Ish.zv ministri i PD: Bomba më e madhe ende nuk ka shpërthyer

11 Mars 2022, 21:35Politika TEMA

I ftuar në ‘Radari Informativ’ në Abc me gazetaren Juli Xhokaxhi, ish-deputeti dhe zv.ministri demokrat, Florion Mima, ka theksuar se rritja e çmimeve në Shqipëri e naftës por dhe produkteve ushqimore është mjaft shqetësuese.

Ndërkohë që bëri paralajmërimin e fortë se në ditët në vijim pritet të shpërthejë edhe ‘bomba’ e madhe, e cila sipas tij është rritja e çmimit të energjisë elektrike, çka do të sjellë kolaps në ekonomitë familjare.

Bomba më e madhe që ende nuk ka shpërthyer është energjia elektrike’, tha Mima.

Sa i përket çmimit të naftës Mima tha se sot taksat e vendosura nga shteti janë shumë të larta, duke theksuar se ato janë dyfishuar në krahasim me vitin 2008-të.

Në 2008 taksa që merrte shteti ishte 600 lekë të vjetra, sot është 1260 lekë për litër. Sot ne kemi akcizë tvsh, taksë karboni, 3 taksa. Tarifë për markimin, për skanimin, për kontrollin e pompave dhe për licencimin. Biznesi është një agjent në duart e qeverisë që mbledh taksat nga populli dhe i derdh atje ku derdhen’, u shpreh Mima.

7 komente në “Ish.zv ministri i PD: Bomba më e madhe ende nuk ka shpërthyer”

  1. Sali Ram Berisha says:

    O Zot! Sa qesharake qe jane.
    Zot na shpeto nga kjo skote.

  2. Eduart says:

    Ti kungull ishe kungull ngele ,se nga llogaritjet jeni te gjithe tape topi ,

  3. ik ere pirdhu says:

    Mimoooooooooooo

  4. Ekonomisti qeros i Saliut says:

    Se pari protestat pa keta felliqesira jane mese te drejta.,por te vonuara. Kur duheshin te tilla protesta shume nga ata ne shesh dilnin dhe dalin per plakun Sali.
    Ha ha biznesi agjent ne duart e qeverise per mbledhjen e taksave. Edhe bolsheviket me te thekur nuk do benin deklara kunder biznesit.Koke shpulla e di mire se si funksionon ekonomia e tregut me cmime dhe taksa,pasi eshte gjoja ekonomist.
    Per pushtet keta legena behen komuniste ,fashiste,konservatore dhe liberale.
    Vetem Saliu te dale i dyti se i pari nuk del me kurre por pak rendesi ka cfare thuhet.
    Shkateruesve te e shtetit dhe pronave te popullit po ju dhimbset populli.

  5. kasemi says:

    Eh, more ish ministri im, te dija te mencem, por me sa duket para ti mbyll syte dhe nuk di cfare thua. Nuk te lejohet ty te flasesh keshtu, kur je edhe ekonomist.

  6. ceni says:

    Po me mire te derdhen ne shtet se sa ne xhepa tuja o Florian!Ju jeni te vetmit hajdut qe mburreni e s’keni dert ne rrjepjen e ketij vendi e populli per mese 20vite ,aq sa nuk iu bene me pershtypje dhe duhet sikur e keni te legjitimuar si pasuri e proes tuaj!Ne shqiperi ç’do kataklizem mund te pritet por ardhja juaj ne pushtet kurren e kurres!

  7. qytetar says:

    Nga e di ti !?
    Te rafte nje Bombe ty por kur je vrtem ne shtepi.
    Vetem panik dini te beni.
    Ishte PeDe – ja juaj qe shkaterroj gjithe djeresen 50 vjeçare te popullit.
    Tani beni sikur e doni shume vendin dhe ju dhimset.
    Te pafytyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje