Për policinë e “fshehtë” të Policisë së Shtetit…

12 Mars 2022, 09:30Politika TEMA

Nga Lutfi Dervishi

Pamjet e civilëve me kapuçonë, që në prani të kolegëve me uniformë,  ndalojnë protestues paqësorë dhe ushtrojnë dhunë ndaj tyre janë më shumë se revoltuese.

Janë “civilët” e operacioneve speciale. Me ligj kanë vetëm detyra vëzhgimi dhe infiltrimi.  Quhen “të fshehtë” dhe vlerën e kanë si të tillë. Detyra e tyre në protesta është të identifikojnë dhe jo të identifikojnë kush nuk u pëlqen, por vetëm personat e dhunshëm. Dhe persona të dhunshëm në këto protesta nuk ka parë njeri. Nuk ia jep ligji policëve të fshetë të drejtën për të ndaluar protestuesit. Këtë të drejtë ligji ja njeh vetëm policit me uniformë që duhet të jetë i identifikuar.

Nëse këta policë të fshehtë të policisë shtetit dekonspirohen atëherë “digjen” si punonjës policie.

Me veprimet e kundërligjshme dhe me identifikimin e mundshëm do të humbasin vendin e punës.

Po pse ushtrojnë dhunë? Eshtë dhunë që ushqehet nga  kultura që është ende prezente në policinë e shtetit: protestën e barazojnë me rrëzimin e qeverisë dhe rrëzimin e qeverisë me ndryshime në polici. Ndryshimet në polici i barazojnë me humbjen e vendit punës. Ushtrojnë dhunë duke menduar se po ruajnë  vendin e punës, ndërkohë që çdo hetim i brendshëm i policisë, i Avokatit të Popullit apo prokurorisë mund t’i nxjerrë menjëherë në rrugë bashkë me ata sot po i dhunojnë.

14 komente në “Për policinë e “fshehtë” të Policisë së Shtetit…”

  1. Arian says:

    Ik mor bole bën interesanti ti.si nuk janë të dhunshëm kur i ndalojnë njerzit në rruge

  2. gjergji says:

    Sa fjale te bukura te nje gazetari ???????
    Ne cdo vend te botes kundershtimi i urdhera vete te organeve te policis perben ne vetvete thyerje elemetare e ligjeve te shtetit e prandaj ajo duhet te veproj shpejt me maturi e shume egersisht.Me ka rene rasti te ndjek shume protesta ne bote,prandaj e them siguri matematike se veprimet e policis se shtetit shqiptar ndaj thyersve te ligjeve jane mjafte te ngadalta e shume pak te egra ne krahasim me cdo polici te cdo vendi ne bote.Nuk i keni pare ne televizion reagimin e policive amerikane,greke,angleze,gjermane,serbe,malazeze e pse jo policin e Kosoves si veprojne kunder protestave e protestuesve te dhuneshem e shkelesve te ligjit??????.
    Po ashtu ne cdo vend te botes ne protestat e ndryshme policia e shteteve te ndryshme ka civilet e saj qe aktivizohen per te mos lejuar e degjeneruar thyrjet e ligjeve te shtetit e te rendit nga protestues te dhuneshem e agresiv.”zbulimi” tyre ka pak randesi e aktiviteti i tyre eshte teper i rendesishem e parandalues i veprimeve antiligjore te protestuesve.
    Lexova nje artikull tandin o Lutfi ne lidhje me mos vartesin e luftes per rritjen e cmimit rritjes se produkteve te naftes e produkteve ushqimore.
    U habita!!! Organizatat e ndryshme boterore jane te bindyra se rritja e cmimeve te produkteve ushqimore e ato te naftes do rriten 40-60% ne bote sepse dy shtetet qe jane ne lufte jane eksportuesit kryesor te grurit,naftes e gazit ne bote.Kurse ti me duket nuk jeton ne kete bote aq sa ve ne pikpyetje jo vetem inteligjence tende por edhe profesionin tand.Megjithate ,qofsh vet.

    1. Enea says:

      Gjergji sipas teje a mund te thuash ndonje fjale per 21 janarin dhe “veprimet e policise se shtetit ndaj thyersve te ligjeve”….??

  3. Bravo says:

    Ti mirë e the, po Erdogani kështu e ka mësuar. Dhe Sala ka qenë shembull i mirë për të gjatin. Prit patronazhistat tani te revoltuar se është rrit sufllaqja e byreku. Po nisem për në qendër, shihemi atje.

  4. Spiuni i Mirasit says:

    Po thuaje ore tamam, arrestimet e kapuconeve te zinj po beheshin ne syte e drejtorit te policise se Tiranes skuthit Lorenc Panganika.

  5. # says:

    Koncepti i mire, arsyetimi nuk qendron.
    Ushtrojne dhune jo se kane frike se mos humbasin vendin e punes por kane frike se humbasin perfitimet e “profesionit”.
    Te gjithe keta”te fshetet, te kriminales, te plotfuqishmit” jane koke e kembe te nderthurur me cdo lloj krimi, dhe sidomos tek “krimet me leverdi monetare”. I lene(drejtuesit dhe ministria) te bejne cdo dallaver te mundshem, por kur drejtuesit dhe politikanet e shikojne qe puna vete keq, leshojne “te fshetet” per te mbrojtur interesin monetar.
    Kjo eshte arsyeja dhe jo frika e humbjes se vendit te punes.
    Megjithate, policia si koncept, ne te gjithe boten, eshte krivuar per te shtupur revoltat dhe kete gje e bejne ndermjet shparjes se trurit te trupave te tyre.
    Po te flasesh me drejtuesit, ata qe me te vertete hartojne planet dhe dine strukturen dhe persene, do te te thone se plani kryesor i policise eshte “shtypia”.

  6. Ministri i brendeshme- i paafti says:

    Ja nje kandidature e forte per postin e Ministri te Policise se shtetit.

  7. Operacioni Zjarri says:

    Artikulli eshte kaq i sakte sa patronazhistet qe qeveria i mban me sufllaqe e kundershtojne me budallalleqe

    1. artisti says:

      Pjeter, Pjeter…Memeci foli..

  8. alfa says:

    ky gjergji qenka me i “zgjuari”.e ka qare me kete komentin qe ka bere

    1. gjergji says:

      Alfa : nuk eshte shume zgjuasi te tregosh realitetin por eshte poshtesi te genjesh e te mashtrosh nga mengjezi deri ne darke.Fatkeqesisht kemi arritur ne nje kohe sa cdo fjale qe del nga goja e nje shqiptari eshte genjeshter apo mashtrim.
      Argumentet minimale:1-nga mengjezi deri ne mbremje thojne e bertasim po vdesim urije,keshtu nuk jetohet me ne te vertete kafenet e restorantet jane te mbushura plot e perplot nga mengjezi deri ne darke vone e ne fund jave duhet te rrish ne radhe per te hyre ne to.
      2-Ne asne vend te botes nuk perdoren maqinat per qejfe apo tangerllek por vec per pune e aq me teper ne Shqiperi ku maqinat (shumica dermuese e ture jane prodhime te viteve 2000-2005) harxhojne shume karburant.
      3-Cili vend ne Ballkan ka turista me teper ne Dubaj se sa Shqiperia?

  9. ENTSOE says:

    Kujdes dhe nga ky agjenti I fshehte I SB dhe FM, eshte I specializuar, shiko sa shpejte e kapi subjektin e agjentures se fshehte!!?

  10. mond says:

    Po me drejtorin çpate o Skuthi i Mirasit? Ai kryen detyrën që i ngarkohet dhe ty nuk të pëlqeka.
    Protesta eshte e drejtë elementare për njerezit normalë. Për kapuçonët që si ujku duan mjegull dhe ëndërojnë akoma plakun mere për të risjellë rumpallën ka ligj dhe polici.
    Po të jenë burra nuk veshin kapuça dhe fshihen si skutha por protestojnë si qytetarë.
    Mos ke ndonjë përvojë të hidhur kur drejtori ishte në Korçë?
    Po ke bërë ndonjë “gafë” nuk ta ka fajin “maliqi” por “ligji”.

    1. Spiuni i Mirasit says:

      Mond, shkrimi ben fjale qe policet pa uniforme kane rrembyer nje njeri dhe keta nuk kane asnje shenje dalluese qe jane police.
      Nuk lejohet me lidh.
      Lorenc Panganika ka strehuar dhe mbrojtur dy vellezer qe kane bere vrasje dhe eshte sponsorizuar nga daja i tyre per te bere kariere ne polici. Keta jane vellezerit Kuci.
      E meqe ra fjala , Lenc Panganika me ben llule mua nga mengjesi deri ne darke, por skuth e mbajne koleget jo une.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje