Njerëz në radhë për të vrarë Krishtin e Europës

12 Mars 2022, 18:51Politika TEMA

Nga Frrok Çupi

Në radhë proteste…

Edhe para 30 vjetësh e kam parë po këtë imazh në Europë: Qytetarët e vendit sollën ushqim për refugjatët shqiptarë, ndërsa shqiptarët mbushën xhepat me gurë përballë patriotëve….Tani më trishton mungesa e dhimbjes dhe e mëshirës e shqiptarëve përballë qytetarëve ukrainas në luftë. Këta janë në radhë, gjasme si në radhë për benzinë, por në fakt: për të vrarë krishtërimin europian.

Çfarë po na ndodh me “protestën e bekuar” të demokracisë?

Një prift në Mirditë u ndal para tyre dhe desh t’u hiqte ‘kapelën’, mbasi nuk mundi të përballej. Ata nuk e lanë të kalonte, por edhe ai nuk i dihet çfarë po mendonte për ta. Prifti, autoritet i Atit Qiellor, ndoshta po përtypte fjalët e Jezusit se ‘mëkatari nuk dënohet, por pranohet’. Asgjë më shumë.

Të gjithë po e pranojmë turbullirën e shkaktuar këto ditë, edhe zënien e rrugëve; po pranojmë edhe kur u dalin makinave në rrugë dhe kërcënojnë njerëzit ‘zbrisni, ejani në protestë!’; edhe kur vërshojnë lokaleve të Tiranës për t’i ngritur njerëzit në protestë. Po pranojmë t’i quajmë ‘të bekuara’ protestat e sponsorizuara nga të korruptuarit e mëdhenj…

Po i pranojmë për hir të ‘Jezusit’ që tha t’i paqëtojmë shpirtrat e trazuar, domethënë protestuesit dhe protestat e kohëve të sotme. Ne e dimë se ‘protestat janë e mira për shoqërinë’, ashtu sikurse edhe vetë protestuesit e kanë mësuar duke shkuar nga njëra në tjetrën: Të njëjtit njerëz në çdo protestë: nga Teatri te Unaza, nga 2 marsi te 6 marsi; nga ‘komunizmi’ te ‘krishti’.

… Po vallë pse po guxoj të merrem me ‘Krishtin’, ndërsa jam një i krishterë katolik dhe të fshehurit pas ‘Islamizmit’ do të turren pa mëshirë… Prapë do të nisë një tjetër protestë?! Por nuk është fjala për kaq pak, sa për një shenjë besimi, as për ikonën e Krishtit. Është fjala për orientimin tonë kombëtar drejt qytetërimit perëndimor. Këtej jemi orientuar, këtë u kemi thënë si nacionalistë edhe Rilindësve dhe vetë Gjergj Kastriotit…

Më vjen trishtim pse kombi, prej këtyre pamjeve, po shfaqet si ‘barbar i pamëshirshëm’. Në gjithë hartën politike të Europës, vetëm në rrugët e Shqipërisë filmohen radhë njerëzish që protestojnë ‘për makinën’. Në Poloni, Britani, Rumani, Ukrainë, Gjermani…. filmohen radhë të gjata që shkojnë në ndihmë të Ukrainës së vrarë nga Rusia.  Njerëzit e Ukrainës po digjen në zjarrin e luftës. Rusia po i vret në rrugë, në metro, në xhami, në spital; varganët me fëmijë e me nëna po marrin rrugët drejt vendeve europiane për një strehë e për pak jetë.

A na takonte ne shqiptarëve ‘luksozë’ ardhur nga anë e anës së fshatrave të vendit që t’i përplasim neverinë fytyrës së atij kombi sikur ‘asgjë nuk na intereson, bëni ç’të doni me Rusinë, naftën mos na e pengoni me vuajtjen tuaj!’. Se në fakt kështu lexohet mesazhi ynë i ‘protestës’ para popujve të mëshirshëm europian. Ata, europianët, askush nuk po ‘pështyn’ mbi vuajtjet e kombit ukrainas. Ata, europianët, janë njerëz si edhe ne, u janë rritur çmimet, u janë shtuar rreziqet për shkak të luftës në Ukrainë, u janë krijuar po kaq pasiguri…, por askush nuk e ka ‘pështyrë Krishtin’ e mëshirshëm të Ukrainës.

Po, vallë, ne sikur bëjmë dallimin me qytetërimin më të lartë të kohës!?  Po ne sikur që në Perandorinë Mongole të Xhingis Hanit, jetuam me makinë në vathin e lopëve dhe tani ‘ça janë këta ukrainas e këta europianë!’ që na lënë makinat në ‘tako’. Karburantet dhe energjia ka çuar në qiell çmimet për gjithë botën, dhe kjo për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë…

Kush nuk e ndjen mëshirën dhe dhimbjen për popullin tjetër në luftë, këta nuk ndjejnë dhimbje as për njëri tjetrin. Mos mendoni se këta janë ‘atdhedashës’ dhe ‘patriotë’ për kombin.

Që nga vitet ’90 më kanë mbetur në sy pamje të ngjarjeve të trishta ‘shqiptare’ në qytetet europiane. Në Bazel të Zvicrës, 1991, pritej treni i mbushur me refugjatë shqiptarë që shkonin për në Gjermani. Banorët zviceranë kishin marrë lajmin, dhe pas lajmit- nga një pako me ushqim të ngrohtë, dhe ishin vënë në radhë para dyerve të vagonëve.

Por edhe një radhë tjetër përballë ishte krijuar; kjo ishte radha me shqiptarë që jetonin në Bazel. Këta kishin mbledhur gurë për të qëlluar mbi ‘patriotët’ shqiptarë që tradhtuan vendin e Enver Hoxhës e u nisën në Europë.

Gurëmbledhësit e viteve të vështira janë të përjetshëm, kësaj here më duket se u mblodhën në Tiranë, teksa po bëjnë punën e politikës ‘anti- komuniste’ dhe të korruptuarve në vitet që erdhën pas vuajtjes me trena. Këta po gjuajnë për të vrarë ‘Krishtin’ e Europës, domethënë mëshirën në sjelljen dhe portretin e kombit shqiptar.

Sinqerisht, por fatkeqësisht: Jemi i vetmi komb i Europës që po e bëjmë këtë akt. Prifti thotë se ‘mëkati nuk dënohet, por pranohet’, përderisa jemi mes nesh.

50 komente në “Njerëz në radhë për të vrarë Krishtin e Europës”

  1. Aron says:

    Si gjithmone, i sakte.

    1. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

      Kjo eshte rraca bastarde turkoshqipfolese keshtu do te vazhdohet edhe per shume shekuj……
      Kujtoj se ministri turk(e njejta rrace bastarde) u shpreh perpara medias se : “…..ukranezet e lakmuara prej burrave turq nuk po na vijne ketu m’turkye por po shkojne neper shtete te tjera….!!!!!
      Kjo tregon se ,per cfare rrace bastarde sunite behet fjale……

      1. ben. says:

        Joe biden thote qe ne nuk jemi ne lufte me rusine dhe as nuk do bejme lufte per ukrainen. Dhe eshte pikerisht ky qe e karikoi zhelen e ukraines.
        Te njejten gje thote edhe makron e te tjere ne europe.
        Na del ky zhelja ,spiuni i komunizmit bashke me karagjozin rama dhe thone jemi ne lufte.
        Cdo shqiptar qe con femijen ne kopesht ne shkolle, ne keto dite te ftohta ne kembe se nuk i del llogaria te paguaje naften, kete plehere duhet ta peshtyje ne fytyre, me sakte ne surat se fyryre ky vemje nuk ka.
        Cdo pensionist qe me ata pak leke qe mer , dhe me cmimet e Frokit dhe te rames nuk do i bleje dot nipit dhe mbeses 1 embelsire, kete vemje duhet ta peshtyje ne surat.
        Duhet te paguajme ne ,se kastrati nuk behet fjale te ule normen e fitimit???? Jo te humbasi.
        Duhet te paguajme ne se rama do me shume leke ne buxhetin e shtetit ti jape zotos per plehrat???? Qe i mer milionat edhe kur eshte ne kerkim????

    2. E verteta says:

      Shkoni mor bythqira ramiste!Po pse se tregon meshiren kristiane per banoret e 5 Majit,Laprakes etj.I nxorren mes palces dimrit,korones ne 04.00 te mengjesit me dhune shtazore nga shtepite.Pse nuk nuk ka meshire kristiane per taksat e shqiptareve qe po abuzohen me tendera kriminale te qe jepen sipas oreksit me % apo inceneratoret skandaloz qe rropen buxhetin e shtetit.Del thitlopa e sallaksit dhe na jep mend,apo ajo tjetra torrobellja 30 vjec ministre e kalamajve qe thote mufka se une jam ministre dhe me duhet makina.Por keto jane me te urryerit ne bote ,keta nuk durohen.Shtypi i felliqur ‘me gazetare si ky Froku nga Gruemira,apo gazetare menaxhere spitalesh ,Ukt etj krimba qe mbrojne kermen qe ka ne pushtet 24 vite.E gjetshit tek femijet tuaj me keto qe i keni bere njerez ve ne Shqiperi.Taksat e naftes jane 135lek(r)/1 lt ngarkesa me e madhe fiskale ne Europe ,

    3. Mirditorie says:

      Si gjithmone rrogetar i mjere. Keshtu ke bere tek Saliu, keshtu tek Fatosi, keshtu edhe tek Rama. Me pak fjale, njeri pa bythe.

      1. Zagali says:

        Ben! Na rrofsh bythen.

  2. MM says:

    Hipokrizira, budallalleqe, t’i kerkosh nje prej popujve me te varfer ne europe mos ankohet se po u shtrenjtojne buken. Dhe te japesh argoment se s pyesin per Ukrainen. Turp e faqe te zeze. Populli duhet te luftoje per nje shtet te drejte dhe kunder palo shtetit te korruptuar per te cilin mbajne pergjegjesi pozite muti e opozite kaka. Populli nuk duhet te ndalet, ka ardhur koha qe fiala t i degjohet, qe palo shtetit t i jepet ultimatum. Ndryshe Shqiperia do zbrazet akoma me shume. Aty do mbeten kokeloqet e deshtuara qe shkruajne budallalleqe dhe hajdutet. Me mire Vone se kurre!

  3. ERNEST MANE says:

    EUROPIANET NUK MARRIN 300 EURO PER FRUM O SHOKU FRROK, EUROPIANET EDHE PSE MARRIN MINIMUMI 1500 EURO PRAP NAFTEN NUK E KANE SA NE.

    MOS BEJ TRAPIN DUKE KRAHASUAR EUROPEN ME SHQIPTARET.

    NDJESE QE I KEMI THENE KM HAJDUT SE MBASE NUK ESHTE POR PER MUA AI NUK ESHTE HAJDUR POR KRYEHAJDUTI I SHQIPTAREVE.
    MJAFTON QE MBAN NJE HAJDUT SI BEN AHMETAJ PRANE VETES PER TE QENE KRYEHAJDUT.

    DHE PER KRYEHAJDUTIN KA VETEM VDEKJE

    1. vertino says:

      Po mire mo ti Ernest Tum mane, ti thua qe Rama është krye hajdut .Ok let’s get it on…
      Une kam një pyetje per ty o devil i lindur :A di gjë ti ku jane uzinat e përpunimit te naftës? Ballci, Cerriku,Albpetroli?
      Mos valle i ka tjetërsuar ky ‘krye hajduti” Rama apo ke harruar Taçin nga Tatataci Kolonjë, qe Liria e Sales & Berisha family e kishte mik per koke?,
      Di gjë ti se ku shkuan Azotiku i Fierit, Superfosfati i Laçit, Kombinati Metalurgjik Elbasan, kombinati tekstileve ne Tirane dhe Berat dhe lista vazhdon pa mbarim…
      Ti o mjeran, dumbabist,me fal qe po te them por, je miop dhe flet nga maja e thanes.
      Gjëma qe i ka bere Maloku Vicidoloit dhe agai i Skraparit Like floriri, nuk mund te krahasohet me gabimet qe ka bere dhe ndoshta ben Rama.
      Nuk kam ndonjë preference per Ramen por te paktën ka bere diçka le te themi Reformën ne drejtësi, nga reformë plepishte ne reforme te paktën me nocione perëndimore, por qe ecën ngadalë per shkak te rrënjëve 30 vjeçare qe kultivoi prijësi yt legjendar maloku S.B e shpura e tij .
      Tung loco e rri me koke mbisupe e këmbë ne toke.

      1. C’’ishte ajo replike sinjor Vertino ?!
        Komentuesi qe ti replikove dhe njekohesisht e fyeve nuk mbrojti Salen dhe as Liken por cilesoj kryeministrin Rama si kryehajdut. Ne fakt ai e mbajti me hater se Rama nuk eshte vetem kryehajdut por eshte nje thes i mbyshur me te gjitha veset qe mund te kete nje njeri. Pra Rama eshte vete Luciferri .
        Jam dakord me ty ti ke mendimin tend por jo me ifendime . Jo per gje por njerzit qe shajne e fyejne me teper shfaqen si legena se njerez serioze.
        Ndersa perdorumi i gjuheve te huaja ne rrjetet sociale shqiptare nuk te jep ndonji kredibilitet, perkundrazi . . . . .

  4. Na mbyten shpellaret says:

    ERNEST MAN
    O GOMARE DETI PO NE SHQIPERI NUK E PAGUAJNE QERANE PER NJE APARTAMENT 1+ 1 ME 2.300 EURO O SHPELLARE I FOLTORES .
    E KA MBYTUR INJORACA SHQIPERINE E GJORE .

    1. ERNEST MANE says:

      JA EDHE NJE SEPIE HOMOSEKSUALE I RILINDASIT QE KA SHEKUJ QE KA DALE NGA SHPELLA.
      NJE BYTHELEPIRES TIPIK QE MBASE JEP ME QERA EDHE MOTREN VETEM TE MOS I FYESH KOMANDANITBLEGJENDARE APO ZEUSIN SHQIPTARE.

      TI QE NGA TOGEFJALESHI DUKESH QE JE ÇOBAN I DALE NGA AKADEMIA E COBENJEVE.

    2. Turi says:

      Ore gomar. Po ku ka apartament ne Europe 1+1 , 2300 euro. Vetem nese eshte i mobiluar me flori. Shpellari ketu je ti.

      1. Turi bari dhenesh says:

        Turi kur ke shkuar deri ne Janine te Greqise kuptohet di vetem cmimet e Janines .

        1. Turi says:

          Po nga e di more trap qe kam shkuar ne Janine. Kur une ne Greqi skam qene ndonjehere ne jeten time.

  5. Tony says:

    Flm, me ne fund nje intelektual qe ua perplas te verteten ne fytyre shoqerise. Mbahemi per te zgjuar dhe fajesuam Enverin per 50 vjet vuajtje por shume shpejt harruam si i denonim intelektualet qe thoshin te verteten dhe mbeshtesnim Partine. Edhe atehere intelektualet ishin pakice. I mbysim se e verteta na vret, ne duam genjeshtra dhe djallezi. E verteta lendon por sheron. Respekte

  6. Agustini says:

    Se njifke fare Gjergj Meten o Frrok burri. Ai esht militant i Berishes i thekur vec Sali Luzha mujtet me ja kalu ne besnikeri. Ska qen kurrsesi rastesisht ne ate rrug po ka dal enkas me pas nji foto per propagand

    1. Ja dhe ditektiv Cochon na vjen ne ndihme per ecejaket e agjentit Dom Gjergj Meta..
      Pyk.

  7. Pikio says:

    Zoti Frrok! Jeni pene e arte.Edhe kur,si ne kete rast,nuk jam dakort me permbajtjen per disa elemente te shkrimit,eshte kenaqesi te lexosh .Flm

  8. sotiri says:

    Z. Frrok!
    Mos u cudit aspak. Filoruset dhe filoserbet, kane tridhjet vjet qe e presin kete dite. Saliu, ishi i PD, ishi kryeminister, ishi president i Shqiperise, ka 30 vjet qe i sherben Rusise, perderisa thuhet se eshte spiun i serbit, pra edhe i rusit. A nuk ka bere ai cdo gje per interesat e rusit dhe te serbit qe nga fillimi deri sot. Ai dhe Ilir Meta po e prisnin me padurim kete dite, dhe do ta shfrytezojne sa te munden, por ama jane lumturuar qe te dy dhe te gjithe langot e tyre. Sa per mirenjohen kombetare, as mos te te shkoje nder mend, kurre. Popull mosmirenjohes, popull qe e ka me lehte te ndjeke nga pas Saliun dhe Ilirin sesa te bejne dicka njerezore, apo per te shprehur keqardhjen per popullin e Ukraines qe digjet dhe pervelohet nga cari i Rusise – miku i Saliut dhe i Ilirit.

  9. rorirota says:

    Si gjithnjë i saktë!
    Sa kohë Sala dhe Ilir hajdutët, do jenë aty ku janë, nuk do gjejë qetësi Shqipëria, dhe ata që i ndjekin pas janë vetëm injorantë që me dashje ose pa dashje, nuk duan të mirën e shqiptarëve. Të shkosh me makina të shtrenjta në protestë, dhe të protestosh se s’kam para të blej bukë, është të tallesh me njerëzit. Në asnjë vënd nuk protestohet për naftën, dalin në protestë në mbështetje të popullit të Ukrainës. Politika e ndyrë e të kurruptuarve po e përdor protestën për intertesat e tyre. Dështuan edhe këtë herë, kur me 6 mars, nuk morën asnjë bashki. Do thoni ju morën Shkodrën, jo atë e kishin, nuk morën as gjysmën e votave të marra para 2 vjetësh.

  10. Thor says:

    O Frrok, a je idiot a ben vete?
    Po ca ngaterron Zotin kot, dhe ben nje mish mash fjalesh, vetem e vetem te justifikosh ramem, qe sia shkruaj dot emrin me germe kapitale.
    Protestuam sot per abuzimin kafsheror me cmimet qe rriteshin cdo dy ore, o gomar.
    Na u zhduk nga syte keto dite, se na neverite me servilizmin tend, palo burre, ne vend te gezohesh qe nuk ka vdekur shoirti i protestes qytetare, ben gerr verr si kone e vogel e pushtetit, me keq se brace, tao balla etj

  11. Malo says:

    Shqiperia proteston.Ca si puna e Cupit dhe Bazed ngrohin vezet ne furikun e qeverise. Jepu force O Zot te mos flasin kur nuk kane e nuk dine cfare flasin!

  12. Zyko says:

    Frrok.
    Kisha kohe qe mendoja se je ne anen e qeverise edhe kur s’duhet por sot jam i bindur qe ben lojen e qeverise. Edhe nje here qe kjo proteste eshte popullore dhe e drejte ju mundoheni t’a shuani me argumentin banal te “patriotizmit”. Turp.

  13. Strazua J says:

    Z.Froku
    Vlerat fetare, nuk kane vlere ne shpirtin e Sali Berishes.
    Ne e pranuam Saliun qe diten qe u konvertua nga komunist ne demokrat. E pranuam edhe ahere kur na vrau. E pranuam edhe ahere kur na vodhi. E pranuam edhe ahere kur na shpalli “komuniste” sepse nuk ishim nga Vicidoli. E pranuam edhe kur na nxorri nga puna dhe ne vend tone morri “skifteret” e vet. Ne i pranuam edhe keta “skiftere” edhe se pse vinin ere perc dhe na vodhen, naten ne gjume. Ne pranuam te merrnim rruget e Evropes, sepse sic thua edhe ti ne shpirtin tone ishte toleranca fetare.
    Ne po i pranojme edhe sot kur i jane vene Shqiperise ta coptojne. Ne i pranuam edhe kur coptuan vehtveten dhe PD e bene dy PD. Ne e pranuam Saliun edhe kur Amerika e shpalli “non grate” dhe menduam se Amerika nuk eshte fetare. Ne e pranuam edhe pse Amerika qe krijoi ne dhe Kosoven e shpalli armik te demokrcise. Pranuam edhe familjen e tij qe Amerika e shpalli hajdute. Pranuam dhenderin e tij qe e hedh “shurren perpjete”.
    E pranuam dhe cnuke kemi pranuar dhe jemi gati te pranojme edhe me shume.
    Keta jemi ne, z. Froku por nga ana tjeter eshte edhe Sali Vampiri. Ai nuk eshte me zotin, por me djallin. Ai mendon se ne jemi te dobet. Ai nuk kupton miresine, por njeh vetem forcen. Kulmin e arrin kur flet ne popullin e “tij” dhe Ramen e spall frikacak. Pra tolerancen ai e merr per frikacakllek. Nuk ka me mendje te prishur njerezore se sa kur ai na tregon “kanunin” dhe jo rregullat qytetare. Cte flasesh per rregullat fetare! Ku kupton Saliu nga keto.
    Pyetja eshte z. Froku deri kur. Ai edhe sot nuk rri rehat. Ai po provokon lufte ne Shiperi, sepse mendon se ai eshte trim. Ai nuk mendon me as per femijet e vet dhe kercenon me lufte. Kercenon bile dhe Ameriken!
    Cte bejme z.Froku? Ta pranojme ate prape deri sa te na degdisi ne boten tjeter? Ta pranojme ate qe po ben punen e rusit de Serbit? Ta pranojme perseri qe eshte kunder NATOS dhe perendimit? Ndoshta duhet ta pranojme! Cte bejme, jemi tolerante dhe do e pranojme te beje Shqiperine rrumpalle sepse ajo eshte ne aleance me Ameriken kunder Rusise. Ta pranojme edhe po qe se ai ka detyren per ta bere Shqiperine rrumpalle! Ta pranojme patjeter!

  14. Usa says:

    Frrok
    Solidariteti me i arrirë me ukrainasit,taxhikët e mongolët,do të ishte një akt i mos vjedhjes së shqiptarëve nga kasta jote,nga qeveria jote.
    Boll më.Po bëhesh rrezik kombëtar.

  15. thana says:

    Jeta nën diktaturë na shkatërroi dhe ato pak veti që kishim trashëguar. Jemi bërë shumë egocentristë dhe primitivë. Shikojmë vetëm interesin tonë, për të tjerët aq na bën. Nuk durojmë dot asnjë lloj kritike. Mjer ai që na vë në dukje një dobësi, i turremi me lloj lloj fyerjesh e sharjesh. Nuk dijmë të ulim kokën e të medojmë për të gjetur shkakun pse na kritikon dikush.
    Krenarinë e kemi pasur dhe më parë si një tipar njerëzor, por gjatë diktaturës Partia i përkëdheli aq shumë komunistët e kuadrot, sa që krenaria u kthye në një ves, secili mburrej edhe për punë të pabuka. Kjo krenari boshe e vrau ndjenjën e përgjegjësisë, të mirënjohjes, të mëshirës, të të kërkuarit më fal.
    A ju kujtohen ata pushtetarët e kuadrot që i duartrokitëm sa na dhembnin duart për 50 vjet, dhe kur erdhi koha dhe u detyruan të pranonin se sistemi diktatorial dështoi, nuk kërkuan të falur për gabimet e krimet që kishin kryer.
    A ju kujtohen krijuesit e realizmit socialist, që i quajtëm e po i quajmë “Njeri i Madh”, a pati ndonjë prej tyre që kërkoi të falur për veprat me të cilat helmoi popullin, e i shkatërroi moralin?
    A i njihni politikanët e sotëm, të cilët aleatët tanë strategjikë i këshillojnë e i fshikullojnë që të largohen nga rruga e gabuar, në vend të kërkojnë të falur e të largohen nga politika, luftojnë të mbrojnë bindjet e tyre të gabuara?
    Të tillë njerëz i japin tonin psikologjisë sonë shoqërore, ata janë gati të mbysin jo Frok Cupin, po dhe këdo që mund t’i kritikojë…
    Mjer Shqipërisa!
    Derisa të kemi këtë psikologji shoqërore të ushqyer nga krenaria boshe që na mbolli sistemi diktatorial, nuk do ta gjejmë dot ekuilibrin tonë psikologjik…

  16. Dardan says:

    Frrok Cupi duket i plakur… po te ishte i ri do te shkonte ne Beograd per te demaskuar thesarin e Vucicit
    qe vazhdon te sponsorizoje agjentin e vjeter te UDB-se, qe ngre ne kembe kokepalaret,
    ndonese tashme eshte i diskredituar dhe i shpallur “Persona Nongrata”!

  17. Mirditoti says:

    Sipas orientimit te Fuges mund te ishe pak me gomar! Nrjse sips llogjikes qr spiunet marrin udhezime jr konsistent!

  18. malo says:

    Eshte koha per maskarenjte, per kurvat dhe kurvaret te llojit Sali Berisha dhe Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe Liri Berisha! Eshte koha kur mbizoteron ligesia, vjedhja, korrupsioni, vrasjet me pagese, droga dhe prostitucioni politik dhe moral!

    A e keni vene re sa te lumtur dhe te gezuar jane Sali Berisha dhe Ilir Meta me te tyret?! Po, sepse kjo eshte koha e tyre,
    Dhe Z. Gazetar, duhet te dish se keta ka 30 vjet qe e presin kete dite, sepse duan Rusine dhe jo Ameriken. Keta te dy po tregojne se jo vetem keta, por i gjithe populli shqiptar eshte anti-amerikan dhe pro-rus, sepse te tille jane edhe vete.

    Fatkeqesia e madhe per Shqiperine dhe shqiptaret nuk ka filluar ende, prit kur Sali Berisha te behet kryetar i PD, kryeminister me vone, dhe Iliur Meta te vazhdoje te jete president. Dite te zymta priten te mbulojne Shqiperine.

  19. Drejtesia says:

    KY CUBI MIRDITES ESHTE SPECIALIST BYTHELEPIRJEJE PRANDAJ FALENI SE NUK DO TE BEJ GJE TJETER

  20. Komentuese says:

    Perfekt!

  21. TNT says:

    Shume i madh Frrok Cupi shume i mencur patriot dhe human

  22. ceni says:

    Ne proteste ishin te gjithe familjet e dekoruara nga toto Likja!Ishin te gjithe ata qe me Berishen kane qene pjesmarres ne krime!Ne proteste kishte edhe nga ata qe i kishte marre peng teatrimi Berishist,siç ishte humoristi Florian Binaj!
    Me falni se ishte edhe nje avokat nje fare Llapa(j) qe ne studion e Ylli Raqipit u shpreh se presidenti i ardheshem duket te jete komik i vertete ne profesion jo si Ilir Meta e te quhet Florian Binaj!Teatri vertet u prish por skena ka kaluar ne Presidence ku rreth rregjizorit Berisha e skenaristit Meta kerkohet te luhen drama te verteta per kete shoqeri bujkrobe sepse ne rendin feudal jetojme!
    Gjithandej shoqeri botokse ,pa identitet ,pa intelektualizem te vertete ku kazani mediatik ka per model ose Genc Burimin ose Grita Dumen me Ervin Salinjanin.E pra ja perse e meriton Shqiperia qe te vrase krishtin o Frok!

  23. Gerdeci says:

    Ai i mjeri komentues “e verteta,” qe u qan hallin banoreve te 5 majit se i paskan nxjerre ne rruge lakuriq ne mes te ftohtit, ose eshte mjeshter i mashtrimit, ose i dale krejt prej mendsh. Atyre te 5 majit ij krijuan te gjitha kushtet per banesa te reja me qira te paguar nga shteti ose kompensim 100%. Dhe kujt pra, atyre qe ne pjesen me te madhe ishin zaptues tokash….Per te qeshur e per te qare me çfare eshte shkaktuar e trasheguar nga shkaterruesi i Shqiperise qe kerkon edhe sot t’i vere zjarrin vendit.
    Z. Çupi, te falenderojme per qendrimin dhe shkrimin tuaj. Por ata qe protestojne sot per makinen nuk mund te quhen njerez normale dhe nuk perfaqesojne kombin tone. Jane pikerisht perfaqesuesit e asaj mbeturine te mentalitetit te mbjelle nder keto 30 vjet nga antikombetari Bisha-Berisha.
    Na vjen shume turp kur sheshet e botes mbushen me protestues te qytetareve civile te Ukraines, rruget tona na i bllokojne zaptuesit hajdute te tokave tona pa din e pa imam.
    Po mediat tona cfare roli po luajne ne informimin e shqiptareve se si po sillet bota e si po sillet nje turme shqiptaresh qe ankohen perhershem e per çdo gje e qe veçse presin nga te tjeret pa perveshur menget vete. Ky eshte absurdi shqiptar qe akoma mbizoteron sot dhe te pakten nuk perulet ne respekt te vuajtjeve te te tjereve. Edhe per pak kohe, shpresojme.

    1. ILYRIA says:

      Shume e vertete Zoteri / Zonje….( Gerdeci )….

      Nuk eshte rastesi qe tamam ne kete Kohe shume te veshtire per Europen shfaqen SLLAVET me tere fuqine e tyre ne vendin e quajtur SHQIPERI……….Sal Ram Berisha dhe onturaxhi i paguar prej tyre kerkon te shfaqe Shqiperine si pro Rus……..kot e kane …….ditet jane te numuruara per at Pusht e gjith Familjen e tij….bashke me “besniket 30-Vjecar”………Do te lahen hesapet shume shpejt………..Love Albanien…Love Amerika…..

  24. lori2 says:

    Sot ne Ukraine rruget mbushen me gra e femije qe u ikin bombave te uzurpatorit, ne Shqiperi rruget mbushen me uzurpatore te normalitetit. Ne bote sheshet sot mbushen me protestues kunder tmerrit te luftes, ne Shqiperi rruget sot mbushen me nxites te luftes.

  25. artan says:

    Bravo Frrok, por ne jemi popull barbar dhe primitiv që tërhiqet nga hundët prej politikanëve ogurzij.

  26. Tuku says:

    Rruget e Ukraines mbushur me varg grash burrnore e femijesh qe u ikin raketave e tankeve te agresorit rus me dy qese ne duar, rruget e Ukraines qe mbushen me burra e djem me arme ne dore per t’u sjelle paqen familjeve te tyre, rruget e Shqiperise qe zihen sot nga jo burrat qe kerkojne veç te sjellin mbrapsht shpirtin e keq te shpellareve. Urojme qe bota te mos na shikoj sot. Turp, turp.

  27. Alfred says:

    Shqiperia do behet kur te ndahet prej fundrrina-spiuneve te regjur te kallepit Frokcup&co!

    1. Karaxhiç beri sex me Sheqeren dhe doli KaraSaliu says:

      Po nuk u fut shtat pash nen dhe kryekrimineli nga Vicidoli ,i biri i Karaxhixhit dhe kurves Shiqere Shqiperia nuk hecen para

  28. Timi says:

    Analiza shum e saktë Zoti Frroku!
    Është e trishte, por kjo është shumica e shoqërisë “humaniste” shqiptare qe popujt e Europes mezi presin ti bashkohet BEs.
    Nuk e vë në dyshim që rritja që po ndodh tani, nuk është nornale dhe duhej ndërhyrë nga qeveria por nuk ishte ky momenti kur populli i trim dhe krenar i Ukrainës po bombardohet ditë natë, duhet ti bashkohemi kryeqyteteve të Europes që dje ishin plot me flamurin ukrainas

  29. Hajde are te te tregoj babain says:

    Lere ore Krishtin rehat. Merru me “donazione di Costantino”. I semure psiqik.

  30. Jeta says:

    Ministri italian i linjes, Cingolani thote:”aumento immotivato, truffa colosale”. Ne Itali eshte rritur karburanti me 23% . Po italianet nuk jane idiote te shkojne t’ja kerkojne qeverise uljen e cmimit nga kapitalistet. Ne fakt ketu eshte me e thelle puna; ata qe protestojne jane te njejtet qe shkuan te marrin PD me varre ne 6 janar. Gomeret e mushkat e tyre nuk punojne as me benzine e as me nafte madje…!
    Greqi: karburanti rritje me 24% afersisht
    Gjermani: karburanti rritje me 25% afersisht

    P.S. vetem nga “ë” ne fund te fjales qe e vini kryesisht pa vend merret vesh niveli kulturor i komentiesve te ketushem, qe fryhen e gufurren si…

  31. Supaxhiu 300 evro says:

    Vendi dhe bashkatdhetaret e mij injorant e te semur mendor pa as me te voglin sensibilitet si kafshet e savanes afrikane turren rrugeve dhe shesheve .Brenda meje lind pyetja,keta analfabet per kuriozitet lexojn ndonje rresht gazete shqiptare ose te huaj rreth situates boterore?Opozita ose zerat e tyre qe ju bashkohen protestuesve jane koshent se çfar po ndodh aktualisht kur ruset kercenuan dy her shqiperin per dergim vullnetaresh?
    Opozita dhe qeveria ne kete situat lufte duhet te bashkepunojne per zgjidhjen e problemit te naftes per autotranspotatoret,bujqesin,shtresate varfera sepse opozita nuk mund te fsheh nqse eshte kopetente per te sqaruar se pershmb ;vaji i lulediellit perpara nje muaji ne evrope nga 90 çentezim shkoj tani 2 euro-mielli gjithahshtu .Kina ka njè vite qe po blejn lèndèt e para nga mbar bota(per rezerva) ndèrsa ne sebashku me opoziten ooo burra ne protesta.Pyetje,çfar rrace opozite eshte kjo pa asnje lloj pergjegjesia ndaj gjeopolitikes por vetem mbjell urrejtje ne vend qe te propozoj se si mund te jemi te gjith te bashkuar me qeverin dhe te ndihmoj me variante ose keshilla ekonomike te vlefshme karshi situates se luftes.
    Nga kercenimet e rusis ndaj shqiperise mbreme i takoj Kroacise ne Zagreb naten vone u degjua shperthimi i nje bombe,jemi te sigurt apo jo ne shqiptaret se ruset me anen e e droneve mund te qellojn pa u menduar gjat .A mundet te fle e qet opozita mbas bombes sè mbremshme ne Zagreb,gjithashtu qeveria dhe K/ministri i cili pèr mendimin tim personal duhet te transferohet ne bunkere te sigurta sepse ruseve nuk ju besohet .krijojn çdo lloj provokacioni.

  32. vlonjati says:

    Kur kerkohet rrezimi i Rames nga opozita t Frrok leshi (bashke me shume komentues ketu ) na kthehesh me pergjigjen se e ka votuar shumica kurse sot na del ne mbrojtje te Krishtit (Edit) megjithese ne Shqiperi je pakice. Pse ti Frrok cubi nuk gjete nje krahasim tjeter per te mbrojturin ushqyesin tend me m.. para se te kerkosh te fusesh nje perçarje fetare ne popull? Perse je kaq fytyre e ndyre ? Nuk besoj se je njeri i besuar ne popull kur sulmon vetem opoziten sidomos kur fut ne mes fene. Frrok,je nje njeri maskara.

  33. Frroçku says:

    Rama do lodrën.

    Këtë thoshte Frroçka kur Lulebasha fitoi si kryetar bashkie.
    Rama do lodrën.
    E mban mend Frroçka?
    Apo je me rrogë te Rama tani Frroçka?

  34. Qytetar i Tiranes says:

    maloket e piset qe erdhen ne Tirane dhe zaptuan tokat e te tjereve me kallashnikov ne sup shpresojne se nje dite maloku i tyre Sali Berisha do vij ne pushtet dhe keta do vjedhin perseri….prandaj dhe dalin sot rrugeve te Tiranes Krimi me i madh qe beri maloku i Vucidolit qe ajo qe solli keta neanderthale prehistorik ne Tirane Duhet te shkojne nga erdhen dhe te flejne prap 20 veta ne nje dhome e te hane ne nje canak bashke me dhite dhe lopen. Edi Rama eshte e vetmja shprese per ta bere Shqiperine nje vend Europian dhe kete nuk e duroron dot maloku Sali Berisha dhe katunari i Cepanit Ilir Meta Ta flene mendjen cecenet ..Non Grata nuk do ngreje dot koken kurre se e ka vendin ne burg Shqiptaret e dine mire kush eshte kjo kafshe prehistorike e quajtur Salih Ram Berisha ….

  35. Kopshtari says:

    Me vjen me te vertete keq qe populli te cilit une i perkas, ka humbur njerezillekun dhe meshiren, ate vlere qe historikisht e ka dalluar nga fqinjet e vet sllavo-orthodoks. Saliu ne nje fare menyre, ja ka dale mbane ta sllavizoje nje pjese te popullit shqiptar dhe ta bej ate te pandjeshem dhe te pameshirshem ndaj vuajtjes njerezore te tjetrit. Ky eshte dëmi me i madh shpirteror qe Saliu i ka ber keti populli, dëm qe as diktatura nuk ja beri dot. Pa folur pastaj per dëmet ekonomike e materiale qe Saliu i ka ber Shqiperise, duke rrenuar teresisht pavaresine e saj ekonomike. Kesaj here, manipuluesit e perhershem te pakenaqesise popullore, po ja dalin mbane te shkaterrojne edhe imazhin e nacionionit te drejte, qe ky popull ka fituar me qendrimin e vet ndaj hebrenjve ne Luften e Dyte Boterore dhe ta paraqisin ate si barbar dhe shpirterisht shume larg Europes.

    Ndjej keqardhje pafund per qendrimin e disa shqiptareve dhe mendoj se komentuesit e pandjeshem ndaj vuajtjeve te popullit Ukrainas, nuk perfaqesojne popullin tim.
    Ndersa atyre qe çirren se populli shqiptar po vdes per buke, dua tju kujtoj se ky popull ne shekuj e ka jetuar varferine e tij me dinjitet. Ka nje kohe per kenaqesite e jetes dhe nje kohe per perballje solidare me sfidat e kohes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje