Hajduti i protestës!

13 Mars 2022, 11:12Politika TEMA

Nga Aranit Muraçi

Hajduti i protestës u zgjua edhe sot me dëshirën dhe idenë e tij të madhe për të vjedhur protestën. Ai ka ndërtuar një eksperiencë gati 30 vjeçare në ‘fushën e protestave’ dhe është bërë profesionist i vjedhjes, si në çdo fushë tjetër. Sigurisht, ai nuk është njeri i zakonshëm si shumica dërrmuese e qytetarëve dhe nuk duhet ngatërruar as me hajdutin ordiner të xhepave ose të pulave që pranon fajin dhe vuan moralisht e ligjërisht dënimin që meriton kur identifikohet nga shoqëria apo kapet në flagrancë nga shteti.

Ai para krizës së tërmetit, pandemisë dhe luftës në Ukrainë ‘spikati dhe shkëlqeu’ kur u fut në mes të protestës së studentëve, mbase e vetmja protestë masive ekonomike në këto 30 vite që nisi pa u veshur me ngjyra politike. Ndonëse nuk ishte student, mbase  kishte studiuar veset më të shëmtuara të shoqërisë, por ama, mjeshtër i madh në profesionin e tij, i pajisur brenda ditës me diplomë dhe gradë shkencore false, i dekoruar për çdo “arritje” ndryshe nga njerëzit e punës, hajduti i protestës më zë dhe figurë bërtiste çdo ditë duke dalë dhunshëm para opinionit publik se ishte me studentët.

Pasi e vodhi në fund protestën, pa e zgjatur shumë, të nesërmen hajduti i protestës harroi çdo hall të studentëve. Eksploroi në fusha të tjera, mbase mund të jetë bërë gjatë kësaj periudhe “specialist”, “ekspert”, “profesor” pse jo edhe “akademik”, ndërsa tani është ‘zgjuar’ sërish aty ku sheh se ka lindur një tjetër protestë qytetare, tërësisht në të drejtën e saj dhe në dukje me kërkesa po aq të drejta ekonomike, për ta vjedhur edhe atë.

Hajduti i protestës nuk ka kërkuar dhe nuk kërkon kurrë transparencë për publikun. Ai nuk flet për mungesën dhe dobinë e saj, nuk përpiqet dhe as dëshiron institucione dhe mekanizma ligjore që do të mund të rregullonin gradualisht tregun e mallrave, shërbimit, punës; një treg që ta përcaktojë gara e vërtetë dhe e ndershme vlerën e gjithçkaje. Nëse kjo do të ndodhte, hajduti i protestës atëherë do të tmerrohej, sepse e di që atij nuk do t’i gjendej dot një vend as në radhën e fundit të shumicës së qytetarëve të thjeshtë e të ndershëm.

Me aq sa kuptohet ka diçka anormale që është zhvilluar gradualisht në dëm të interesit të gjerë publik dhe ky proces nuk është ndalur në asnjë çast, për shkakun kryesor të atij që po e quajmë sot thjesht “hajduti i protestës”.

Në jetën e përditshme hajduti i protestës identifikohet lehtë. Është ai që fajëson çdo qytetar të ndershëm i cili ka ngritur zërin karshi çdo padrejtësie që mund t’i jetë bërë atij dhe shoqërisë në përgjithësi, duke kontribouar në një padrejtësi të dytë dhe duke i shkaktuar një dëm më të madh të ardhmes së vendit.

Prandaj për të garantuar të ardhmen e tij, hajduti i protestës kërkon të vjedhë protestën me çdo kusht!

Hajduti i protestës e di se kudo tjetër, në çdo vend të Europës aktualisht janë duke u rritur me shpejtësi çmimet, por me ç’po sheh ai në asnjë vend tjetër nuk po zhvillohen protesta, përveçse në Shqipëri, aty ku për fatin e tij të madh është e bërë e zakonshme që të krijohet gjithmonë diçka për të grabitur.

Megjithatë hajduti i protestës kurrë nuk ka kërkuar t’ia dijë se çfarë prodhon ekonomia jonë, çfarë resursesh ka ajo, si shfrytëzohen ato, çfarë importohet, eksportohet etj. Ai nuk e bën dot asnjëherë dallimin mes cilësisë dhe çmimit, ofertës dhe kërkesës, rolit që duhet të luajë shteti në respektimin e rregullave të lojës, sepse të gjithë këto nuk kanë asnjë lidhje me profesionin e tij.

Hajdutin e protestës dhe sojin e tij shumica dërrmuese e qytetarëve të thjeshtë mund ta kenë parë çdo ditë në këto 30 vite duke denigruar çdo njeri të ndershëm të këtij vendi, punëtor, të edukuar dhe paqësor, aq sa e ka detyruar atë të paguajë padrejtësisht një çmim ndoshta të parikuperueshëm në jetë.

Sikurse kemi parë këto ditë kudo në Europë po zhvillohen protesta në solidaritet të plotë me Ukrainën dhe vetëm në Serbi apo në Mal të Zi kemi ndjekur po ashtu protesta sporadike që përkrahin pushtimin rus të territoreve ukrainase. E nëse inflacioni në rritje (për vendet normale) është gjysma e së keqes, destabiliteti mund të jetë katastrofa e vërtetë e ekonomisë së një vendi, llogari kjo që me siguri nuk i intereson aspak hajdutit të protestave.

Kemi parë edhe kur u dogj Parisi dhe Franca pak kohë më parë vetëm sepse çmimi i naftës u rrit në mënyrë abuzive me një cent ndërsa qeveria u detyrua të tërhiqej nga “marrëzia e lojës së çmimeve” në kurriz të popullit.

Hajduti i protestës në Shqipëri me siguri do të kishte qenë i ngopur ato ditë, por pas krizës së pandemisë dhe luftës në Ukrainë  po shfaqet më i etur se kurrë sot për të vjedhur diçka nga protesta e radhës.

Nuk e kemi shpikur ne tregun. As abuzimin! Qeveritë kudo në botë kanë ngritur mekanizma që kontrrollojnë tregun, duke mbrojtur konsumatorin mbi çmimin dhe cilësinë dhe përmes tyre në çdo rast abuzimi e godasin rëndë tregun oligopol (kur një produkt e afron një numër i kufizuar tregtarësh) ose atë monopol (një podhues i vetëm).

Është e thjeshtë t’i biesh shkurt dhe të thuash se tregu përcakton çmimet, bazuar mbi ofertën dhe kërkesën. Por çfarë ndodh me tregun kur nuk ekziston konkurenca e lirë dhe sidoemos atëherë kur ngrihen dyshime se abuzohet me cilësinë dhe çmimin në kurriz të konsumatorit?

Vetëm hajduti i protestave nuk ka një përgjigje. Prandaj duhej transparenca, që sot shqiptarët e ndershëm në vend që të merrnin si ofertë zgjidhjen më ideale të mundshme për të përballuar ‘çmimet e çmendura’ të një tregu global që po shkon në rritje të shkaktuara prej shpërthimit të luftës, fill pas krizës së pandemisë, që ata të kishin kuptuar me kohë se çfarë nuk shkon dhe jo të ishin sot të shqetësuar, ose në protestë ndryshe nga çdo vend tjetër normal i Europës, megjithëse shumica prej tyre e di që rrezikohet t’ju vidhet protesta nga hajdutët profesionistë të saj.

Sa naftë dhe burime të tjera energjitike prodhon Shqipëria, me çfarë cilësie, sa importon dhe sa eksporton, sa rezerva ka siguruar? Nga sigurohet nafta bashkë me burimet e tjera energjitike, shto edhe produktet e shportës së konsumit të përditshëm bazë, me çfarë çmimi dhe cilësie blihen dhe me çfarë çmimi shiten? Këtë çështje qeveria duhet t’ia kishte drejtuar vazhdimisht “ekspertëve” dhe “specialistëve” të shumtë të ekonomisë (disa të mbetur nga koha e piramidave si ideatorë të tyre), të cilët përveç ‘etiketës së pamerituar’ që mbajnë në ballë si dhe faktit që shumica prej tyre paguhen padrejtësisht nga taksapaguesit, ndoshta në mënyrë edhe më abuzive se çmimet e pashpjegueshme të tregut, me qëllim që dita e sotme të ishte një ditë sa më normale si kudo në Europë; që e sotmja dhe e nesërmja të mos ishin ditë protestash dhe hajduti i protestës të ishte i pashpresë.

E tronditur gjatë viteve të fundit nga krizat e njëpasnjëshme (tërmeti, pandemia dhe lufta e Ukrainës) nëse nuk do të ketë reflektim dhe ekonomia jonë nuk do të orientohet nga prodhimi dhe njerëzit e saj të punës e të vlerës së tregut, pas kësaj proteste hajduti i protestave me shumë mundësi do të jetë i pari në radhë, në pritje që të dekorohet me titullin e lartë ‘mjeshtri i madh i punës’.

26 komente në “Hajduti i protestës!”

  1. Qaniu says:

    Ku e fillove dhe ku dole?! Shkrim kakofoni. Fjalë të përgjithshme, asgjë konkrete. Kësaj i thonë “As ashtu as kështu”.

    1. Dani says:

      Une besoje se për sa kohe që Sali Berisha dhe ilir Meta të jeni në politike dhe aktive protesta do deshtone për her. Se pse kët dy individual jane si dy korba që i sillen rrotudhe trupit të vdekur të Shqiprise. Edi Rama ështe hajdute dhe i poshte një lloje si ilir Meta dhe Sali Berisha. Por njerzit këta dy persona i urren jashte mase dhe prandaj ja frike të dalin në proteste . Se pse keta dy korba sillen rrotull për të ngren mish prandaj ky hajduti i Erdoganit e ka shume të let për të tremble njerzit e thjeshte

      1. Likja says:

        O NA HENGSH MUNE O DANI…PO KRAHASOHET SALIU ME EDI RAMEN O KACARRUM MISRI…PO SALIU ESHT VRASES SERIAL O KARABUSH

    2. Gjirokastriti says:

      O Qani po ty kush te Q..

      1. Vranakonti says:

        O Qani! Po ty kush te pjerdh ne koke? O tutkun qe i fut te gjithe ne nje thes. Sa per dijeni,Rama nuk eshte hajdut se nuk ka nevoj te vjedhin popullin e tij qe i ka besuar dhe do t’i besoj akoma edhe ne vitet e ardhsheme.Kryeministri me i mire deri tani eshte Edi Rama. Ate e kane inat vetem hajdutet (Saliu,Meta,Bashbrava,Fallxhorja), qe nuk po e bejne dot shokun e tyre.

    3. Tweeti says:

      O qani, o te qafte jotom! Ik lexo dhe meso te kuptosh. Kur je i trashe ske ci ben. Ndoshta dhe ti je si hajduti i protestes.

  2. Te gjithe thone vendi me i varfer,por nuk na tregojne kur kemi qene te pasur.dhe kete e thone te pasurit me vila dhe makina luksoze says:

    Edhe hajdutet e protestave e ndjejne rritjen e cmimeve se nuk duan te harxhojne nga milionat qe kane 30 vjet qe na vjedhin.
    Familja e berishovicit,meta monika,tit vasili,e sa e sa hajdute te tjere e ndjejne me shume nga populli se kane 8 vjet qe nuk po vjedhin si me pare kur ishin ne pushtet…
    Pushtusit e tokave nuk po pushtojne me toka si dikur ne kohen e qoftlargut sali…

  3. Unfortunately says:

    Jane te peshtire, edhe kur kane nje gjysem te drejte jane aq te neveritshem saqe nuk degjohen. Nuk ka faj populli qe i jep 60% Rames.

  4. Tefter Hesapi says:

    Sazan Guri, Bujar Kapexhiu, Osman Mula, Vëllezërit Budina, juristja Kalaja, Peço Vasili, Mona Kokëmadhja, Erisa Xhixho, etj, …… janë hajdutë profesionistë protestash, që paguhen nga Sali Berisha & Co, për të poshteruar këtë vënd…..

    1. labi says:

      Shto edhe neomarksistet e Arlind Qorrit

  5. aaa says:

    Dalin ne televizor me kollare kepuce dhe kostume 1000 eurshe dhe bertasin skemi buke, skemi nafte, u shtrenjtu nafta, skemi uje….. s’kemi pushtet…. cfare te bejme…

  6. per sherbetoret e pushteteve ka vetem neveri says:

    Leni mor Muracke ato dengla me Hajdut proteste por plasi syte tek Hajduti Qeveri qe ka varferuar kafsherisht shqiptaret!
    Plasi syte tek varferia e shtrire kudo dhe shumfishuar ngado. Dil nga furriku i qeverise te te vije ashikimi dhe gjykimi.
    Nuk ke as ti askush tjeter aq force hyjnore sa te fshehesh varferimin e shqiptareve pas denglave koti.

  7. Taulant says:

    Fatkeqesisht vendi ka per te falimentuar brenda pak muajsh.
    Para 3 muajsh per te financuar PPP-te dhe borxhet e vjetra mori 600milion euro borxh ne bankat nderkombetare me interes 7%.
    Serbia me 1.2% ndersa Maqedonia me 1.6%.
    Shqiperia ngaqe eshte vend ne rrezik falimentimi e mori borxhin me 7% interes.
    E gjithe arka e shtetit eshte bosh .
    Oligarket po i pijn gjakun popullit.
    I droguari i eshte afruar ngordhja.
    Nuk ka me ke te fajesoj per varferin se eshte vete zot vete shkop prej 9 vjetesh.

    1. antipatrea says:

      Prit ti prit edhe nje cike o Taulant (e shumta 20 vjet) , se dikur do i bien koqet dashit …

  8. Kupa me kapak, kupa pa kapak says:

    Ky taulanti është me “t” të vockëëëël mbasi është një SaliPekëLikMona dhe një fotokopje e keqe e tyre, shkruajtur në letër wc-je të përdorur parç e prapç…..

  9. Askushi says:

    Qekur nisi protesta u duk qevishte politike ku vlera do i bi te si ajo fjala cudia me e madhe 3 dit zgjat, nuk ka nevoj te quhet hajdut se pak jan ata qe nuk e kuptojn dolu Osman Mula shum respekt per te por e felliqi kish ardh nje pseudo avokat nga laci ish nendrejtor burgu Mond Piroli ku e zbythi monika hodhnga detyra, hodhi kandidaturen per krytar bashkie kaloi me partin e patozit u zbyth prap nje avokatuc pa dinjitet, pastaj erdhen te tjer e te tjer fytyra te njohura , kaloi ne politike kur doli sali plehra , monika halja dhe ilir floriri, dolen xhixho e xhixha , doli petrit vasili me surratin si gerdall dhe kji histori vazhdon per 32 vjet ku njerezit shkojn pas sali plehres dhe pas politikes se thesit te miellit, enderrojn si zelinksi aktor se ndoshta nje dit ndoshta behen si ai, nga kurbini erdhen te gjith krahu i lul kok ngjymit ku me lojen si rrospiet se po humbet po behet gati tja ler non grates kjo esht politika 30 vjecare e plehrave te vendit ton ku e shkaterrojn cdo dit ,ku shesin vendin cdo dit dhe ku dalin lypin neper bot duke kerkuar lemosh se nuk ka me naft se sala ja dha milloshevicit e tjetri e shiti tek gregu dhe ky i fundit tek turku kjo esht politika me nje popull bageti e bujqesi .pirja e gjakut nga shushunjat e vendit ton te dashur.

    1. Kunadhja says:

      Bravo .Nje koment shume I goditur Askush..

  10. Kostari says:

    Fajin e ka SALIU !!

  11. ilir says:

    Hajdut e genjeshtar.Gjyshja jote si njehte kartat e kreditit.

  12. Rajmond Vlonjati. says:

    “Taulant”-i eshte nje figure poliedrike ne rrafshin e shkencave te ekonomisë globale, keto punet e ekonomisë lokale dhe rajonale i ka si buka me djath.
    Mjere vendi dhe shoqëria jone qe rrisin keto vemje.

  13. Enveristet says:

    Mos mbeste vendi pa Edi Ramen,
    qe ketij mileti ti shkordheje nonen,
    ate perle “S’KENI PARE GJE AKOMA”,
    jo nuk i kishte vetem per opozitare,
    e kishte pa dallim feje, krahine, ideje,
    fiks si Enveri yne qemoti kumandar!

  14. Vranakonti says:

    O Qani! Po ty kush te pjerdh ne koke? O tutkun qe i fut te gjithe ne nje thes. Sa per dijeni,Rama nuk eshte hajdut se nuk ka nevoj te vjedhin popullin e tij qe i ka besuar dhe do t’i besoj akoma edhe ne vitet e ardhsheme.Kryeministri me i mire deri tani eshte Edi Rama. Ate e kane inat vetem hajdutet (Saliu,Meta,Bashbrava,Fallxhorja), qe nuk po e bejne dot shokun e tyre.

  15. Alfred says:

    “Enveristet” jane raca me hajvane ne shoqërinë tone, pas tyre vijne “Taulant”-tet e antinjeriut Sali Ram Berisha.

  16. Zgjohu says:

    Komplet kasta politike Shqiptare suhet te QERROHET te ZHDUKET nga skena politike dhe vendimmarrese .
    Kryeministri Shqiptar doli dhe PA PIKE TURPI dhe PA e VRARE ASPAK NDERGJEGJIA, I MUNDUA TE MASHTROJE PERSERI SHQIPTARET, DUKE THENE SE, NUK E UL TAKSEN E NAFTES SEPSE DO FITOJNE ATA WE KANE X5.
    DHE une si qytaetar I thjeshte po e pyes sa perqind e shqiptareve kane X 5 ???? 5% – 10% ????
    Pra per 200 000 persona , ti I dashur Kryeminister po MBYT ME TAKSA 2 MILION NJEREZ? ???
    ZOTI KRYEMINISTER, MOS VALLE HARRONI SE JENI PIKERISHT JU QE KETYRE ME X 5, UA MBUSHNI XHEPAT ME MILIONA EURO DUKE U DHENE KONCESIONE…
    PRA MJAFT ME ME MASHTRIME, GRABITJE, VJEDHJE, RROPJE PA MESHIRE TE POPULLIT SHQIPTAR, ZHDUKUNI PLEHRA,MASKARENJ, HAJDUTE,SATRAPE, QERROHUNI TE GJITHE PA PERJASHTIM RAMA,META,BERISHA,BASHA,VELIAJ ETJ, JENI LLUMI I SHOQERISE SHQIPTARE.

    1. Arber says:

      Atë taksën e ndotjes dhe të qarkullimit, a do ti paguaje në fund të vitit? A nuk është njëlloj? Apo ke qejf të gënjehesh kur e blen naftën “lirë” tek pompa; edhe pse do e paguash të tërën në fund?
      Budallenj!

  17. joel shkodra says:

    I bindur nga titulli se artikulli do te jete per Salen, mbeta i zhgenjyer kur lexova “me diplome dhe grada shkencore false” se keto nuk i ka Sala. Atehere nuk e gjeta dot se kush do te jete, sepse jane shume me … false.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje