Ish-agjenti i lartë i CIA-s zbulon planin e nëndheshëm të Putinit në Ukrainë

12 Mars 2022, 10:46Politika TEMA

Nga Paul R.Pillar “National Interest

Një nga pikëpyetjet më të mëdha në lidhje me luftën në Ukrainë, ka të bëjë me mënyrën që do të zgjedhë presidentit rus Vladimir Putin për të dalë nga kjo situatë. Ai ka investuar në këtë pushtim shumëçka nga pozita dhe prestigji i tij, dhe nuk duket shumë realiste shpresa e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj, se ai të bëjë një kthesë dramtike, duke u tërhequr me bishtin ndër shalë, edhe nëse rezistenca ukrainase do të vazhdojë të jetë aq kokëfortë dhe efektive siç ka qenë deri tani.

Që të jetë e pranueshme çdo rrugëdalje, Putini duhet të jetë në gjendje që ta portretizojë veten si fitues, edhe me ndihmën edhe të aparatit të tij propagandistik. Dhe një rol kryesor në këë rast, do të luajnë kushtet e çdo zgjidhjeje të negociuar të këtij konflikti.

Siç kanë sugjeruar shumë analistë, një formulë që përfshin neutralitetin e Ukrainës, dhe pranimin zyrtar se anëtarësimi i saj në NATO nuk është thelbësor. Por rëndësi ka dhe vetë rrjedha e luftës.

Nëse lufta merr një kthesë shumë në favor të Rusisë, Putini ka të ngjarë të mendojë më shumë mbi faktin që do të kishte fuqinë t’i imponohej rivalëve në mënyrë të njëanshme, dhe më pak mbi kompromiset që mund t’i duhet të pranojë.

Por nëse lufta shkon shumë keq për Rusinë, Putini mund të ketë më pak interes për të negociuar. Putini duhet të jetë në gjendje ta portretizojë veten – sërish me ndihmës e propagandës në Moskë – si një fitues diplomatik dhe ushtarak.

Këto ditë i është kushtuar shumë vëmendje sjelljes të Putinit si vendimmarrës, pra izolimit të tij të dukshëm, mbështetja tek një rreth shumë i vogël këshilltarësh, dhe fiksimi pas humbjes së perandorisë sovjetike. Por mund të nxirren disa sugjerime, se si mund të ndikojë tek diplomacia kursi i ardhshëm ushtarak i luftës.

Në përgjithësi, kushti i nevojshëm që të dyja palët ndërluftuese të jenë të interesuara të negociojnë mbi një marrëveshje paqeje në të njëjtën kohë, përshkruhet zakonisht si një ngërç që i dëmton të dyja palët. Ky koncept kërkon më shumë shpjegime në kontekstin aktual.

Pasi një ngërç, do të ishte edhe një zgjatje në kohë e luftës, aty ku janë aktualisht linjat e frontit, ose ndoshta do të konsiderohej përgjithësisht si një humbje për forcat ruse. Shpeshherë ajo që nevojitet për një interes të ndërsjellë për negociata, nuk është thjesht një ngërç, por edhe një testim dhe shterim i mundësive ushtarake, që të dyja palët shpresonin

se do t’i nxirrte nga ngërçi. Nëse situata kthehet dukshëm në favor të njërës palë, ajo ka të ngjarë që t’i konsiderojë si të panevojshme negociatat për të arritur objektivat e saj.

Anasjelltas, pala humbëse me një pozitë ushtarake të pafavorshëm, mund të jetë gjithashtu e pa interesuar për negociata, pasi do të bisedonte nga pozita më të dobëta. Pala humbëse, do të dëshironte të bënte më shumë përpjekje ushtarake, për të forcuar pozicionin e saj negociues.

Zhvillimet në vitin e parë të Luftës Koreane, janë një shembull tipik. Në atë kohë lufta ose po shkonte shumë mirë ose shumë keq për të dyja palët, dhe kjo e bënte të pamundur negocimin e një armëpushimi. Në fazën fillestare, gjërat po shkonin mirë për forcat e Koresë së Veriut që kishin sulmuar Jugun, pra mirë për komunistët, dhe keq për forcat e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Pasi zbarkimi i gjeneralit amerikan Douglas MacArthur në Inchon ndryshoi situatën, pati një periudhë të shkurtër kur komunistët ishin më pak të interesuar për bisedimet e paqes. Në atë moment lufta po shkonte shumë mirë për palën e OKB-së, dhe çlirimi i Koresë së Veriut dukej një objektiv i arritshëm.

Ndërhyrja e Kinës në atë luftë e ndryshoi sërish situatën, këtë herë në kahun e kundërt. Vetëm kur forcat e OKB-së e ndalën avancimin e kinezëve, dhe e shtynë vijën e frontit aty ku kishte qenë në fillim të luftës, të dyja palët arritën në përfundimin se i kishin shterur mundësitë për një fitore ushtarake, ndaj u ulën të negocionin.

Dinamika që shfaqi Lufta e Koresë, përfshinte edhe fuqinë e perceptuar të negociatave që do të ketë secila palë kur të negociojë. Një faktor tjetër që është shpesh në lojë, ka të bëjë me krenarinë dhe reputacionin e një force ushtarake dhe të kombit që e zotëron atë.

Presidenti egjiptian Anëar Sadat e nisi Luftën Arabo-Izraelite të vitit 1973, kryesisht për të rivendosur prestigjin e Egjiptit dhe të ushtrisë së tij, pasi pësoi një disfatë poshtëruese kundër Izraelit në vitin 1967.

Kur një armëpushim i dha fund luftimeve, Izraeli ishte duke fituar, por forcat egjiptiane kishin bërë një paraqitje shumë më të respektueshme në atë luftë, duke e riparuar disi imazhin, dhe i dhanë mundësi Sadatin ta mbante kokën lart kur udhëtoi pak javë më vonë drejt Izraelit, për të filluar negocimin e një traktati paqeje.

Faktorë të ngjashëm janë të përshtatshëm për Putinin dhe ushtrinë ruse. Për të pranuar çdo fund të negociuar të kësaj lufte, presidentit rus i duhet ndoshta që forcat e tij të tërhiqen nga Ukraina me një reputacion të paprekur.

Kjo nuk do të ndikojë vetëm tek negociatat për statusin e Ukrainës, por edhe për konflikte dhe çështje të tjera, në të cilat mund të përfshihet Rusia në të ardhmen. Edhe nëse Putini i ka rishikuar tashmë llogaritë e tij, pasi ekspedita e tij ushtarake në Ukrainë po has në shumë më tepër vështirësi nga sa mund ta kishte parashikuar, dhe edhe nëse ai po mendon seriozisht për një kompromis me ukrainasit, ai ndoshta e sheh të nevojshme t’i shkaktojë ukrainasve sa më shumë dëme dhe të marrë sa më shumë territor, dhe më pas të ulet të bisedojë.

Lajmi i keq është se kjo do të nënkuptonte më shumë luftë, më shumë shkatërrim dhe më shumë vuajtje për ukrainasit (por edhe për ushtarët rusë). Natyrisht, për të gjithë të interesuarit, do të ishte më mirë nëse nuk do të ishte kështu.

Lajmi i mirë është se veprime të tilla sulmuese shtesë nga ana e rusëve, nuk do të nënkuptonin domosdoshmërisht objektiva gjithnjë e më të zgjeruara ruse. Por qeveritë perëndimore dhe ukrainasit do të duhet ta pranojnë këtë mundësi, dhe të mos supozojnë gabimisht më të keqen tek qëllimet e Putinit.

*Paul Pillar, ish-oficer i CIA për 28 vite, i ngarkuar me misione në Lindjen e Mesme dhe Azinë Jugore. Ka qenë edhe anëtar i Këshillin Kombëtar të Inteligjencës- Përktheu: Alket Goce-abcnews.al

8 komente në “Ish-agjenti i lartë i CIA-s zbulon planin e nëndheshëm të Putinit në Ukrainë”

  1. vetting says:

    Cila pale e OKB ne luften e Korese mor idiot!
    Ajo pale ishte Amerika mor qurrac!

    1. Franci says:

      Ama te jete Vettingu sic ke nickname , atehere vari lesht kesaj pune …..ishte OKB-ja, informou drejt para se te komentosh , ishte OKB-ja me rezolut nese del rezoluta dhe nuk ka asnje nga shtetet kryesore ta anashkalojne quhet Sulmi i OKB-se me ameriaknet ne krye , ama seshte nevoja te gjitha shtetet qe e perfaqesojen te marin pjes …..sine luften e Gjirit Persik kundra Sadam Huseinit psh , nuk kish rus , kinez etj etj …… hap ndonje liber se ste gjen gje ….

  2. Mos ma vini re says:

    Si gjithmone ish-at, ata nxjerrin deklaratat me te forta. Po kur jane ne detyre pse nuk i bejne keto “zbulime”? Keta jane hajvane qe kane dale ne pension e nuk dine se cfare te sajojne per te mbetur ende ne loje.

  3. TIRANA says:

    Mjafton titulli per te kuptuar groteskun – Nje ish agjent i CIA na paska dijeni per planet e nendheshme te Putinit!
    Do jete nga ata qe nuk ja pertuan te genjenin George W, Bush se Iraku kishte arme bakterologjike, atomike…

  4. Hasoni says:

    Për një parashikimin të tillë nuk duhet të jesh expert tashmë dihen botërisht
    Vetëm rëndimi dhe tkurrja e ekonomike e Rusisë do ta bëjë Putinin të tërhiqet duke me marrë me vete nje pjese të Ukraines të ashtuquajturat “republika” dhe më kryesorja do të vendosë me çdo kusht një qeveri kukull pro ruse

    1. anti25642654censurë says:

      cono ti je me të vërtë “kuti e menjes”!

  5. Piro says:

    Ishin 16 shtete qe, nen flamurin e Kombeve te Bashkuara (Kombet e Bashkuara kishin dale me nje rezolute qe denonte agresionin komunist ne Kore), shkuan te luftonin kunder koreano-verioreve dhe kinezeve. Ne ate lufte mbi te gjitha shkelqeu heroizmi i trupave turke qe, me mbarimin e luftes u priten me brohoritje ne Kaliforni (ne San Francisko, ne mos gabofsha) duke perfshire aktore te Hollywood-it si Marilyn Monroe.

  6. anti25642654censurë says:

    një analizë!?
    mund të ndodhë një nga të gjitha!!
    një gjë është e sigurtë,që mund të sjellë fitore të ukrainasve!!
    mos nëndshkrimi i një kapitullimi a marrveshje me rusët!!
    kjo e shëndron ukrainën në një shtet të pushtuar me qeveri jashtë vëndit!!
    kjo e bën që me kalimin e kohës,me ndryshimin e situatës,të rivendoset gjëndja e para luftës dhe a para aneksimeve ruse të 2014!!
    shëmbujt e dhënë janë të kohës pas L2B dhe që i përshtaten momentit të tanishëm,kurse kjo që mendoj unë është si për momentin dhe për një të ardhme,më të keqen e mundshme për ukrainën,pushtimi të saj!
    franca u pushtua nga nazistët,pati qeverinë e saj kuislinge,por 5 vjet më pas,ajo vendosi në bazë të asaj që pretendonte qeveria e saj e vendosur në londër!qeveria kuislinge dhe pushtuesit nuk patën më asgjë në dorë!!
    ukraina nuk duhet të bëjë asnjë negociatë në gjëndje lufte!
    as zonat që deri para 1 muaji ishin shpallur si separatiste!!
    këtë veprim duhet ta mbështesë nato dhe amerika në veçanti!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje