Vladimir Putin është vetëm një ish-kolonel i varfër i frustruar i KGB-së

12 Mars 2022, 10:35Politika TEMA

Ukraina është në njëfarë kuptimi viktima e fundit e komunizmit sovjetik, e një të shkuare që nuk kalon.

A do të kishte qenë ndonjëherë e mundur, në fakt, tridhjetë vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, një Gjermani të udhëhiqej ende nga një ish-kolonel i Gestapos i njohur si i tillë? Vetëm një hipotezë e tillë sugjeron një film të Mel Brooks.

Në vend të kësaj, tridhjetë vjet pas përfundimit të komunizmit, Vladimir Putin, një ish-kolonel i KGB-së, është në krye të Rusisë.

Kjo, do të thuhej që ndoshta nuk është e njëjtë me Gestapo-n, por padyshim që do i ngjante shumë: siç e di mirë Ukraina sot dhe, para Ukrainës, disa vende të tjera ku Putin dikur është përkushtuar për të rrafshuar terrenin.

E kaluara sovjetike nuk kalon, ajo është gjithmonë aty, për një arsye vendimtare. Dhe kjo është se ndërsa nazizmi dhe fashizmi i sollën vendet e tyre drejt rrënimit të plotë, regjimi komunist, nga ana tjetër, e identifikoi veten me suksesin më të madh të imagjinueshëm të shtetit rus. I cila në vitin 1945 ishte në gjendje të shtrinte dominimin e saj (shumë më shumë se një sferë ndikimi) në të gjithë Evropën Lindore dhe në të gjithë Ballkanin deri në Adriatik.

Një e kaluar të cilës nuk i ka ardhur fundi

Është kujtimi i gjallë i këtij triumfi autentik kombëtar – i ringjallur në mënyrë të shkëlqyeshme çdo vit nga festimet e fuqishme për të përkujtuar fitoren e asaj që rusët e quajnë “lufta e madhe patriotike” – e cila pengon shumicën e opinionit publik rus të metabolizojë në mënyrë kritike të kaluarën komuniste, të distancohet prej saj njëherë e përgjithmonë, dhe kështu të përqafojnë të bindur demokracinë.

Rusia e thellë është e hipnotizuar nga magjepsja vdekjeprurëse e së kaluarës dhe derisa të shpëtojë prej saj, do të vazhdojë të besojë në mënyrë të pashmangshme  në ekuacionin midis madhështisë kombëtare nga njëra anë dhe komunizmit me njerëzit dhe metodat e tij nga ana tjetër.

Dhe mos harroni: është aq i fortë ky mekanizëm sugjerimi/identifikimi mes vendit dhe regjimit, sa kjo vlen sot edhe për shumë perëndimorë. Të cilët, nëse në zemrat e tyre vazhdojnë të mbajnë ende simpatitë për komunizmin (ose për atë që ata besojnë se ishte), atëherë janë gjithashtu të prirur të shikojnë me një simpati pak a shumë të heshtur lëvizjet e Rusisë aktuale dhe liderit të saj. Të cilat janë rezultat i një historie të gjatë.

Treni i modernitetit

Në pamundësi për të hipur në trenin e modernitetit dhe industrializimit, Rusia e shekullit të nëntëmbëdhjetë mendonte se mund të ruante gjithsesi rolin e saj si një fuqi e madhe evropiane duke u mbështetur në faktorin që kishte rezultuar vendimtar për të marrë atë rol me fitoren ndaj Napoleonit në 1812: pafundësia e hapësirës së saj dhe të masave njerëzore të përfshira në të. Një hapësirë ​​gjeografike, por edhe ideologjike-fetare: e gjithë hapësira e krishterimit ortodoks, ruajtëse të së cilës Moska e konsideronte veten.

Dhe se ajo vazhdoi të zgjerohej dhe të konsolidohej duke mbështetur kryengritjet që gjatë gjysmës së dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë u shpalosën nga popullsitë sllavo-ortodokse të Ballkanit kundër sundimit osman. Kështu ndodhi që Rusia (brenda kufijve të së cilës, duhet të mbahet mend, u fut edhe Polonia) u bë de facto fuqia e madhe hegjemonike e të gjithë zonës së Evropës Lindore nga Egjeu deri në Balltik.

Një fuqi e madhe botërore duke marrë parasysh edhe dominimet e saj deri në zemër të Azisë. Pas Luftës së Parë Botërore, sigurisht që e pa këtë rol shumë të reduktuar, veçanërisht në Evropë, por ambiciet e saj globale gjithsesi u mbajtën të gjalla falë hapësirës së re ideologjiko-politike të përfaqësuar nga komunizmi.

Në pritje të triumfit të vitit 1945: Rusia e atij viti, e cila mbërriti në Berlin, Vjenë dhe deri në Vlorë, ishte në fakt një Rusi me Evropën në këmbët e saj. Nga Paqësori dhe Karakorum, një det i pamasë toke dhe popujsh nën komandën e Moskës ushtronte presion mbi Evropën e vogël Perëndimore. Një pushtet tejet i madh dhe befasues nën flamurin e kuq të komunizmit.

Por hapësira e pamasë e fuqisë ruse mbeti një hapësirë ​​arkaike dhe koha punoi pa pushim kundër saj. Përkundrejt asaj hapësire arkaike të tokës dhe të numrit, nga ana tjetër rritej pa masë hapësira e tekno-shkencës, e mallrave dhe e konsumit, e shpejtësisë dhe e komunikimit, hapësira e të drejtave, e bashkëpunimit dhe e lirisë së Perëndimit. Hapësira e modernitetit.

Vizione të kufizuara

Ndërkohë, Rusia nuk qe në gjendje në asnjë mënyrë të kapërcejë dobësitë e saj historike: besnikërinë ndaj një koncepti despotik të pushtetit, papajtueshmërinë me vlerat e individualizmit dhe si pasojë zgjerimin e sektorit privat, paaftësinë kronike ndaj prodhimit të mallrave dhe rrjedhimisht mungesën kronike në çdo fushë. Të gjitha këto dobësi: ndjesia e të qënit i jashtëm, kufizimet, paaftësitë vinin nga larg, por që cilat komunizmi i kishte bllokuar, duke i rënduar akoma më shumë. Janë të njëjtat që përfundimisht çuan në rënien e Perandorisë Sovjetike.

Një kolaps që ishte një katastrofë e vërtetë gjeopolitike, për ndikimin psikologjik të së cilës mund të mos jemi plotësisht të vetëdijshëm. Pas viteve 1989-91, pjesë të mëdha të perandorisë u shkëputën nga Moska dhe u shpallën të pavarur. Rusia e gjeti veten në Evropë me kufij të shtyrë në brendësi me qindra kilometra, në Azi me mijëra: prandaj tashmë e privuar gjerësisht nga arma e saj tradicionale, ajo hapësinore, nga ky parim i madh identitetit të saj politik.

Megjithatë, në dekadat në vijim, udhëheqja ruse dhe më pas Putin-i, në vend që të kuptonin arsyet e prapambetjes ruse dhe të përpiqeshin ta korrigjonin atë duke marrë rrugën e reformave të brendshme, të një modernizimi rrënjësor kapilar të vendit, u kthyen vetëm në dëshmitarë inertë të ndryshimeve progresive të në botës që i rrethonte dhe që i la gjithnjë e më larg, gjithnjë e më të vetmuar, gjithnjë e më shumë pas: të fortë vetëm për posedimin e armës primitive të gazit dhe të raketave.

Në lindje, pas shpatullave të tyre, rritej tej mase fuqia tregtare ultra-moderne, por edhe ushtarake e Kinës (dhe në mënyrë të rrezikshme!), duke investuar në sektorët më të përparuar të teknologjisë dhe industrisë.

Ndryshime po aq të mëdha po ndodhnin në Perëndim, në Ballkan, në hapësirën evropiane sllavo-ortodokse që Moska ishte mësuar t’i konsideronte si sferën e saj zgjedhore të ndikimit. Sekularizimi masiv në progres edhe këtu, si dhe prestigji që barte dhe tërheqja nga modelit politik, social, kulturor, konsumator i Evropës Perëndimore dhe Shteteve të Bashkuara, bënë një spastrim të shpejtë të të gjitha referencave të lashta.

Prej një kohë të gjatë në Pragë dhe Sofje, Moldavi apo Rumania, opinionet e tyre publike, nuk janë më të frymëzuar nga asgjë që vjen nga Moska. Dëshira e tyre kryesore është vetëm një: të jenë pjesë e Bashkimit Evropian. Faji i pashpjegueshëm i Ukrainës ishte sigurisht ai i të qenit simboli më i dukshëm i këtij fluturimi të përgjithshëm larg Rusisë, dëshmi e rrënimit të forcës dhe tërheqjes prej saj.

Kjo ishte ajo që Putin-i nuk ishte në gjendje të pranonte: që Rusia, në praktikë, u reduktua në Moskovia plus Siberinë.

Por faji është i tij dhe i askujt tjetër, faji është në mungesën e kapacitetit dhe largpamësisë së lidershipit të tij. Sepse në fund ai ishte, dhe ka mbetur, vetëm një ish-kolonel i varfër i frustruar i KGB-së.

Corriere della Sera

9 komente në “Vladimir Putin është vetëm një ish-kolonel i varfër i frustruar i KGB-së”

  1. sek says:

    bush klinton obama dhe biden te gjith ne rrjesht duke i lepire kembet putinit, kshuqe ik o mero baze se je bere si plaku mere

    1. Franci says:

      Mos i ngateron me Trumpin ??

  2. shori says:

    1-Kur dhelpra nuk i arrin rrushte, i peshtyn…(?!)
    2- Nuk lahet muti me shurre, o Mero, sado qe ke mbushur gazeten me fake news dhe skupidhje te cdo lloji… Njerezit nuk hane bar…!!!

  3. Mos ma vini re says:

    Po pse NATO nuk ka kellqe te mbroje Ukrainen kunder ketij “kolonelit te varfer”? E keni ngaterruar Putinin me ndonje pijanec si Boris Jelcin por ky ende nuk po shkel gazin derrase e te dale ne Berlin.

  4. Free mind says:

    Mund te jete edhe i varfer edhe i frustruar, por Jo llaxhore qe sodomizohet dhe ju ben gojore padroneve te vetemeruar te botes.
    Deri tani ngelet lideri me me bole, me racjonal dhe brilant i gjenerates aktuale te liderve te botes, sidomos po ta krahasosh me lideret sharlatan te Perendimit, qe kane fatin te lundrojne akoma mbi privilegjet e trasheguara.
    Po le ta leme propaganden e gojores. Le te leme realiteti te flase! Vete Putin zgjodhi luften, rrugen me te rrezikshme dhe te vetmuar, per te folur.
    Po fitoi i vetem ne Ukrahine, perballe Amerikes, Europes, NATOs dhe sanksjoneve me te egra te ndodhura ndonjehere, do te renditet ne krah te Aleksandrit, Cezarit, Napolonit, Hanibalit, Stalinit.
    Po humbi, do te ike si cdo Hero; i varrosur nen germadhen e mbreterise, shpresave dhe idealeve te veta.
    Si do qe te ike si humbes apo fitues, Vladimir Putin, te pakten per vete i rrembeu historise se kohes qe jetoi, pjedestalin me te larte.
    Si humbes katastrofa e vertete i ngelet Rusise. Si fitues lavdia Rusise dhe humbja e hidhur ne te tjereve.
    E megjithese Putin ka te drejte ne shume gjera, ne kemi te drejte te ruajme interesat tona dhe rruga jone eshte me Perendimin, sidomos kur vete Putin dhe ruset na kane zgjedhur si armiq te interesave te tyre sllave ne Ballkan.
    Po kurre si sherbetore! Kurre si lavire! Kurre si skllever! Kurre si syleshe! Kurre si qen bastarde, ne koliben, jashte mureve te BEse dhe qytetareve te saj te kategorise se “rracave superiore”!
    Gjithmone si te barabarte. Sic jemi te gjithe perballe vdekjes.

  5. Vladimir says:

    O njeres, shkrimi eshte marre nga Corriere…Ç’hyn Mero ketu?

  6. realisti says:

    Per sa kohe qe ekzistojne njerez si putin e te tjere qe i thurrin lavde bota do beje vetem prapa

  7. Lexuesi i irrituar says:

    Nje fije floku leviz koloneli i varfer ne Rusi dhe Italia dridhet e tera , tronditet ekonomia , çmenden çmimet , boshatisen merkatot …Sipas autorit te shkrimit , po te ishte gjeneral , bota e kishte futur koken ne rere… Politikanet servile po e marin ne qafe Italine dhe Europen …

  8. mond says:

    Shumica e komentuesve eshte admiruese e Putanes!!!!!
    Se si mund të admirosh një përbindësh që bombardon civilët nga inati se nuk po i ecën lufta(tamam si sulltanët otomanë 400-500 vjet më parë) vetëm kjo nuk kuptohet.
    Kur ju pëlqen kaq shumë pse nuk shkoni te putana të punoni e jetoni atje me lavdi por të gjithë nuk lini gjë pa bërë (deklarohen dhe pushta) për të marrë letra evropiane????
    Dhe gazeta italiane shpjegon shumë qartë mentalitetin bolshevik ,por dhe ky i komentuesve proputane nuk qënka mbrapa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje