“Akuza e Lavrovit ndaj shqiptarëve dhe boshnjakëve për mercenarë, ishte mesazh drejtuar serbëve”

14 Mars 2022, 15:28Bota TEMA

Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Timothy Less, në një shkrim të botuar në Qendrën Mediatike të Beogradit, shtjellon, atë që sipas tij, është piktura reale e pasqyruar në Ballkanin Perëndimor pas pushtimit rus të Ukrainës.

Less, i cili në analizat e tij perceptohet si dikush që në raste ka afinitet ma qëndrimet e Beogradit, konsideron se “Rusia lansoi procesin vetëm pak kohë pasi ministri i jashtëm Sergej Lavrov akuzoi Shqipërinë, Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën se po dërgojnë mercenarë në Ukrainë dhe se po fshehin terroristë dhe shpërndarës droge nëpër shtëpi”.

“Kjo u dërgoi mesazh të qartë serbëve, se nëse duan t’i dalin në mbështetje Rusisë ndaj Perëndimit, ata do të merrnin, si këmbim, mbështetje ndaj fqinjëve të tyre ballkanikë”, shkroi Less.

Sipas tij, serbët e pranuan këtë mesazh anembanë Ballkanit, derisa Millorad Dodik afrohej edhe më shumë me palën ruse.

Republika Srpska, thotë Less, synoi t’i ruajë interesat ruse duke i bllokuar sanksionet ndaj Rusisë dhe duke i rezistuar përpjekjet e ambasadores boshnjake për të dënuar agresionin rus në OKB.

“Në Mal të Zi, serbët dolën në rrugë në solidaritet me Rusinë. Në Nikshiq, protestuesit mbanin pankarta ku shkruhej ‘Serbët në Mal të Zi – Rusët në Ukrainë’. Në ditën e pushtimit, Fronti Demokratik pro-Rus udhëhoqi një bllokadë të rrugëve kryesore në Mal të Zi. Më pas ata bojkotuan seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, duke penguar një vendim nëse Mali i Zi duhet të marrë pjesë në misionin e NATO-s për reagim ndaj krizës”.

Në Serbi, qeveria ka refuzuar të dënojë Rusinë për veprimet e saj në Ukrainë ose të vendosë sanksione ndaj vendit, duke këmbëngulur në të drejtën e Beogradit për neutralitet.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Serbisë nxori një sërë konkluzionesh me shkrim, në të cilat paraqiti bardh e zi qëndrimin e Serbisë.

“Ndërkohë, zyrtarë të lartë politikë po përsërisin pikëpamjet e Rusisë për natyrën e luftës në Ukrainë – “dëm kolateral” nga presioni perëndimor, tha kryetari i parlamentit Ivica Daçiç. Grupet pro-ruse dolën në rrugë në shenjë solidariteti”, shkruan Less.

Pashmangshëm që kjo ka shkaktuar alarm te vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, thotë Less, të cilët frikësohen se Serbia do të përdor pushtimit rus për të aneksuar territore të banuara ma serb në kufsij me Serbinë.

“Kjo frikë është e arsyeshme duke ditur afërsinë e Serbisë me Rusinë, me të cilën ndan bashkërisht problemin që një pjesë signifikante e popullatës është e zënë jashtë vendit të tyre, dhe ta zgjedhin këtë problem si Rusia me Luhanskun dhe Donetskun”, shprehet ai.

“Frika e tyre është gjithashtu në përputhje me kërkesat e serbëve në Republika Srpska për pavarësi, kërcënimet periodike të Beogradit për aneksimin ushtarak të Kosovës veriore dhe konceptin e qeverisë për një “botë serbe” që përfshin pjesë të ndryshme të Ballkanit të populluara nga serbët”, shkruan mes tjerash ai.(Albanianpost.com)

1 komente në ““Akuza e Lavrovit ndaj shqiptarëve dhe boshnjakëve për mercenarë, ishte mesazh drejtuar serbëve””

  1. ben says:

    Fajin e kane vete ballkanasit qe ne vend qe ti shporrnin serbet ne stepat e Rusise, andej nga kishin ardhur ne shekullin e VII, u dhane mundesine qe te ndertonin nje jete normale ne trojet tona. Ne vend qe ta benin kete, kafshet e ardhur nga “White Serbia” (Serbia e bardhe), vazhduan te benin ate qe bejne te gjitha kafshet, duke shkaktuar trazira e luftera me fqinjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje