Rama: Deri në fund të mandatit s’do ketë pagë nën 40 mijë lekë

13 Mars 2022, 10:35Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me bizneset për të prezantuar Paketën e Rezistencës Sociale  tha se paga minimale do të bëhet që nga muaji prill 32 mijë lekë, ndërsa shtoi se gati gjysma e të punësuarve në Shqipëri janë me një pagë më të lartë se paga minimale.

Deri në fund të mandatit Rama tha se dëshiron që në vend të mos ketë pagë nën nën 400 mijë lekë

“Është bërë si modë këtu që pagat janë 200 mijë lekë, jo është 300 mijë lekë. Do ta rrisim çdo vit, në fund të mandatit do të bëjmë që të mos ketë pagë nën 400 mijë lekë. Me këto masa kemi 56% të të punësuarve që s’pagujanë asnjë taksë.

Do flas dhe për energjinë është pjesa më e rëndë dhe do ishte më katastrofike. Goditja e krizës mbi faturën e energjisë është në 5, 6 dhe ka arritur deri në 7 herë. Kur të shkoni në shtëpi hidhini një sy faturës së energjisë, shumëzojeni me 7, aq është cmimi sot, është njësoj si produktet tuaja që të shumëzohen me 7”, tha Rama.

2 komente në “Rama: Deri në fund të mandatit s’do ketë pagë nën 40 mijë lekë”

  1. joel shkodra says:

    Tamam “deri ne fund te mandatit” – disa dite para mbarimit te mandatit, kur te jemi ne fushate zgjedhore, e rrisim deri 400 mije leke qe t’i marrim me te mire edhe disa te tjere. Taktike e perdorur shpesh dhe me rezultat. E perdorin te gjithe e jo vetem ne Shqiperi. Por, te pakten, o Rame, mos e thuaj “deri ne fund te mandatit”, sepse kuptohet qarte perse behet “ne fund”.

  2. Ilir jo ai Beqja oktapodi qe ste len pikezen e gjakut says:

    Ti je perendia e mashtrimit i dale nga erresira e te vertetes. Ti prap mashtron dhye perpiqesh ta quash sukses qe pagen 30 mije lekeshe, qe ne fakt eshte 26 mije leke ne muaj megjithe siguracionet qe paguan individi, ta emertosh 300 mije leke, kurse se run krejt per pensionet qesharake qe me shumice nisin nga 10 mije leke deri ne 25 mije leke ne muaj dhe ate mender ndihme ekonomike 2 mije, 5 mije leke ne muaj. Ja ta supozojme se deri ne fund te mandatit do ta shpiesh 40 mije leke pagen dhe jo 400 mije sic shprehesh se te leverdis, gje qe nuk e besoj se do te ndodh pasi ti e ke ne adn mashtrimin, prap je ne nivelin me te ulet te gjithe vendeve europiane po e po por edhe te te ballkanit, ku 300 euroshi me muaj eshte zhdukur. Po e bere 40 mije nuk eshte ndonje sukses por rritje me 50 euro ne 4 vite. Sot paga eshte 30 mije leke ne muaj pra 250 euro, ti do ta besh 300 euro. Pensionet nuk do ti luash nga vendi. E vetmja arritje super e suksesshme eshte paga jote ato te deputeteve, qeveritareve e bythelepiresve te tu qe jane ke stratosferike dhe fitimet e oligarkeve te tu me ato dreq PPP, tendera hajduterish incerenatoresh e ku di une. Jane shuma marramendese qe dalin nga buxheti i taksave tona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje