Rama prezanton paketën e rezistencës sociale: Do japim 30 mijë lekë të vjetra në muaj për këtë kategori! Taksa e naftës nuk do hiqet

12 Mars 2022, 15:56Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se taksat e naftës nuk do të hiqen. Nga zyra e tij në Kryeministri, kreu i qeverisë theksoi se çmimi i energjisë elektrike nuk do të rritet, por as taksat e naftës nuk do të ulen.

Rama deklaroi gjithashtu se në paketën e rezistencës sociale kanë vendosur të japin 30 mijë lekë të vjetra në muaj për disa kategori të caktuar për të kompensuar rritjen e produkteve të shportës.

“Tani këtë nuk e ka bërë asnjë qeveri tjetër të paktën jo në këtë kontinent ku jetojnë tjetër. Qeveritë e tjera kanë rritur çmimin. As nuk na e priste mendja që do vinte lufta. Ja ku po i qëndrojmë zotimit dhe duam të qëndrojmë me të gjitha fuqitë. Me sa kuptoj jo të gjithë e dinë këtë. Në këtë çmim të çmendur i bie të derdhim deri në fund të vitit 650 mln euro për familjet dhe bizneset e vogla.

Kjo do të thotë se deri në fund të vitit qeveria duhet të derdhë 295 mln euro për të kompensuar diferencën mes çmimit real. Sepse këto para dikush do i paguajë. Ose do i paguani ju. Ose do i paguajë qeveria. Dhe këtu bëhet fjalë për një shumë astronomike. Mjafton të shohësh sipërfaqësisht buxhetin e shtetit dhe të kuptosh. Merreni sot faturën e energjisë dhe shumëzojeni me tre ose katër për të kuptuar se kjo qeveri është e kundërta e atyre që shajnë dhe protestojnë me dritën e iphonëve.

As vetë jelekët e verdhë nuk po dalin që të djegin Parisin. Ajo rritje çmimi përmes një takes të veçantë që kërkonte të vinte president i Francës. Nuk dalin sepse ta shkarravisësh sot Shqipërisë në sy të të gjithë botën duhet të mos kesh as moral dhe arsye njerëzor5e në raport me kombin dhe shtetin tënd. Taksat e naftës nuk do hiqen sepse as kosto e energjisë nuk do rritet.

Sot kemi miratuar paketën e rezistencës sociale dhe për të kompensuar goditjen e çmimeve të shportës. Paketa e rezistencës sociale ka 7 pika. Ne do të derdhim menjëherë 3.6 mld lekë për të indeksuar pensionet. Kjo do reflektohet në pensionin e radhës. Për 434 mijë përfitues qytetarë të këtij vendi ne do kompensojmë me lekë në dorë rritjen e çmimeve të shportës.

30 mijë lekë të vjetra për tre muaj rresht për pensionistët që marrin më pak se paga minimale, pensionistët e invaliditetit, pensionistët që jetojnë vetëm. Dhe të gjitha familjet që janë në skemën e ndihmës ekonomike. Për tre muaj do të marrin 90 mijë lekë në total. Këta janë ata që duhet të flasin”, deklaroi kryeministri.

4 komente në “Rama prezanton paketën e rezistencës sociale: Do japim 30 mijë lekë të vjetra në muaj për këtë kategori! Taksa e naftës nuk do hiqet”

  1. Beni says:

    Me këtë 3000 leklshin e hodhën fukarallëkun pensionistët. Di nuk ju vjen turp. Merre njlhere ate pensionin e qytetarit dhe kalo muajin, i dashur kryeministër. Besoj se do te dalin dhe do të të teprojnë edhe ca lekë që t,i’a japësh mjekëve kur të shkosh në spital.
    Uuu pika që s,ju bie! Se na e shpifet te gjithë

  2. Ardit says:

    Karburantet e pakices (shpk) qe e kane blere naften nga SHA ne ditet e pikut dhe sot diferenca e cmimit te shitjes me ate te blerjes eshte -30 lek ( te reja) per liter ( ditet ne vijim mund te shkoj edhe -40,-50 apo -60 leke per liter humbja , ka ndonje plan kompensimi qeveria?

  3. Beni nga Tropoja says:

    “Beni”!
    Mer Petrit Vasilin ose Ervin Salianjin apo Flamur Noken dhe po deshe mer edhe Nard Ndoken, mbase del me i fituar.

  4. Bashkim says:

    1 buke ne dite ja siguroi qeveria shtresave ne nevoje,zgjidhje e shkelqyer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje