Sekretari organizativ i PD-së, Flamur Hoxha thotë se duhen gjetur zgjidhje për riorganizimin e parties. Pavarësisht kërkesës së deputetëve për dorëheqjen e Bashës, Hoxha thotë se grupi parlamentar nuk ka fuqi në raport me kryetarin e partisë.
“Ta riorganizojmë Partinë apo ta çojmë te Sali Berisha! Ishte kjo ajë që thashë herën e kaluar. Në shtator u vendosëm në sprovë me qëndrimet tona. Më vjen mirë që në atë qëndrim që morëm, qëndruam. Jemi të gjithë bashkë këtu. Politikisht skam fituar asgjë nga pd. Jam këtu që të bëjmë pd forcë qeverisëse. Unë jam i pritur yë bëj deklaratë kur të kemi gjet zgjidhjen. Propozimi politik është përgjegjësi. Gjithkush prej nesh reflekton e thua me vete: e ndjej veten të fajshëm për këtë situatë? Dhe sheh rezultatin. Tek vetja këtë kam parë të jem që rritem me miq e shokë. Duke marrë rezultate. Askush nga ne mos të ndikohemi.
Duhet të diskutojmë për të gjetur një zgjidhje. Ua kemi borxh demokratëve. Nuk mund ti braktisim ata. Kemi forumet dhe duhet të gjejmë një zgjidhje. Këto zgjedhje ishin një moment që na bëri tu thërrasim mendjes e të bashkojmë PD. Ne duhet ta përballojmë këtë situatë. Duhet bashkim me sakrificën e të gjithëve. Duhet zgjidhje larg qëndrimeve personale. Duhet një hap pas është e domosdoshme, por duhet të dimë qartë çfarë vjen të nesërmen nga ky hap. Grupin tjetër e shoh jo si palë, por si pjesë. Kjo që ka ardhur nuk ka ardhur për fajin tonë, por për shkak të interesave të atyre që kanë qeverisur për ta mjelur PD.
Kërkoj që të ketë më frymë PD. Për të mbajtur përgjegjësi, jo duke bërë protagonizëm me fraza që I pëlqejnë kundërshtarët. Dikush që është kalorës në jetë, është kalorës në politikë. Nuk mund të braktisim demokratët dhe forumet! Të diskutojmë dhe të propozojmë zgjidhje. Të riorganziojmë partinë apo të shkojmë tek Berisha. Ndoshta duhet bërë e ditur se grupi ska asnjë fuqi vendimarrëse në raport me kryetarin e partisë” – tha Hoxha.
Kryetarit i kërkohet të dorëhiqet pas zgjedhjeve të përgjithshme qofshin ato për pushtetin vendor apo qëndror. Të kërkosh dorëheqjen e Bashës për t’u zëvëndësuar nga Paloka, gjoja në emër të unitetit është shaka pa kripë. Uniteti formohet pas zgjedhjeve, duke qënë dy fraksione të PD në një aleancë pas zgjedhore. Dhe lërini përrallat se ka fituar Berisha kundër Bashës. Zgjedhjet që u bënë nuk ishin brënda Partisë, në to mori pjesë populli dhe shumë parti të tjera. Askush nuk e di sa socialistë të Ramës, përveç socialistëve të Metës kanë votuar për Berishën. Lëre pastaj mender republikanët e Mediut, bujqësorë e Dukës, Çamët e Idrizit e ku di unë. Atëhere si paska humbur Basha përballë Berishës brënda Partisë Demokratike që të mund t’i kërkohet dorëheqja? Kështu ka humbur dhe Berisha në raport me Edi Ramën, pse nuk kërkohet dorëheqja e tij? Lërini idiotsitë me dorheqje brënda fraksionit tuaj, së pari forconi fraksionin tuaj, pa e menduar më kurrë një bashkim me Berishën, por si njësi më vehte, këtë bëni. Vetëm ky është shpëtimi. Kurrë mos e mendoni më bashkimin me Berishën. Sot ky mendim mund t’u duket i padrejtë, por shpejtë koha do e vlerësoj si zgjidhjen më të mirë. A, po, do t’a mirkuptojë kërkesën për dorheqje të Bashës vetëm në rastin kur nuk kërkohet bashkim me Berishën. Tashmë Berisha ka punën e tij, ju tuajën. Kur të ketë zgjedhje le të diskutohet për kualicion me këdo që do t’ju duket e arsyeshme.