Edi Rama, ndrysho stilin e qeverisjes, fitorja e zgjedhjeve s’mjafton më

12 Mars 2022, 10:16Politika TEMA

Nga Mustafa Nano*

Dy gjëra lidhur me protestat që po bëhen. Së pari, Rama nuk kupton një gjë që ka një pakënaqësi të fortë, të egër, ndaj tij nga ana e atyre që nuk janë me të, nga ana e atyre që nuk votojnë për të. Madje, edhe nga ana e një pjesë të atyre që janë me të e votojnë për të. Dhe nëse kjo pakënaqësi nuk reflektohet me manifestime të mëdha në rrugë e me vota kundër kur ka zgjedhje, kjo ndodh – dihet tanimë- ngaqë nuk ka kush t’i drejtojë e t’i përfaqësojë.

Dhe kjo pakënaqësi lidhet së pari me një fuqi të shpërpjestimuar të tij. Çfarë ai ka ndërtuar përcjell idenë se në Shqipëri nuk ka asnjë tjetër, nuk ka asgjë tjetër, por vetëm një gjë, që quhet Edi Rama. Jemi në një regjim autokratik. Të tjerët që flasin për regjim diktatorial e policor ia fusin kot, por regjimi autokratik është fakti i kryer, është para syve tanë.

Së dyti, dhe kjo është më e rëndësishme, nuk është varfëria që shqetëson. Është padrejtësia. Një njeri e pranon varfërinë si hise që i ka rënë mbi shpinë, por padrejtësinë nuk ta pranon. Çfarë nuk pranohet pra është sistemi i korruptuar që ekziston, në të cilin asgjë nuk bëhet nëse nuk korrupton dikë, nëse nuk ke një mik të fortë, nëse nuk ke lidhje me njerëz që kanë pushtet e që kanë para. Në këtë Shqipëri, në të cilën ne jetojmë, nuk ka fare rëndësi nëse ti je i zoti. Ka rëndësi që dikush me pushtet të të hap një derë. E prandaj, narrativa se Shqipëria është në duar të një grushti njerëzish, ka ngjitur në shoqëri. Ka ngjitur sepse është e vërtetë.

Kjo shkallë korrupsioni është vështirë e matshme, por Rama duhet ta dijë se sipas një perceptimi popullor, pushteti është i tëri i korruptuar. Ai ishte në komisionin parlamentar të hetimit mbi çështjen e inceneratorëve, dhe me të vetën e fitoi atë ballafaqim, i vuri përpara deputetët, por në të vërtetë nuk ka fituar gjë.

Në mendjen e shumë njerëzve, ndoshta të të gjithëve, ka mbetur faktin që brenda një dite janë hedhur 17 firma e vula nga krerë dikasteresh të ndryshme për një koncesion që do t’i jepej një privati. Rama tha se “nuk dinte gjë për këtë, se nuk është punë e tij të dijë për këtë gjë”, por është e sigurt se punë e tij është që pasi u tha kjo gjë, ai të ndërmerrte një kontroll për të verifikuar nëse kjo ishte e vërtetë. E nëse ishte e vërtetë, ai si kryeministër duhej të ndalej tek ata që e kanë bërë atë gjë.

Mirëpo Rama nuk bëri asgjë. Ai si rregull nuk bën asgjë. Thjesht ka thënë se “unë nuk mbaj përgjegjësi për çfarë bëjnë të mitë, dhe se nuk do mbrojë askënd prej drejtësisë”. Nga ana tjetër, mjaftohet që zgjedhjet, sa herë që ka zgjedhje, ai i fiton. Mirëpo, atyre që nuk e votojnë u ka vajtur atje ku nuk mban më. Dhe ata nuk është çudi që një ditë të bëhen të papërmbajtshëm. E të mbështeten edhe nga mbështetësit e Ramës.

Thirrja ime është: Edi Rama, ndrysho stilin e qeverisjes! Largo prej vetes vemjet, për të cilët ti mendon se janë kremi i kremit të Partisë Socialiste! Largo ata, për të cilët e gjithë Shqipëria flet, e të cilët ti i çon nga një post në një post tjetër. Mos prit që të shpallen non grata apo që t’i thërrasë SPAK-u, e pastaj ti të veprosh. Vepro ti para se të veprojë Departamenti Amerikan i Shtetit apo prokurorët e SPAK-ut. Dhe mos jeto me idenë se ti fiton zgjedhjet, dhe me kaq je ‘ok’. Sepse do të vijë dita që kjo nuk do të të mjaftojë, e nuk do të të lipset.

*Monologu i Nanos në emisionin Arnautistan

21 komente në “Edi Rama, ndrysho stilin e qeverisjes, fitorja e zgjedhjeve s’mjafton më”

  1. Them une ???????? says:

    Po jame plotsishit dakoret me Muçin Edi Rama duhet të largohet nga Erdogani dhe mose të jet një klyshi ti dhe duhet urrgjentishte të largohen Arben Ametajen Damire Xhiknurin dhe ilir Beqajen kriminela

    1. Celo Mezani says:

      Artikull sakte dhe bukur.
      Kish ca kohe qe Muçi i kishte humbur busulla ne shkrimet e veta dhe me shume delironte se sa analizonte.
      Por sot e ka gozhdu.

    2. Amadeus says:

      Erdogani eshte i shqiptareve. Nese ste pelqen Erdogani pirdhu nga Shqiperia. Dhe nese je jashte saj. Mos u kthe kurre me.

  2. Albanian says:

    Plotësisht e vërtetë në çdo fjalë, me pikë e me presje.
    Administrata shtetërore, nga ajo qendrore në ministri dhe institucionet vartëse të saj, deri në ato kushtetuese e të pavarura, përfshirë dhe pushtetin vendor, janë “të pushtuara” nga nepotizmi në çdo nivel.
    Askush dhe asgjë nuk mund të bëhet pjesë e administratës publike pa “OK” e ministrave dhe “sekserëve” të tyre, sekretarët e përgjithshëm, që nga niveli specialist deri në nivelet më të larta të drejtimit, duke bërë “ndere” dhe “qoka” për deputetët apo njerëzit e tjerë me pushtet e kështu shteti mbetet vetëm në dorë të pushtetit. Asnjë garë reale, asnjë vlerësim për meritokraci dhe motivim për ata që punojnë në administratë apo ata që aspirojnë për të qenë pjesë e saj. Dhe në këtë rast DAP është vetëm “noteri” që e legalizon këtë proces nepotizmi.
    Akoma më inekzistent është Komisioneri për Shërbimin Civil, i cili mund të vihet në lëvizje vetëm nga ndonjë ankesë të rastit dhe jo të bëjë kontrolle e vlerësime periodike.
    Më keq akoma në institucionet e pavarura dhe në Bashki, ku bëhet siç do “shefi” dhe asgjë kundër “dëshirës” së tij për të bërë qokat e radhës.
    Askush nuk jep llogari, as përballë KLSH, që është vetë në krye të këtij “procesi” nepotizmi dhe të lidhjeve politike e të njerëzve me pushtet.
    E kështu nga viti në vit administrata katandiset në një “qokë” të madhe të pushtetit të radhës dhe rezultati është ky që shohim sot : pakënaqësi dhe protesta, të gjitha pasojë e qeverisjes dhe pushtetit.
    Nëse votohet Edi Rama në shumicë, përgjithësisht një pjesë që japin votën është se nuk shohin alternativë tjetër përballë tij.
    Media e pavarur mund të investigojë mbi këtë çështje.

  3. Lulezimi says:

    O Muç e bere Edin njesoj si Saliu qe thote qe nuk ka asnje pergjegjesi per Lulin.
    Te dy jane te pergjegjshem njesoj. !!!!!
    Vetem largimi i tyre me partneret dhe sejmenët qe i kane gjetur neper gjirize e shpeton Shqiperine !!!!

    1. joel shkodra says:

      Nuk eshte njelloj. Pergjegjesia e Rames ka te beje me miliona, ndersa pergjegjesia e Berishes eshte morale, sepse Basha s’ka qene asnjehere kryeminister.

  4. Vili says:

    Te ka hy pak vetja ne qejf inxhinier.

  5. mucolli says:

    Dhe na plasi se këta që nuk votojnë Ramën janë irrituar. Ramën në atë post që është e ka vendos sovrani dhe jo militantët e foltore+LSI, të cilët nëse bie qeveria dhe vjen një qeveri e këtij koalicioni famëkeq, edhe sikur nafta të shkojë 5 mijë lek për litër, asnjë prej këtyre nuk del në protestë.

    1. ASD says:

      Muco po na e sjell ne maje te hundes edhe neve qe svotojme fare dhe jemi mbi 50% ta kete parasysh kete Edi.

  6. qamili11 says:

    Sakte cdo gje z Nano. Rreth Edit jane mbledhur nje tufe te koruptuarish. Ne popull, ka varferi, nderkoh qe jam me ju , qe po spate njohje e taraf nuk ta ve njeri veshin per hallin qe ke. Kjo gje duhet te ndryshoje, Kur dhe si e ka ne dore populli.

  7. ne mesdite u mblodh byroja says:

    Muc na kujtove poemen e kadarese “ne mesdite byroja politike u mblodh”…jo mor jo Muc fajin e ka ai i pari fare

  8. vironi says:

    Shume drejt Nano, Rama tani po tall bythen sepse opozita ka vdekur dhe nuk ka alternative, shumica e shpellareve qe mblidhen jane te Sali non grates, Lul braves dhe Like floririt, tu besosh ketyre eshte njelloj si te biesh nga shiu ne bresher poandaj EDI RAMA THIRRI MENDJES, e dere tamam si Ylli Bufi kur tha qe kemi vetem nje jave buke…..
    Jeto me popullin ne toke se mbete ne ajer, do hash koken se e ke bere si lopa….

  9. ka me keq says:

    Edhe une jam dakort qe te ikij Rama, bile te kerkoje azil ne Paris si Ismahil Kadare se ka bere plot dobiçlleqe, por une nuk e di se kush do ta qeverise me kete vend: Saliu, Iliri-Florian Bimaj apo Bujar Asqeriu ….Para se ta largojme, duhet te gjeme zgjidhjen apo ç’i qi te emen kesaj pune tani; u bene bashke, termet, covid, lufte atomike dhe na rruashin çmimet qe duam ti ulim. E shikoj une se keshtu bene ca ne Tirane edhe ne 1991 e pastaj ja mbathen neper bote. Nje nga ata jam dhe une, por kur vdekjen ne shtepite tona na u bene si prona private ne kapitalizem, u kujtuam ç’kishim bere. Dhe keta do kujtohen kur tu a leshoje Putini ne Tirane. Une e theme dhe nje here. Keto turma duhet te shkaterrojne perfundimisht vilat e prokuroreve dhe gjykatesve, duhet tu zene deren atyre dhe ti sakatojne se jane ata qe 31 vjet po e bejne vendin çorape ne emer te shtetit ligjor; jane ata qe duhet te fusin ne burg Edi Ramen te parin e Sali Berishen me Ilir Meten. Kush me thote: pse nuk kam pare nje proteste te vetme 31 vjet para prokuroise dhe gjykates qe ti bllokoje ata te mos dalin nga dera apo tu shkaterrojne vilat ne Lalez? Se jane bythe e breke bashke qe nga plepat e Durresit dhe keshtu kane per te qene deri ne vdekje. Duan shtet ligjor, çmime te ulta dhe siguri? Atje tek shteti ligjor: ai ben qeverine te rrije me nje kembe, jo Petrit vasili me Monika sihanukun.

  10. Andi bushati kryetar i te persekutuarve te bllokut says:

    Edhe luli se ndigjoi andi bushatin e saliut,u katandis keshtu….
    Prandaj edhe rama po ndigjoi sahanlepirsit,do katandiset si luli e saliu..e monika me ilirhajdutin…..

  11. Vlonjati says:

    Cfare kupton Nano me shprehjen ” po nuk njohe nuk te hapet asnje dere”? E verteta eshte se po nuk njohe nuk vjedh dot e nuk perfiton dot padrejtesisht …ky eshte i gjithe muhabeti e nuk ka te bej fare sa i zoti je . Ku jane keta te zotet qe po u mohohet haka? Na trego ndonje emer aman..nje tufe idiotesh te frustruar e te pa-afte qe nuk pranojne deshtimin por vazhdojne me te njejtat banalitete 30 vjecare. Per cilen krize protestojne? Shqiptaret te vetmit ne bote qe dolen te fituar nga nje termet e nje pandemi, fale Rames qe zgjodhi populizmin ne vend te te berit shtet me rregulla. Zgjedhje qe po ben edhe tani me naften e me krizen nderkombetare..

  12. Bardhyl says:

    Punën eopozites povjen koha tabele vete populli Mjafte me rrugeaerodrome e tunele.Merre përgjegjësit dhe mos hiq naivin,se ky veprim nuk te shkon me.Popullin as dhe nje organ nuk e mbron,sepse nuk jane.Administrata eshte e sterfryr me organik,te cilat jane vota.Zkryeminister nuk keni ju përgjegjësi qe tenderit jane te llogaritur me fitim jo me pak se 30% per pune te pa bere.Si shpjegohet qe nga impiantet e ndërtuar ne Elbasan i jepet ministrit tende.5 milion neto?Boll e ropet kete popull me taksa qe shkojnë ne xhepat tuaj.Ato hallkat nga kalon mendimi dhe fondet duan kontrrol shume te forte nga aparati juaj qe menaxhoni.Kryeministria sheshte piktur zhgaravinash por eshte realiteti i punës per ngritjen reale te mirëqenies se popullit te cilin deri tani ne 9 vitet e drejtimit tuaj limiti po te con ne rritjen e varfërisë.Eshte munges totale e përgjegjësisë nga ju te shfrytëzosh mos pasjen e nje opozite qe merret me komisione hetimore pa vlere dhe mediokër.Beje thirrje ndergjgjegjes dhe puno dhe rrite kërkesën e llogaris me kontrolle qe shuhet te pranojnë seleksionimi apo dy standarde.Nuk ka se si te pretendosh qe fiton votimet dhe te mbyllish nje sy kur korrupsioni po te mbulon dhe juve.

  13. Haaaaaaa .ri e lesho nga nje pordhe o muc ...... says:

    …dhe pastaj i mer vete hera per nje jave. Jeni bere si gelbaza qe sju duron dote njeri , ti dhe shume leshko analiste qe ngelen dyerve te tv.

  14. Qytetari says:

    Shume dakort z Nano

  15. Degjoji njerezit e mençur Zoti Rama says:

    Zoti Nano ka shume te drejte per ato qe thot.
    Situata eshte teper e rende.
    Jemi ndoshta ne pragun e nje lufte te trete boterore dhe problematikat jane te shumta e qe kerkojne zgjidhje te studjuara, te sakta, kurajoze dhe te gjitha ne funksion te mireqenies se qytetareve.
    Vetem per kete eshte votuar Rama, vetem per kete pjesa me e madhe e qytetareve i kane besuar Rames qeverisjen.
    Por sipas vete Rames, Ai nuk sheh kurre lajme ne televizor, nuk lexon kurre gazetat, atehere lind pyetja se si e njeh situaten Rama?
    – Rama ka shume njerez te punesuar si keshilltare, por ata pjesa me e madhe jane te paafte dhe nuk guxojne ti thojne Rames te vertetat ne sy. Ata e kane frike Ramen. Pse? Sepse Rames ka kohe qe ka filluar ti rritet mendja.
    Rama nuk eshte me ai i fillimit. Mendon se i di te gjitha, qe ne fakt nuk di më asgjë.
    Eshte e pafaleshme dhe tregon paburreri, qe ne disa raste, sidomos ne raste protestash masive dhe me intensitet te larte, Rama ka bere disa rregullime, ka plotesuar disa kerkesa qe ne fakt kane qene te arsyeshme dhe problemet eshte dukur sikur jane zgjidhur.
    Jo, burre Shteti eshte ai person ne krye te qeverise qe i parashikon krizat, qe ulet me ekspertet e vertete dhe analizon sa eshte ne gjendje popullata te perballoje krizat, te percaktoje masat qe duhet te merren dhe keto t ia beje te njohura qytetareve, duke u a spjeguar gjerat pa qene nevoja qe ata te ngrihen ne proteste. Kjo metode e Rames, eshte siç thote populli ” e ben jo se ja ndjen por nga zori (nga frika)”. Ketu nuk mbetet asnje gram pergjegjeshmeri, asnje gram burrnillek.

  16. Interesant says:

    Shume sakte, dhe e vertete.
    Ka shume menyra per te artikuluar ate qe Rama po ben.
    Muç Nano e ka kryer te veten shume sakte!

    Muç Nano, pi nganjehere me lezet, se duhet te ‘lëshohet’ njeriu dhe te flase me dell.
    E ke kry.

  17. katarakti says:

    Rama duket se është tejet arrogant, i papërgjegjshëm dhe deri delirant; Ai sillet sikur konsumon drogë çdo ditë. Nuk durohet dot kur thotë se unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarê bêjnê ministrat e mi! Që vetê i ka zgjedhur! Një Zot e di se nga ku dhe pse?! Veçse për zgjedhjet e gabuara dhe të papërgjegjshme që ka bêrë ai duhej të jepte dorëheqjen nja 10 herê deri më sot. Kryeministra në botë e kanë dhënê dorëheqjen veç se kanë ngrênë një drekë me paratê e shtetit dhe jo tê xhepit!
    Si ështê e mundur të vesh në krye një ministër hajdut, apo një ministreshê krejt të paaftë dhe të thuash pastaj që unê nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bëj dhe vendos?! Kjo mund të ngjasë vetëm në Shqipëri.
    E keqja më e madhe e këtij vendi është se nuk ka opozitë. Prandaj Rama tall trapin me të gjithë. Mendo një çast që të rivinë në pushtet Berisha, Meta dhe kompani?! Prandaj unë nuk shoh asnjë zgjidhje. E keqja ështê se nuk ekziston më as Partia Socialiste. Ajo është atrofizuar. Nuk ka më idealistë në atë parti. Ajo sot nuk është as e majtë dhe as e djathtê, por thjesht një kukull në duart e kryetarit. Një i djathtë i pakorrigjueshëm, liberal, arrogant dhe delirant.
    Nuk ka zgjidhje. Shqipëria u shkatërrua, u vodh dhe shit e tëra gjatë këtyre 30 vjetëve. Disa qindra vetë u bënë supermilionerë, por shumica e shqiptarëve përfundoi në hale. Prandaj më shumë se gjysma e qytetarëve, ndofta më të ndershmit dhe më të drejtët, janë larguar një herê e mirë nga ky vend. Në Shqipëri kanë mbetur përveç fatkeqëve, veçse gjykatësit dhe policêt e korruptuar, bashkë me administratën. Askush nuk punon me ndershmëri dhe idealizëm. Prandaj Shqipëria do përfundojë gjithmonë e më keq. Peshku është qelbur vërtet nga koka, por edhe mjedisi ku ai noton êshtë llum dhe baltë. Pra nuk është vetëm faji dhe përgjegjësia e Ramës, por edhe e një populli që e ka ulur kokën dhe ku çdo njeri mendon vetëm për veten dhe jo më për te mirën e përbashkêt. Apo për Atdheun! Popull i trullosur nga “Pêr-puthen”, “Big Brother” “Portokallia” etj, qê nuk e do punën, nuk e respekton ligjin, që rri gjithë ditën kafeneve duke u marrë me politikë. Që dëshiron të pasurohet, por jo me djersën e ballit, por me pislliqe. Ndofta ishim më mirê nê kohên e turkut!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje