Rritja e çmimeve, Rama prezanton ‘Paketën e rezistencës sociale’ me 7 pikat

12 Mars 2022, 16:59Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama njoftoi 7 pikat e asaj që e quan Paketën e Rezistencës Sociale. 

Pikat e paketës së rezistencës sociale:

1- 3.6 miliardë lekë ose 36 milionë USD, për indeksimin e menjëhershëm të pensioneve. Kjo masë do të reflektohet që në pensionin e radhës së 673.542 pensionistëve.

2-  Për 434 mijë përfitues, do të kompensojmë me lekë në dorë rritjen e çmimeve të shportës, e cila bazuar në përllogaritjen e INSTAT-it është 7% ose e kthyer në rritje mbi konsumin mesatar të llogaritur përpara goditjes, është 25 mijë lekë të vjetra.

Qeveria do të japë 30 mijë lekë të vjetra, për 3 muaj rresht, për këto kategori:

–   Pensionistë që marrin më pak sesa gjysma e pagës minimale

–   Pensionistë të invaliditetit

–   Pensionistë që jetojnë vetëm

–   Persona me aftësi të kufizuar, paraplegjikë, tetraplegjikë apo të verbër

–   Të gjitha familjet që janë aktualisht në skemën e ndihmës ekonomike

3- Mbështetja për fermerët me naftë pa taksa do të shkojë në 1.4 miliardë lekë ose 14 milionë USD, me një shtesë plus prej 5 milionë USD e cila do të derdhet menjëherë.

4 – Qeveria do të mbështesë të gjithë shqiptarët që përdorin linjat urbane, qytetase dhe ndërqytetase, duke derdhur menjëherë 500 milionë lekë ose 5 milionë dollarë, për të paguar diferencën e çmimit të biletës, në mënyrë që asnjë udhëtar të mos preket nga ndryshimi i çmimit.

5 – Afrojmë dy muaj përpara futjen në fuqi të ligjit për zerimin e taksës mbi pagat deri në 400 mijë lekë të vjetra, përgjysmimin e taksës mbi pagat deri në 500 mijë lekë të vjetra, si edhe uljen e takses mbi pagat nga 1.5 deri në 2 milionë të reja.

Këto masa lehtësuese do të reflektohen në pagat e prillit dhe prej tyre do të përfitojnë 360 mijë të punësuar.

Numri i të punësuarve në Shqipëri që paguajnë zero taksë mbi pagën, arrin një shifër që s’e ka askush në rajon, 56%!

6 – Afrojmë dy muaj përpara edhe futjen në fuqi të ligjit për pagën minimale, e cila në prill do të bëhet 320 mijë lekë të vjetra.

7 – Shtojmë me 20 miliardë lekë të reja ose 200 milionë USD, financimin e mburojës së çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël.

 

2 komente në “Rritja e çmimeve, Rama prezanton ‘Paketën e rezistencës sociale’ me 7 pikat”

  1. Arb says:

    Po per fashen 50000-100000 asnje mase? Ndersa ketyre qe kane paga midis 1.5-2 milion ulje taksash? Edi what a fuck

  2. Spiuni i Mirasit says:

    Pika 5 , atje ku thuhet qe per pagat nga 1.5 deri ne 2 milione leke te reja ulet taksa, mund te kete dashur dicka tjeter te thote Lideri yne.
    Se sikur nuk duket si mase per Rezistence Sociale.
    I thoni idiotit tone kryeminister qe nga nafta e rende nuk prodhohet bitum, por ne fuksion te rafinerise gjera te tjera.
    Bitumi eshte shume cilesot ne Selenice. Ja tregoni keto hajvanit se na turperoi ne shqiptareve qe dime nje cike me shume se ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje