Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka bërë thirrje urgjente Ukrainës që të shkatërrojë patogjenët me rrezik të lartë në laboratorët shëndetësorë të vendit, ndërsa vendi është nën agresionin ushtarak rus.
Kjo kërkesë e OBSH, vjen për të parandaluar “çdo derdhje të mundshme” që do të përhapte sëmundje në mesin e popullatës.
Ekspertët e biosigurisë thonë se lëvizja e trupave ruse në Ukrainë dhe bombardimet e qyteteve të saj kanë rritur rrezikun e përhapjes së patogjenëve që shkaktojnë sëmundje, nëse ndonjë prej këtyre objekteve dëmtohet.
Ashtu si shumë vende të tjera, Ukraina ka laboratorë të shëndetit publik që hulumtojnë se si të zbusin kërcënimet e sëmundjeve të rrezikshme që prekin si kafshët ashtu edhe njerëzit, duke përfshirë, së fundmi, COVID-19. Laboratorët e saj kanë marrë mbështetje nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe OBSH.
Domethene Ukraina prodhoka arme BIOLOGJIKE?????Pra Putin deri diku paska te drejte?????
Dmth nje i superkorruptuar ne krye te OBSH (i njohur boterisht si i kapur dhe komanduar nga Kina) hedh nje shashke qe con uje ne dy mullinj te dyfishme te Kines dhe te Putinit, dhe bufat e Internetit ferkojne duart qe Putini paska te drejte.
Ku flene lepuri,mos ashte si ajo puna ne Kine