FOTOT: Fluks vizitorësh në Ujërat Termale të Bënjës

14 Mars 2022, 13:45Turizëm TEMA

 Vizitorë të shumtë kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në Përmet, në thesarin natyror në Ujërat Termale të Bënjës.

Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Gjirokastër thekson se “vizitorë të shumtë zgjodhën Përmetin dhe thesarin natyror të tij: Ujërat Termale të Bënjës, Monument Natyre,  për të kaluar këtë fundjavë dhe Ditën e Verës”.

Ujërat termale të Bënjës, 13 km larg qytetit të Përmetit, tërhoqën një numër të lartë vizitorësh edhe në fundjavën që lamë pas.

Ujërat Termale të Bënjës janë një nga resurset natyrore më të çmueshme.

Burimet e ujërave termale janë natyrore dhe të mbledhura në gjashtë vaska të vogla,  formojnë liqene natyrale me një bukuri të vyer.

Përveç banjave termale atje gjendet edhe kanioni Lengaricës dhe Ura e Katiut.

2 komente në “FOTOT: Fluks vizitorësh në Ujërat Termale të Bënjës”

  1. A ka aty prane (sepse vec ujit gjithcka duket shkretetire ) nji Lokal nji Bujtine jovetem pushimi ,
    por edhe
    e pershtatur edhe me ca kabina cveshje per ata qe duan te kalojne disa ore dhe ikin perseri
    e vazhdojne aventuren me tej ?
    Ka ne fund te fundit aty disa WC sepse ka aq shume frekuentues , apo e gjitha perqark banjes ,
    trajtohet si nji WC Natyrale ?!
    Nuk ju kerkohet Lluks as Bashkise e as Ministirse Turizmit ,(atyre qe e Menaxhojne Banjen ktu )
    por kerkohet qe Njeriut ti Plotesohen Kushtet Minimale – Uje e pije freskuese , WC dhe nqs
    eshte e mundur nji tip Bari nqs per me shume s’ju dhemb Menaxhereve elifmatrake?

  2. N.MEHMETI says:

    Gjithçka primitive!
    Isha para ca muajsh ne Permet, më shume i shtyre nga kurjoziteti se kam punuar e jetuar ne ate qytet, para 40 vjetesh!…
    Mu duk nje qytet i braktisur!…
    Lokalet nga me te rendomtat!…
    As mish nga kafshet e zones nuk gjeje…As vezë nga ato qe dikur shisnin fshataret…jo me fruta e perime te zonës…Vetem liko ne çddo cep…nga ato qe te kap diabeti po te mos jesh i kujdesshem… !
    Ok, njerzit jane sjellshem, por te rinjt kane lenë opingat dhe kan ikur ne mergim…neper qytet fytyra te zymta dhe ca te rinj nga ata me dembelet qe dhe atyre ju fluturon mendja te lagohen…!
    Medet, medet…Ujrat e Banjes kane mbetur ato te kohes se Trastapulit…Asnje investim per tu permendur!……
    Shkova me gezim ne Permetin tone te veçante duke pritur te shihja ndryshime…se helbete, pas 40 vjetesh…por ika me nje ndjenje pikellimi…
    ZONAT E THELLA TE PROVINCES NE SHQIPERI KANE MBETUR KU THERRET QAHMETI….!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje