Pasi u përballën me rezistencën e kryedemokratit ndaj kërkesës së tyre për dorëheqje, deputetët e PD ndërmarrin një tjetër hap. Ata kanë nisur mbledhjen e firmave për t’i kërkuar zyrtarisht dorëheqjen Bashës.
I iniciuar nga deputeti Tomor Alizoti, ky dokument tashmë po qarkullon mes deputetëve, të cilët disa ditë më parë i kërkuan përballë dorëheqjen kryedemokratit ndërsa Report Tv ka mësuar se po firmoset nga disa prej tyre.
Mbledhja e firmave do të vijojë deri të shtunën në mesditë, ku deputetët pritet t’ja dorëzojnë në mbledhjen e radhës Lulzim Bashës.
Por Ervin Salianji dhe Grida Duma kanë shkuar edhe më tej, duke hedhur idenë e firmosjes për përjashtimin nga grupi parlamentar të kreut të PD, megjithatë, përjashtimi duket ende një dëshirë e izoluar mes deputetëve të zhgënjyer.
Zërat mes grupit parlamentar që kanë kërkuar dorëheqjen e Bashës pas humbjes së zgjedhjeve të 6 marsit janë shtuar, ndërsa të paktën 20 prej tyre janë shprehur publikisht.
I pari që i kërkojë të heqë dorë nga drejtimi i selisë blu ishte deputeti i Durrësit Ferdinand Xhaferraj ndërsa ligjvënësi demokrat i Shkodrës Helidon Bushati kërkoi një kuvend bashkimi mes demokratësh.
Përballë këtyre kritikëve, Basha ka në krah një pjesë të vogël të deputetëve, krerët e degëve por edhe kandidatët e 6 marsit. Një ditë më parë ai pranoi humbjen, por tha se marrja e përgjegjësive do të bëhet pasi një procesi analize.
Grida! Si t’i dhe miku jotë jeni dy imoral politikë, patë nga anoi përkohësisht kandari dhe kërcyer menjëherë nga ajo anë. As që menduat dy herë se ajo anë nga ju po shkoni është një moçalishte me ujë të qelbur, varrmihse e jetës së këtij populli. Ju si dy hjena të uritura, e kuptoni se Berisha ngordh dhe i do për vdekje renegatët, urrejtje të pashtershme ai ka vetëm për njerzit që kanë nder. Atij vërtetë i bëhet zëmra mal që dy si ju shkoni në kasollen e tij. Por rrugë e mbarë ju qoftë. Populli nuk thotë kot, më mirë djepja bosh sesa shejtani brënda saj.
Lapsus: ” Dy zgjyra politike”.
Cuditem pse nuk mban pergjegjesi Grida Duma??? Ku ishte ajo pse nuk punoj me njerzit?? Por shkon ne baze Me lluks te teperuar si kur eshte princesha e ketij vendi qe stonon me relitetin e Bazes Njerzit e thjesht kerkojne njerz te thjesht qe ti drejtojne Kur shkoni ne parlamet shkoni si princes prandaj njerzit e thjesht nuk ju Duan jive Ju mbani pergjegjesi direjte Ne rradh te par ju duhet perjashtuar nga grupi prlamenter dhe duhet propozuar elektoratit tuaj te Heqi mandatin e deputetit sepse nuk e meritoni
Ne humbje kuptohet sa te vlen lekura.Nuk kam simpati per Lulin,po ne kete humbje nuk kish asnje faj dhe kjo kundervenie me ben te mendoj qe po i shkel fort interesat e e nje grupi,i cili eshte organizuar per ta larguar.Sa per keta te dy me jane dukur gjithmone pa karakter,gje qe po e reflektojne ne mase te plote Fatkeqesia eshte qe duhet te zgjedhesh midis kesaj kategorie politikanesh.
Ku qendron faji i Lulit ne keto zgjedhje te pjeseshme? Ne te tjerat po. Por 6 marsi u organizua qellimisht shpejt, qe Birisha te plotesoje synimet e veta.
Sa per Griden nuk e vlen te flitet. Luli beson shume tek ca syresh. Dhe nuk heq dore prej tyre. Difekt serioz i tij.
Keta jane dordolecat e grupit PD nga te dy anet, me mire nje Bashe te qete dhe komunikues se sa nje te cmendur qe na shkaterroji per 30 vjet si Berisha, njeri primitive dhe dhe egersire.
Asnje nuk eshte perfekt por historia e PD me Berishen eshte e mbushur me histori te nje pushteti te korruptuar, hajdut dhe anti shqipetare. Keto qe kane mbetur pas jane krijesat e tij prandaj ju qorrave dhe idioteve kerkoni shkakun dhe jo te shkoni vetem pas pasojes, ju kerkoni te vini ne krye te PD ate qe e katandisi ne kete kaos dhe tani i kerkoni llogari Bashes..!!!!
Ore te pa fytyr ku ka fituar Sali Berisha, ai shkodren gjithemone te tijen e ka patur kjo eshte fitore e tij, ka fituar gje ne 5 bashkite e tjera. O ju ngrene mortja bashke me Sali Kriminelin,
Bravo ! Lulzim nongrata
Deri me tani ka shkuar çmimi 500.000 Euro per te siguruar nje firme per te perjashtuar Lulzim Bashen nga drejtimi i PD-se, shume qe paguhet nga foltorja (kupto S.Berishen e I.Meten) si hakmarrje ndaj DASH.
Per antiamerikanizmin po paguhen shuma kolosale.
Ne Shqiperi, bandat pro ruso=serbe po dershin shuma marramendese, per te nxitur protesta te dhuneshme per permbysjen e Rendit Kushtetues ne Shqiperi.
Edi Rama, mblidh rripat, leri hardallisjet lart e poshte me aviona, dergo ministrat perkates ne eventet ku kerkohet prazence e Qeverise, ul bythen sepse ujqerit jane leshuar rrugeve dhe merr situaten ne dore.
Neser do jete vone.
Forcat antiamerikane po punojne stuhishem, ti nuk kupton asgje. Te ka kapluar vetekenaqesia dhe rehatlleku.
Pasojat do jene katastrofike per Kombin Shqiptar.
Po i kruajn veshin njeri-tjetrit.Kur duhet that kritikonin e mbrojten tani qe eshte ne hall (Basha) po i Japan shrine ne gremin.Hajde karakter hajde.Hajde si Duan ta frcojne PD-n
Ju doli hyq heqja e kryetarit te pare, se larguat dot, e u kthyet perseri tek ai, skeni cbeni e po i qepeni per te hequr qafe te dytin. Ske ke te besosh me ne PD, ske kujt ti vesh gishtin, per mire apo per keq, jane bere te gjithe mysybet jane bere.
Grida pellicja, e lyer e pispillosur sikur shkon ne ballo ne cdo takim, parlament e fushate, daleni nje here more djema, se populli po ngrihet neper protesta se nuk perballon dot jetesen, juve me pellushe, Armani, gucci etj. I kujt i beni karshillik, fshatarit te varfer e qytetarit qe nuk shtyn dot muajin.
Meqe Alizoti inicion largimin e Bashes, po largimin e Berishes a e inicion?