Propozimi për tërheqjen edhe të Bashës, edhe të Berishës, reagon grupi i Berishës: Kurrë, ua dhamë përgjigjen më 6 mars

12 Mars 2022, 18:40Politika TEMA

Propozimi i hedhur në grupin parlamentar të PD për mënjanimin nga partia si të Bashës, por dhe Berishës nuk është mirëpritur Grupi i Rithemelimit të PD. Në një deklaratë për mediat, grupi i Rithemelimit të PD, thekson se ringritja dhe fitorja kalojne jo duke u bërë vegël apo kukull e ndokujt, por vetëm përmes bashkimit.

Pas deputetit Baç,i edhe zëdhënësja e Grupit të Rithemelimit, Floriana Garo, thotë se sot demokratët nuk janë para dilemës Berisha apo Basha. Garo nënvizon se Sali Berisha dhe kandidatët e Shtëpisë së Lirisë e kaluan provën në 6 mars, duke marrë sipas saj 70% të demokratëve përkundër logos së rrëmbyer.

Deklaratë për mediat, Komisioni i Rithemelimit:

Kaq dite pas katastrofes elektorale ku e katandisi Partine Demokratike, ish kryetari Lulzim Brava mendon se mund të marrë zvarrë edhe deputetet e Grupit Parlamentar te kesaj partie.

Pasi i eshte pervjedhur gjithe jeten e tij politike pergjegjesise per serialin e humbjeve, edhe kesaj here kerkon t’i shpetoje asaj duke e vene veten tashme i damkosur si humbes serial dhe peng mjeran në një hap me Sali Berishën.

Grupi parlamentar dhe demokratet nuk jane sot para dilemes: Berisha apo Basha. Për Sali Berishën dhe kanditatet e SHL votuan në 6 Mars me gjithe logon e rrembyer 70 për qind e demokratëve, ndersa PD e vules, braves pengut dhe bunkerit u rendit e treta per here te pare ne 30 vjet qe nga dita e themelimit te saj.
PD e vules dhe logos se rrembyer u katandis ne kete dite sepse Lulzim Brava, peng i aferave dhe pazareve, injoroi dhe mohoi vullnetin e demokrateve dhe voten e tyre te lire brenda PD-se.

Pergjigjen ata e moren ne 6 Mars!

Zgjidhja e vetme eshte bashkimi permes rikthimit tek vota e lire! Anetaret, drejtuesit, deputetet e PD e kane vendin e tyre te pamohueshem ne Partine Demokratike te votes se lire. Kush ka frike voten e lire te demokrateve nuk ka moral te kerkoje voten e shqiptareve!

Çdo demokrate dhe demokrat duhet te kuptoje se perjashtimet dhe mungesa e votes se lire jane vdekja e nje force politike!

Ringritja dhe fitorja kalojne jo duke u bere vegel apo kukull e ndokujt, por vetem permes bashkimit i cili realizohet vetem me nje kusht: Vota e lire!

7 komente në “Propozimi për tërheqjen edhe të Bashës, edhe të Berishës, reagon grupi i Berishës: Kurrë, ua dhamë përgjigjen më 6 mars”

  1. Dardan says:

    Bravo grupi i Foltoreve: Legjendari Berisha duhet te marre perseri frenat e shtetit te falimentuar shqiptar,
    ndersa Rama e Basha do te ndajne qeline ne burgun e Recit!

    1. Dardania e lopes says:

      Haa dardani qenke keq fare
      Duhet te jesh pjese e nevojtores besoje me fale e foltores se non grata sa budallenje paska Shqiperia

  2. Mina says:

    Nuk e kuptoj se cfare thonë këta , për gjashtë marsin.Aty si Lul brava edhe Sali qysqia humbën.Nëse qysqia mundi bravën kjo nuk thotë asgjë më shumë se sa çakërri mundi qorrin.Këta që thonë “kurrë” për Saliun nuk janë veçse vemjet e rradhës që zvarriten nëpër qysqi për të arritur në majë e për tu dukur edhe këta “të rëndësishëm”.Kështu kanë bërë të gjithë në vite ,ndaj sapo dalin “kundra” e shohin veten aty ku e filluan zvarritjen.

  3. Drejtesia says:

    Kur ka bere votim te lire S.Berisha ne Parti?
    A mund te na e thote kush?

  4. Një qytetar says:

    Nënën lëroju, mirë jua bënë. 30 vjetë dhe akoma nuk e paskan mësuar larot deputet se ti i do o të gjitha o asgjë. Në vënd që të forcojnë fraksionin e tyre, merren me bashkimin me një hale si puna jote. Kujton 6 Marsin ti dhe duke marrë mjell hua nga gjithë ato partiçka që ke krijuar thua fitova 70% të votës së anëtarëve të PD. Pse LSI dhe Republikanët e Mediut kur na qenkan bërë anëtarë të PD? Pastaj tre bashki që dole mbi Bashën nuk janë e gjithë Shqipëria, që ti thua fitova. Le t’a marrin vesh deputetët e PD se çdo dëshirë e tyre sado qëllimmirë ka për t’u shpërfillur brutalisht nëse ajo ka qoftë dhe më të voglën lidhje me fatin e Berishës. Lërini diskutimet me Palokë, Nokë e kompani, Berisha nuk ka pyetur për burra 100 herë më me autoritet jo më të pyesi Palokën dhe Nikën. Ndaj thirrini mëndjes, bëtë një punë brilante që e qëruar, mos i bini me shkelm asaj që bëtë. Asnjë lidhje me të, vetëm mos komunikimi dhe forcën njeh ky bandit i lindur.

  5. Genti says:

    Të humbur janë të dy. Berisha me kalicionin e tij me Metën dhe të tjerët fitoi vetëm 1 nga 6 bashki. Po edhe bashkë tua bësh votat prapë dalin të humbur. Berisha është kryetari i të humburve. Rama do ketë përballë një PD të bashkuar me në krye një rrangallë ose një kalë të ngordhur si Berisha që tani përveç një pjese të madhe të shqiptarëve nuk e duan u janë shtuar edhe një pjesë e demokratëve që nuk duan një non-grata si lider.

  6. Sot më shumë se kurrë, është urgjente që Shqiperia të pastrohet në mënyrë radikale nga minjt e kanaleve të zeza të Serbisë, Rusisë etj etj, të cilët na kanë futur kancerin në gjak.....!!!! says:

    Nqse drejtesia Shqiptare e ndihmuar nga Amerika e madhe, nuk do merret së shpejti me tradhetarin e kombit Sali kopil Shiqerja, ka shumë mundesi që se shpejti, ndonjë djalë apo vajzë që në damarët e tyre rrjedh gjak-puro Shqiptar, të merret me pastrimin e ketij plehut të Viçidolit dhe me ç’UDB-ashizimin radikal të Shqiperisë……………….!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje