zgjedhje te lira i rruan topet

  4. Lulezimi says:

    Shme i Zoti o Yll qe nuk ndrit. E lexova per te shikuar ku do dilnje dhe nga kryeministria dole tek rruga e Elbasanit ….HHHHaaaa

  5. Vjola says:

    Më se e saktë !

  6. ELENA says:

    EDHE BUDALLENJET ME TE MEDHENJE E DINE SE KETE E BERI LUFTA NE UKRAINE -KETE BANDITET MAFIOZ TE RAMES PO E SHFRYTEZOJNE CE TE NGRITEN CMIMET POR ME HABIT FAKTI KU ESHTE VELLAU I RAMES VUCIC CE NUK PO I NDIHMON?

  7. Sai Rumpalla says:

    Kemi te bejme me dy kategori nejrzish qe marrin pjese ne keto protesta.
    Kategoria e pare eshte populli i zakonshem qe veshtiresite ekonomike i redukton ne proteste. Ne tere boten keta njerez kane te drejten e tyre dhe jane te mirseardhur ne demokraci.
    Kategoria e dyte jane politikanet qe hiqen sikur ju “nxi bytha” per popullin. Mendojne se erdhi koha te rrezojne Ramen. Ata nuk kane asnje moral pervec perfitimeve te tyre. Aq me teper ne mesin e tyre jane edhe ata qe kane bere zullume, me ne krye Sali berishen dhe Ilir Meten, qe mendojne se ne keto kohe te turbullta do e trembin Ameriken. Nga ana tjeter ata japin sinjale padrinos ne Rusi qe ne jemi gati ta marrim per “bythe” Ramen, kete kulish te perendimit. Ata i thone Putinit se jemi duke pritur sinjalin tend per ta bere Shqiperine rrumpalle.
    Eshte kjo arsyeja qe edhe ambasada Amerikane reagon ne kete menyre. Ajo i tregon Saliut dhe “skiftereve” te tjere se Shqipeia ka zot, por edhe Putinit te mos e zgjeroje konfliktin me perendimin, dhe te futet ne Ballkan.
    Ne fund te fundit gjithcka flet per impotencen shqiptare. Ne akoma nuk jemi ne gjendje te bejme shtet. Rama si personi qe ne kishim pritur kaq shume eshte vonuar aq shume sa Saliu dhe Iliri kercenojne me “revolucion, ne kohen qe ata duhet te ishin ne burg. Rama deklaron se nuk eshte puna e tij te fusi kriminelet dhe hajduten ne burg, por eshte detyre e drejtesise. Pra prit gomar te mbije bar.
    Rames po i kujtoj historine e hoxhes qe ngacmonte gruan e nje besimtari. Besimtari gjithmone lutej qe zoti ta denonte hoxhe. Ja, nje dite Hoxha ra nga minareja I vdekur ne toke. Shoku I besimtarit I tha besimtarit se me ne fund zoti I degjoi lutjet e tua. Besimtari jo pergjigj se Hoxha pesoi nga perndia, por po te mos ishin duart e mia…. Pra dhe Rama jone vazhdon me lutjet tek zoti…..

  8. levizni says:

    Nuk komentoj me; shyqyr qe po afron vdekja se kush do mundohej me shume, por kam nje amanet: kush do ma marre hakun me shtetin ligjor qe perfaqesohet nga SPAK, Arben Kraja dhe gjykatat me gjyqtaret qafederra? Para se te shkoj per udhetim me duhet qe keta te marrin shpagimin: prokurore dhe gjykates se shteti ne kete sistem jane keta kolere e pa ngopur! Duhen djegur vilat, shtepite dhe zyrat me ta brenda prokuroreve dhe gjykatesve, ndryshe ata qe ngelen pas do vuajne me shume akoma se keto 30 vjet. Armiku i Shqiperise dhe shqiptareve te vertete jane prokuroret dhe gjykatesit qe nga 1991 e deri me sot. Qeverria vjen dhe iken, keta jane qe mbajne kriminelat edhe ne qeverri. SPAK-GJYKATE, flaka me maje!

  9. Taulant says:

    I nxori varferia debil.
    Nje liter vaj 3500 leke .
    Ministria Balluku me vile ne Londer.
    Shkojn ne Dubai e frekuntojn bistekettek Nusreti 1000 euro copa.

    1. Taulanti ka nje moter per xenin says:

      Ha tao tao e fitove byrekun per sot
      Shko puno o palle e foltores nin grata bolle genjeve neper forume pis njerin

      1. Cabone says:

        Tao byrekun ti sufllaqen..

  10. p.m.p. says:

    O PROTESTUES !
    KUR JU SHEF QË PROTESTONI PËR NGRITJEN E ÇMIMEVE, SOLIDARIZOHESH 100% ME JU DHE TE JESH ATY ME JU, PAVARSISHT PAMUNDËSISË.

    KUR SHIKON SE NE MJEDISIN TUAJ FLASIN EDHE ORATORË SI AI HAJDUTI
    QË KA PUNUAR NË KËTHIMIN E PRONAVE KUR ISHTE BERISHA NË PUSHTET, TË VJEN PËR TËVJELLË.
    JEPINI DINJITET PROTESTËS DHE MOS U BËNI MASHA TË ASKUJT, NDRYSHE PASKËTAJ POPULLI DO TU URREJË DHE JA U TREGON ME VOTË KUR TË VIJË PUNA.

  11. Roberto says:

    O Ervin djali. Karroca nuk i kandale Rames nga duart por jane disa qe kane dal duarsh dhe kerkojne qiqrra ne hell. Cimet le te ulen por mos harro situaten se ku ndoshet e gjithe bota qe eshte me e fuqishme se ne prandaj flisnin pak me llogjike. Tregetaret e naftes tte ulin cmimin dhe mos abuzijne me to. Shteti duhet ti kontrolloje dhe te vendose rregulla te rrepta.

    1. Zagali says:

      Ervin muti t’i haj koqen e mutit Rames.Rilindjes nuk i ka ikur karroca por e ka ne duar te forta dhe po e drejton mire, madje shume mire.

  12. Myslimani. says:

    Rama Meta Berisha Veliaj femijet dhe niperit e bllokmeneve edhe krushqit e miqesite e tyre kane vjedhur dhe ata qe nuk kane lindur akoma. I kane dhene te gjitha pasurite kombetare me koncesione nga 30 deri ne 100 vjet. Nuk eshte nafta halli yne. Duhet ligji per minimumin jetik. Te shpallen te paligjshme te gjitha VKM. Te zbatohet vetem Kushtetuta.Keto duhet te jene kerkesat neser ne proteste. Keto zgjidhin 90% te halleve tona. Por ka nje problem. Ne momentin qe Rama i pranon keto 2 kerkesa automatikisht bie qeverria. Sepse buxheti i shtetit nuk i perballon. Atehere ne kerkojme protektorat nderkombetar nga perendimi sigurisht. Nqs na pranohet aty fillon ngritja e Kombit Shqiptar. Kjo eshte rruga. Po u morem vetem me naften mbaroi pa filluar.

    1. Antiturku says:

      Po kush te merr protetorat ty , o myslyman , perendimi eshte i gjithi kristian , nuk ju do .

  13. Julian laci says:

    Me behet zemra mal kur shqiptaret protestojne. Qeveria e mire merr masa para se te arrihet te protesta. 30 vjet vjedh majtas , djadhtas .

  14. Kta lehes rrugesh edhe ne kohen kur sali meta ndertonin Vila disa miljoneshe ne Lalz ,
    hanin njelloj si sot e ndoshta ma kec se sot ,
    mipro saliut e metes ja do situata Destabilizimin dhe e derdhen Paran e vjedhur Shqiperise
    por edhe Greqirat kane financuar .
    Palla e portokallise do shkerdhy bjondja dhe vet sepse eshte kokrra e mashtruesit
    eshte i dergumi i shkerdhatave te lalzit ka morr miljona pederi pa lene cer gllamit medieve

  15. beni says:

    Saliu me Ilirin qe i merrnin leket me thase nga nafta e uzines se balleshit,dhe tani dalin protestojne qe ju placin syte dhe mendja o njerez pa llogjike

  16. Tirona says:

    Keta Jane ne sherbim atyre qe duan Shqiperia te jete gjithmon rremuje , antishqipetare
    Dyqanet te kujt Jane te shtetit apo te privatit sa pika shitje ka shteti?!
    Shteti ska fuqi ligjore te me vi mua e te me thote shite kaq e aq me mallin tim, beje are qe dua, eshte ne ndergjegjen e cdo shitesi te veproje ne interesse te tije e te klientit.

  17. ASD says:

    Aty ka protestues nga te gjithe krahet majtas e djathtas. Dhe fajin normalisht e ka qeveria e sotmja dhe e djeshmja. Mos e perziej kot ambasaden ne kete problem. Shikoni doren e djathte thua ti nderko qe e majta ben cte doje.

  18. Leo says:

    Pse duhet quajtur cdo gje foltore po dole kunder qeverise?
    Pse duhet lidh me sali berishen cdo proteste?
    Pse duhet leja e amerikes per Tu ngritur kunder arrogances se rames?
    Shqiprine e kane vjedhur politikanet te gjithe pa perjashtim shume perpara luftes se ukraines.
    Shif kur t te quajne spiun rus tani po te jesh kunder rritjes se cmimeve.
    KY gazetar dhe thot kane te drejte njerezit dhe pastaj thot Jane viktima te Sali berishes.
    Ska vend ne bote ta kete naften 270 lek SA be shqiperi.
    Apo vdisni ju njerez se kshu do amerika apo Rusia?

  19. Arsimtari says:

    Keto protesta nuk i sherbejne shqiptareve,po Putinit,antishqiptareve greke dhe serbe-sllave edhe pse,shqiptaret kane te drejte te ankohen per punet e keqija te politikaneve shqiptare te pozites dhe opozites! Gjykoj sot se protestuesit nuk e kane gjetur momentin e duhur per te protesstuar,duke pare rrethanat politike,ekonomike dhe agresive ne Ballkan,Evrope dhe bote! Shqiptaret sot,duhet te punojne,jetojne dhe mendojne,dite e net,per Shqiperine etnike sepse,po na kernohet zhberja!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje