Basha: Grupi parlamentar nuk kërkoi as kokë turku, as justifikime! Jam në dispozicion të zgjidhjes

12 Mars 2022, 17:35Politika TEMA

Është mbyllur mbledhja e grupit parlamentar demokrat. Pasi doli nga selia, Basha është ndalur në një prononcim për mediat.

Basha: Kam konstatuar se na përbashkon ajo që ju thashë në hyrje të takimit, vendosmëria për të bërë gjithçka dhe për të përbashkuar PD dhe si kryetar i PD ndava me grupin parlamentar vënien time në dispozicion të zgjidhjes në të gjitha format që ndihmojnë përbashkimin e PD dhe ecjen përpara.

Pse se dhatë dorëheqjen?

Basha: Sot grupi paralmentar ka bërë analizë të zgjedhjes, nuk ka kërkuar as kokë turku as justifikimi. As unë nuk jam për justifikime as kokë turku. Ajo që dua t’ju them sot është që për mua, gjëja më e rëndësishme është bashkimi i demokratëve. Sa më takon mua, jam në dispozicion të zgjidhjes me gjithcka që kam në dorë.

 

3 komente në “Basha: Grupi parlamentar nuk kërkoi as kokë turku, as justifikime! Jam në dispozicion të zgjidhjes”

  1. Një qytetar says:

    I harruat varretë dhe qysqitë? Po ndahet burri me gruan, njësia bazë e jetës shoqërore dhe sejcilit shikon punën e tij. Ju nuk ishit shkaktar të ndarjes, pse duhet t’a ndjeni veten fajtor? Për çfarë përbashkimi bëni fjalë zoti Basha? Kush ju ndaloi ju, që kur të vijë koha e zgjedhjeve të bëni aleancë me këdo që do t’a gjykonit të arsyeshme? Vërtetë mendoni se një PD e bashkuar nën udhëheqjen e Palokës do sjellë fitore? Ah mjerë ju për mëndjen që keni. Sidoqoftë të mirkuptojë, nuk ke në këtë rast pikën e fajit, t’a plasën shpirtin. Në radhë të parë Berisha që nuk ka pikën e turpit për ato që nxjerrë nga goja,por dhe lapanjozët që të rrethojnë, të cilët për një karrige deputeti shkojnë nga frynë era. Turp dhe faqja e zezë, ju ndihmoi Amerika ti jepnit dërrmën një përbinshi politik që ka 30 vjet që ju ka zënë frymën, ju shkoni dhe e fusni kokën me dëshirë në zgjedhën e tij. Jazëk ju qoftë, paskeni qënë njerëz pa shtyllë kurrizore. Shkoni tani në “Shtëpinë e skllavërisë”, atje e keni vëndin, sepse as që ju ngoh dielli i lirisë ju plehëra mosmirënjohës. Si zgjedhës më lindi shpresa për ditë më të mira dhe kisha për t’a votuar fraksionin tuaj, por shoh se paskam fluturuar kot si një fëmijë i papjekur. Rruga e mbarë ju qoftë. Shkoni në prëhërin e Rusisë. Zaten atje e keni vëndin, me dashurinë për të ju kanë ushqyer qysh në vezë.

  2. The truth says:

    Mos e rruaj fare nga grupi i deouteteve. Nuk e kane seriozisht lolot. I degjon qe thone papushim te dorehiqet Berisha. “Harrojne” qe ti ke perjashtuar dhe ata ngriten duart ne shenje aprovimi.
    Keshtu qe mos e rruaj nga lolot, ne fund te fundit vendin e deputetit e kane dhurate nga ju. Shiko Ramiun se po tha ai dorehiqu nuk ke shpetim.

  3. Beno says:

    Sa mirë do te ishte o Luli t’a kishe bërë me kohë dorëheqjen.
    Tani ty pashmangshëm po te largojnë dhunshëm bashkëpunëtorët e t’u. Me në fund ata panë fytyrën tënde të vërtet dhe u distancuan nga humbja e turpshme.
    Shqiptarët janë popull i sinqertë. Ti Lul je i veçantë.
    Ti humbjen e quan fitore.
    Ti ke vetem dy shokë të tjerë në Shqipëri. Ke Frrok Çupin dhe Spartak Ngjelën.
    Ju te tre mundë të quheni trekëndëshi i turpit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje