Borrell në Tiranë më 15 mars, rikonfirmon qëndrimet e BE-së për rajonin

12 Mars 2022, 15:48Politika TEMA

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell, do të udhëtojë në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Bosnjë dhe Hercegovinë më 13-16 mars.

Vizita do të riafirmojë përkushtimin dhe mbështetjen e BE-së për rajonin, duke pasur parasysh edhe luftën ruse kundër Ukrainës dhe ndikimin e saj në sigurinë e Evropës në tërësi.

Përfaqësuesi i Lartë do të udhëtojë të martën për në Tiranë, Shqipëri, ku do të takohet me Kryeministrin Edi Rama. Takimi i tyre do të pasohet nga një komunikim me shtypin në orën 11:00.

Borrell do të takohet edhe me përfaqësues të tjerë të autoriteteve shqiptare dhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe do të shohë punimet restauruese që vijojnë tek mozaiku i Muzeut Historik Kombëtar, rinovuar në kuadrin e ndihmës së BE-së për rimëkëmbjen pas tërmetit.

1 komente në “Borrell në Tiranë më 15 mars, rikonfirmon qëndrimet e BE-së për rajonin”

  1. Haka Tekizoti says:

    Këta politikanët e Evropës janë bërë si pelegrinë që bredhin për të shuar kureshtjen me vende të panjohura. E pse u dashka të vijë këtu të na thotë se sa na mbështetin, se sa na kanë në zemër? Ne besimin e mbështetjen e kujtdo i matim me bëmat e jo me të thënat. Në kanë gjë për të bërë le ta bëjnë pa na e thënë, se e shohim vetë. Kanë vite e vite që na lodhën veshët, për të mos thënë gjë tjetër. Dhe vazhdojnë të njëjtin avaz pa pikë turpi. Ka të ngjarë që pandehin se na mungojnë Petrit Vasilët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje