Rama: Vazhdoni protestën, se unë kam detyrë të mbroj popullin nga pasojat e luftës, jo ata që flasin përçart në emër të tij

12 Mars 2022, 12:28Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën e sotme para Kryeministrisë si edhe në një pjesë të mirë të qyteteve të vendit kundër rritjes së çmimeve. 

Duke iu përgjigjur një qytetari në rrjetet sociale,  Rama është shprehur se kanë gati paketën për të mbrojtur qytetarët nga ndihma, ndërsa e ka quajtur pakicë numrin e qytetarëve që po protestojnë këto ditë.

“Për atë protestë ndërkohë që tërë Europa, përfshirë edhe Shqipërinë, përballet me pasojat e para të një lufte, jo 4 ditë po 4 muaj apo 4 vjet të vazhdojë asgjë nuk do të kisha bërë dhe s’kam pritur ata që shajnë e ulërijnë as për të mbrojtur familjen tënde nga rritja e çmimit të energjisë dhe as për t’ju thënë të tërëve se brenda javës, domethënë sot do të kemi skenarët e përballimit të këtyre pasojave!

Sa për fuqinë e popullit, unë jam në këtë detyrë pikërisht fale asaj fuqie, e cila nuk ka lidhje me pakicën që shan, mallkon, abuzon, paturpësisht fare, duke akuzuar papushim për vjedhje pa pikën e turpit, tamam me logjikën e hajdutit që çdo gjë dhe çdo njeri e lidh me vjedhjen, ndërkohë që po të ishte për të vjedhur mbante të tjerë këtu në vendin tim fuqia e popullit!

Jo mor jo, do s’do kjo pakicë e çartur, nuk janë të tërë hajdute dhe nuk janë të tërë sharlatanë, po ka edhe ndryshe, kështu që vazhdoni protestën tani se unë kam detyrë të mbroj popullin nga pasojat e luftës, jo ata që flasin përçart në emër të tij!”, shkruan Rama.

2 komente në “Rama: Vazhdoni protestën, se unë kam detyrë të mbroj popullin nga pasojat e luftës, jo ata që flasin përçart në emër të tij”

  1. ERMIRA says:

    HAJVAN DHE INJORANT, PO PSE SHKON PER CDO MENGJES KE SHERATON I KASTRATIT?
    PSE BEN AHMETAJ ESHTE KRYETAR BORDI TEK BIZNESET E KASTRATIT?
    SI KA MUNDESI KASTARTI
    VAJIN
    NAFTEN
    ARERORTIN E KUKESIT
    AEROPORTIN NEN TEREZA
    HOTELET
    NDERIMET RRUGEN E KOMBIT
    E HSUME E SHUME KONCENSIONE TE TJERA…
    SI KA MUNDESI QE JANE TE GJITHA NE NJE DORE, PO TI NA KUJTON INJORANT NEVE O HAJDUT LEGEN.
    PO TI JE PALE NE KETE VJEDHJE O HORR DHE NDYRESIRE I KETIJ VENDI
    TI JE KELYSH KURVE QE MERITON TE VDESESH BRENDA 24 MINUTASH DHE KY POPULL DO TE MERTE FRYME LIRISHT MOR PLEHER.

  2. p.m.p. says:

    Populli ka të drejtën legjitime të protestojë kur shef që në kurris të tij ushqehet duke abuzuar një pjesë e pa ndërgjegjshme e administratës publike, POR TË VJEN PËSHTIRË kur në podiumin e protestës shef të flasin të dërguarit e mjeshtrave që e çuan dhe katandisën këtë popull në këtë derexhe. Po pyes se kush është CV dhe ku kanë punuar:
    1. Këngëtari i Himnit Kombëtar
    2. Bjondja e ashtuquajtur avokate
    3. Kaçurelsja nga Skrapari (mos e ka gjë Bogdanin e PD-së).

    RUAJANI DINJITETIN PROTESTAVE KUR ATO JANË TË DREJTA DHE NË TË MIRË TË SHOQËRISË.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje