Qëndrimi i Bashës para deputetëve që kërkojnë largimin e tij: Përgjegjësinë kryesore do e mbaj unë, të gjejmë zgjidhje që t’i shërbejë demokratëve, jo Berishës

12 Mars 2022, 12:15Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Luzim Basha gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura në Grupin e PD-së, që po mbahet paralelisht me protestën e qytetarëve, ka deklaruar se ai është i gatshëm të mbaj ccdo përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve të 6 Marsit.

Gazetari Mariglen Kume ka zbardhur fjalën e kreut të PD-së, i cili ka thënë se duhet dhënë një zgjidhje që t’i shërbejë demokratëve dhe jo interesave personale të tij apo të Sali Berishës.

“Gatishmërinë time si kryetar i PD për te ndërmarre çdo hap qe i shërben PD, çdo hap pa përjashtim, pa paragjykim. E rëndësishme te kuptojmë situatën dhe te ofrojmë zgjidhje.

Një zgjidhje qe i shërben PD dhe gjithë demokrateve jo interesave personale as te miat, as të Sali Berishe, as të askujt tjetër.  Të gjithë demokrateve, t’i shërbeje në një mënyrë të tillë që t’i bashkoje, t’u ktheje besimin dhe të shtrihet tek shumica e shqiptareve. Ky duhet të jetë qëllimi ynë.

Të kapërcejmë vetveten, duke e nisur nga unë i pari, te gjejmë një zgjidhje, te rikuperojmë gjithçka, përfshire edhe disa nga hapa të hapat e gabuar që mund të kemi hedhur në të kaluar. Kur themi mund të kemi hedhur, përgjegjësinë kryesore e mbaj unë”, ka thënë Basha.

1 komente në “Qëndrimi i Bashës para deputetëve që kërkojnë largimin e tij: Përgjegjësinë kryesore do e mbaj unë, të gjejmë zgjidhje që t’i shërbejë demokratëve, jo Berishës”

  1. The truth says:

    Largimi i shpejte i Bashes eshte i pamundur. Ashtu si ne cdo zyre shteterore ai ka bere abuzime te tmerrdhme me financat e PD, dhe do ti duhet disa kohe te punoje te kopsisi dosjet. E ka te qarte se Berisha do ta coje per ndjekje penale dhe nuk shpeton dot me me raporte mjekesore. I jepni dhe disa kohe, jo ultimatum te largohet menjeher.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje