Edhe Alibeaj me Tabakun kërkojnë dorëheqjen e Bashës

12 Mars 2022, 12:28Politika TEMA

Dy nënkryetarët e mbetur të Partisë Demokratike kanë kërkuar largimin e Lulzim Basha nga kreu i partisë.

Burime për ABC News bëjnë me dije se nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj  ka kërkuar që kryedemokrati të tërhiqet.

Gjatë mbledhjes së sotme, Alibeaj i ka ofruar Bashës dy alternativa për të dhënë sinjale bashkimi. Ai ka thënë se tre pjesë duhet të bashkohen dhe që kjo të ndodhë Basha dhe Berisha duhet të bëjnë një hap pas.

“Berisha nuk ka më punë në PD, por duhet të tërhiqesh edhe ti edhe ai. Ne duhet t’u japim sinjale bashkimi. Vendimi yt kishte qëllim të mirë por nuk ia dolëm.

Kam dy alternativa. E para nuk e shoh dot PD të ngjitet pas Sali Berishës. Nuk është alternativë. Merreni si të doni. Emocionale, personale. Ne duhet të japim sinjale bashkim.

E dyta është t’u japim shans të tre pjesëve të bashkohen. Procesi duhet të jetë i sinqertë. Propozoj që derisa këto dy pjesë e kanë një përfaqësim e treta nuk e ka dhe ju thatë që jeni në funksion të zgjidhjes.

Ju të bëni një hap pas, Berisha një hap pas, të krijohet substanca e bashkimit e sinqertë. Këtë shoh si mundësi. Kemi kohën e mjaftueshme”, ka deklaruar Alibeaj.

Gjithashtu edhe Jorida Tabaku ka kërkuar tërheqjen e Bashës, në mënyrë që të ketë një bashkim të PD-së.

Ndërkaq më herët Basha në fjalën e tij në mbledhje ka theksuar se është koha për të rikuperuar gabimet dhe se ai do të mbajë përgjegjësisë e tij.

2 komente në “Edhe Alibeaj me Tabakun kërkojnë dorëheqjen e Bashës”

  1. Pse? says:

    Mbani mend, pas kesaj, non grata- Sali Berisha , ne fron dhe vdiq pd perfundimisht. Lulezimi te ik ne Holande dhe te haje parate rehat se i siguroi per tere jeten dhe te shpalli Shqiperine dhe Tiranen non grata qe te mos i afrohet me.

  2. The truth says:

    Gjate luftes, edhe balli edhe partia ne te njejten kohe mundoheshin te eliminionin Isa Luarin, dajon e Alibeajt. Ishte kriminel dhe grabites/hajdut dhe iu sherbente devotshem italianeve duke kryer krime ndaj shqiptareve kundrejt pageses. I tille eshte Alibeaj, sherbetor i atyre qe e paguajne/klani i droges qe e mban ne politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje