Nga Andi Bushati
Impakti që protesta xhenuine kundër rritjes së çmimeve ka pasur edhe tek një pjesë e madhe e asaj shumice të heshtur, që ndonëse nuk ka kurajon të derdhet në rrugë është e zemëruar me padrejtësinë, e ka vënë edhe njëherë në hall propagandën e qeverisë. Një nga truqet që po përdorin spin doctors-at e saj është ai i Shqipërisë si një vend i integruar në botën globale, e cila nuk mund të mos preket nga efektet e një lufte, që po trondit rendin botëror. Nisur nga kjo premisë ata po reken të arsyetojnë se edhe shqiptarët duhet të durojnë disa efekte anësore prej sanksioneve që bota e lirë ka vendosur kundër regjimit agresor të Putinit.
Në pamje të parë të duket se ky lloj arsyetimi bën sens. A jemi ne të gatshëm të ecim pak më tepër në këmbë, që dikush mos masakrohet në Donbas? A dimë të sakrifikojmë duke e paguar më shtrenjtë naftën apo qoftë edhe bukën, për të mbrojtur atë sistem vlerash te i cili pretendojmë se bëjmë pjesë?
Por, shtrimi i problemit në këtë mënyrë është një dredhi e ulët. Ai kërkon të heqë një vijë djallëzore ndarëse mes një pakice “të ndritur”, të gatshme për të “sakrifikuar” dhe një shumice të pakënaqur, e cila nuk shikon dot përtej prapanicës së saj. Në këtë këndvështrim, përfaqësuesit e zëshëm të protestës vizatohen si personazhe që po shftytëzojnë mllefin qorr të atyre që mendojnë vetëm për xhepin e vet, pa qenë në gjende të kuptojnë avantazhet indirekte që marrin nga rreshtimi ynë strategjik përkrah demokracive liberale të planetit. Pra thjeshtë ata demonizohen si personazhe që i kundërvihen lidhjes sonë të pazgjithshme, në të mirë dhe në të keq, me perëndimin. Këtë masturbim intelektual, me aftësinë e vet për ta vulgarizuar politikisht, arrin ta kthejë në gjellë qensh, Edi Rama, duke i paraqitur protestat si anti amerikane, pasi ato organizohen dhe mbështeten nga kundërshtarët e tij të shpallur dhe të pashpallur non grata.
Në fakt, ajo që po ndodh në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të vendit, nuk ka asnjë lidhje, as me mungesën tonë të solidaritietit në rafsh global, as me mos solidarizimin ndaj qëndrimeve të perëndimit.
Gjithkush e kupton, aq më tepër ata që pretendojnë se mbështesin një qeveri “të majtë”, se solidariteti është i pamundur pa barazi. Dhe në fakt, thelbi i këtyre protestave nuk ka të bëjë me mungesën e të parës, por me përdhosjen e së dytës. Shqipëtarët nuk janë të revoltuar se po preket diçka nga kursimet e tyre, në mënyrë që të shpëtohen më shumë jetë në Ukrainë, por për faktin se ata janë të pabarabartë në këtë sakrificë. Atyre nuk i dhemb ajo që u kërkon qeveria, pra që mos shkojnë ta blejnë dhe bukën me veturë, ata i zemëron fakti që, ndërsa më të varfërve u kërkohet të shtrëngojnë rripin, as përgjysmimi i dividentit, as heqja e taksës së jahteve, as paratë për koncesionarët dhe as pagesat për bosët në arrati të incenerarorëve nuk preken.
Ata dhe mund ta kuptonin sakrificën, nëse Edi Rama do i qëndronte deklaratave të kohës së opozitës për sovranitetin energjitik dhe nuk do mbetej peng i importursve të hidrokarbureve. Ata mund të kishin toleruar nëse thjesht do të aplikohej me ndershmëri ligji për të pasur 90 ditë rezerva në depot tona, pavarësisht nga kostoja financiare që një masë e tillë do të kishte mbi oligarkët e naftës. Ata ndoshta do të heshnin nëse qeveria nuk do ta detyronte autoritetin e konkurencës që ta fshihte situatën oligopol të tregtuesve të kabruranteve, pasojë e së cilë ishte dhe fakti që ne qemë vendi ku çmimet u rritën më me shpejtësi se kudo tjetër.
Edi Rama është krejtësisht i ndërgjegjshëm për arsyet reale të kësaj proteste dhe prandaj ai flet sot për tregëtarë nafte që kanë mundësi të “lajnë mekatet” apo për ngritjen e mekanizmave kontrollues që i kishte me detyrim ti vinte në punë prej vitesh. Por, në anën tjetër, me ndihmën e propogandistve të vet ai po shpërndan fabulën e shëmtuar të një manifestimi kundër vlerave perendimore.
Në fakt, ai nuk është aspak i tillë, sepse shqiptarët nuk kanë probleme as me solidaritetin ndaj ukrainasve, as me afishimin pro vendimeve të vështira që u imponohen nga BE apo ShBA. Halli i tyre është më bazik. Ai lidhet me pabarazinë dhe grabitjen që i ka imponuar qeveria e tyre. Kjo protestë ka të bëjë drejtpërdrejt me të, më shumë se me hallin e non grata-ve që duan ti thyejnë hundët Amerikës, apo me verbërinë e atyre që janë të pa aftë për të menduar gjeopolitikiisht. Ajo është pjellë e zemërimit ndaj Ramës dhe jo produkt i kundërshtarëve të tij.
Kjo protestë është e Metës,si kryetar i opozitës !
Ti je me llafazan pa vlere je H. Kapo je S. Berish je nje pa vlere.
Bushati, i pelqen apo nuk i pelqen dikuj, asht analisti qe ven pikat mbi ‘ i ‘ ma shume se çdo analist tjeter.
Populli i varfer duhet te sakrifikoje ne solidaritet nderkombetar per popullin e Ukraines, gja qe pajtohem 100% me te’. Ndihmesa e te huajve ne nevoje, ( simbas historise ) me prova te pa kundershtueshme asht virtyt i kombit tone . Por, te ban pershtypje pse shtresa e pasur nuk ka solidaritet me popullin e VET ne kete rast nevoje ?!!
Pse kombi shqiptare asht ne solidaritet me te huajt dhe jo me vetveten ?!!
O Bushat me i zzgjuari ketij vendi e the vet eshte kunder Rames .Pra eshte politike dhe jo popullore.Si qenka kunder Rames kur para 2 javesh u bene zgjedhje dhe njerezit votuan per Ramen. Kjo eshte krah marrje e pushtit Sali dhe kelysheve si puna jote qe duan vetem kaos.Si nuk qenka kunder perendimit ? Te gjitha vendet perendimore i kane vene sanksione Rusise dhe per pasoje po mbajne edhe koston. Protestat ne bote po behen kunder luftes dhe jo per ngritjen e cmimeve. Sa per shqiptaret prisni diten e veres dhe do shikoni qe do dalin me shume ne rruge se per protestat qe organizon Saliu me Liken..
Andiiiii,oooo Andiiiiiiii!
Ti kerkon barazi ne kapitalizem?!. Barazi kishte vetem ne kohen e gjyshit tend. Kapitalizmi eshte i eger. Ai nuk njeh barazine dhe njerzillekun. Prandaj ka perplasje.Pinjani lengun kapitalizmit.
Nuk diskutohej o kopil i saliut.Protesta eshte kunder Rames,Jo kunder oligarkeve te naftes.Ah,sa i poshter ky Rama,na la pa makina,nuk shkojne dot per nje kafe,Jo me per te pshurrur.
Bushati përfaqsues tipik i degradimit gazetaris dhe analizës.
I peshtire mbetesh deri ne fund.
Si ta kuptoj kete fare te keqe komuniste, kete kelysh te enverit e saliut, kete prostitute me patente profesionale, kete dadhnor te mis botoxit, kete hale erre-rende qe qelb tiranen dhe metej, qe qelb dhe ndot tv dhe gazetat anenmane shqiperise, kete kukuvajke te gjyshit bythlepires…
Kjo proteste eshte e Saliut dhe e Metes dhe u duk qarte sa pak njerez ishin sot. Pra, ishin shumica militanet edhe ndonje sehirxhi, ndersa populli ka probleme dhe e kupton qe gjithe bota eshte ne probleme dhe Edii po ben te pamunduren. Populli vahzdon ti japi leksion Shtepise se Hajnave.
Nuk jam pro Rames sepse eshte burre grash dhe frikacak por ne kete rast dihet se nga vjen rritja e cmimeve ne te gjithe boten..!! Me idiote si puna jote ky popull do te vazhdoje te vuaj per deri sa te zgjedhi idiote, te cmendur dhe hajdute ne krye.
Ja dhe ndarja ne grupe e demostruesve.
1-Grupi i pensionisteve dhe varfanjakeve qe ju ka vajtur thika ne palce dhe ju ka bllokuar komplet trurin per arsyetime filozofike. Keta duhen mbeshtetur dhe kane te drejte ne protesten e tyre.
2-Pasunaret me benca dhe vila qe po vazhdojne te shkerdhejne klasen e pare. Bbejne sikur ju djeg bythe per varfanjaket, por hallin e kene se u jane pakesuar te ardhrat nga mos qenia ne pushtet. Lopen shqiptare po e mjelin te tjeret.
3-Politikanet pa dim e iman qe medojne se populli eshte thjeshte mish per top. Ju erdhi rasti te demostrojne aftesite e tyre te kafshes.
4-iluzionistet qe mendojne te krijojne partine e vertete.
5-Te fundit dhe me te rrezikshmit jane spiunet e serbit dhe rusit. Ne krye eshte Sali Berisha. Sali Berishes i erdhi fati ne dere. Jo vetem qe do i sherbeje me konsekuence dhe devotshmeri rusit per te bere Shqiperine rrumpalle, por do i tregoje Amerikes se Shqiperia ka zot. Ky eshte kontributi i tij madhor per te sulmuar NATON ne zemren e saj. Saliu ndiqet nga Iliri qe eshte kandidat per te udhehequr Shqiperine drejt stratejise se “kapjes se Amerikes nga veshi”.
6-Te tjere qe gjurmojne mase vjedhin ndonje gje sepse “ujku mjegull kerkon”.
Po bushat edhe ti je ne proteste kunder rames, e jo per uljen e cmimeve por sepse, sic e ke deklaruar vete, ai halabaku rama ka qene bashke me vajzen e vitos (pra mamane) per 4-5 vite. Sigurisht ky eshte shkak qe te protestosh, se sa per cmimet soji yt nuk i ka problem fare.
Bushat, nipi i komunistit, revolucionarit, besnikut të Enverit. Ti nuk ke hallin e popullit. Gjysh Husniu po! Fshiji lotët e krokodilit! Ti ke hallin e madh që Edi ta ka futur thellë ty dhe anal- istëve të shkër….yer. Ju ka mohuar që të jeni dominues në politikë, që të jeni ju ,ata,që duhet të ndikojnë në vendimet e qeverive në favor të klientëve tuaj. Klientëve që ju mbajnë të gjallë ju dhe interesat tuaja. Që te jeni në krye të kuvendit e vëmendjes publike. Ja u kuptojmë hallin. Por nuk mund t’jua lajmë dot brekët tuaja të DHJERA.
O kakerdhi e shokut Hisni, Besniku te Partise Komuniste!
O fytryre e neveritshmer, bashke me ate qe te fshinte bythen dhe te fuste gishtin ne sume.
Ai gjyshi yt spiun i rusit ka qene, prandaj e pranuat edhe spiunin tjeter te serbit (po te jesh i serbit je edhe spoiun i rusit, apo jo?) – Sali Berishen ne grupin e shoqerimit te Shokut Hisni Kapo. Por per me shume pyete babain tend se ai e njeh mire edhe si spiun edhe si karakter.
Po edhe sorrat e dine qe protrestat jane jo vetem kunder Perendimit, por edhe pro rusit, dhe madje, per dijenine tende, jane te financuara, te nxituara dhe drejtuara prej tyre, ne strategjine e destabilizimit te Ballkanit Perendimor. Eshte e vertete se juve te sojit te Sali Berishes dhe Ilir Metes, ju ka ardhur dita. Keni 30 vjet qe po punoni per kete dite, dhe ja ku ju erdhi. Por cdo gje eshte e mire, kur mbaron mire!
Z.Andi! Kesaj proteste i mungon fotografia e Z. Poqin! Kaq e thjeshte eshte zoti Maskara Bushati!