Bashës i del kundër edhe Bardhi: Tërheqja juaj dhe e Berishës bashkon PD

12 Mars 2022, 13:18Politika TEMA

Edhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi ka kërkuar sot doreëheqjen e kryedemokratit Lulzim Basha nga drejtimi i PD.

Bardhi thotë se tërheqja e Lulzim Bashës dhe e Berishës do të ndihmojë demokratët të bashkohen dhe të gjejnë një zgjidhje për krizën brenda partisë.

“Një hap pas i juaji që merr me vete edhe Sali Berishën, i hap rrugën një procesi bashkimi, është shansi vetëm për t’i dhënë mundësi PD. Ne nuk mund të improvizojmë. Sepse rrezikojmë të copëzohemi akoma më shume. Këtu jemi pak. Edhe me ata jashtë jemi pak.

Pra na duhet të dimë tani hapin a, b dhe c. Mundësinë për të fituar demokratëve në 2023 ia japim duke parë interesin e PD. Hap pas pa bërë kthim pas, sepse kështu nuk shkojmë askund. Na duhet një zgjidhje që qetëson demokratët, se jemi në gjendje lufte dhe që i bën bashkë demokratet. Pra, vendimi për Sali Berishën nuk mund të zhbëhet.

Këtu kemi qenë të gjithë dhe e kemi mbështetur. Tërheqja juaj dhe e Sali Berishës mund të përbashkojë, dhe mund të japë një shans për zgjidhje. Zgjidhja duhet te jete e plote, afatgjate. Është një rrugë për t’u testuar për të sjellë demokratet ne pushtet”, tha Bardhi.

2 komente në “Bashës i del kundër edhe Bardhi: Tërheqja juaj dhe e Berishës bashkon PD”

  1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Bravo Gazmend B
    fjalë të vërteta
    të ikë Sala e Luli
    të zgjidhet ilir meta!

  2. The truth says:

    Basha iku o Bardh B. Te bejme cte mundim tani te mos rrezikojme Ramiun. Keshtu qendroni te paepur ti, ALibeu, tabakja, Kapllanaj, Acka, Gjethemarku. Pengoni rikthimin e Berishes. Pa Bashen edhe e shtyn Ramiu por te pakten tu ket ju pa Berishen. I beni nje ze Kimetes te bej nje deklarate mbeshtetese. 95% e elektoratit eshte me ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje