FOTOT: Përgjigjja e ftohtë e NATO-s, bëhen bashkë 30 000 trupa nga 25 shtete

12 Mars 2022, 17:51Politika TEMA
FOTOT: Përgjigjja e ftohtë e NATO-s, bëhen bashkë 30 000

NATO ka publikuar në rrjetet sociale foto nga stërvitja e mijëra trupave të saj në Norvegji, stërvitje që e ka quajtur “Përgjigjja e ftohtë 22”.

Bëhet fjalë për një stërvitje afatgjatë të aleatëve të NATO-s dhe partnerëve të saj, për të testuar aftësinë e bashkëpunimit në kushte të ftohta në tokë, ajër dhe det.

Në javët në vijim, 30 000 trupa nga 25 shtete europiane dhe të Amerikës së Veriut do të stërviten së bashku në zona të ndryshme të Norvegjisë.

Një stërvitje të tillë, Norvegjia e mirëpret një herë çdo dy vite. “Stërvitja e këtij viti është njoftuar rreth 8 muaj më parë. Nuk ka lidhje me sulmin e pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës”, shpjegon NATO.

7 komente në “FOTOT: Përgjigjja e ftohtë e NATO-s, bëhen bashkë 30 000 trupa nga 25 shtete”

  1. Trojan says:

    Po shqiperia me se do mare pjese me bicikleta ?

  2. Pensionisti i Porcelanit says:

    Ukraina digjet NATO krihet!

  3. Devolli says:

    Nato është një organizatë, që si hyn në punë asnjë shteti në kohë lufte. Koha do ta provojë

  4. Kostari says:

    Stervitje ben Nato por Amerika e mori ne qafe Edhe Ukrainen si duket.

  5. Ceni says:

    Mos beni kopetentain o mjerane. Perballe NATO-s u shemb traktati varshaves dhe sistemi komunist. Po i siguron evropes paqe prej 75 vitesh. Dhe nuk ka guxuar kush ta sulmoje. Aktualisht eshte aleanca politiko ushtarake me e forte ne bote. Putinit dhe askujt nuk i shkon mendja te hyje ne lufte me NATO-n. Eshte fat i madh qe ne jemi pjese e saj.

    1. Buda says:

      Cen. Qendrimi me i pershtatshem politk per Shqiperine e vogel duhet te ishte: as me NATO-n,
      as me Traktatin e Varshaves, as me Traktatet e Kines e Iranit, por politike paqesore me te gjithe.
      Politiken globale le ta bejne shtetet e fuqishme e te medha.

  6. Drita says:

    Po te mos ishte nato do ishim duke folur serbish te gjithe dhe nuk do kishte kosove e shqiperi .
    Faleminderit USA , Britania qe udhehoqen .Duhet ti jemi mirenjohes per jete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje