Ministrat e Bujqësisë rikonfirmojnë marrëveshjen Open Balkan: Gruri dhe misri nga Serbia do të sillet në Shqipëri

15 Mars 2022, 13:19Ekonomia TEMA

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, ndodhet në një vizitë zyrtare në Beograd lidhur me garantimin e funksionimit të tregjeve ushqimore në rajonin tonë.

Ministrja Krifca dhe ministri serb i bujqësisë, Branislav Nedimovic, kanë konfirmuar hapjen e tregut dhe lëvizjen e lirë të grurit dhe misrit ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë.

Në kuadër të marrëveshjes Open Balkan, pavarësisht se për tregjet e tjera ndërkombëtare mund të jenë mbyllur, gruri dhe misri nga Serbia do të lëvizin lirisht në drejtim të tregut dhe konsumatorit shqiptar.

“Në një takim me ministrin Nedimovic në Beograd patëm mundësinë të diskutojmë edhe njëherë marrëveshjen e Ballkanit të Hapur edhe në kushte në të cilat gjendemi tani dhe për të siguruar që kjo marrëveshje funksionon. Kontratat e lidhura tashmë për importin dhe eksportin e produkteve të ndryshme përfshirë atë të misrit apo të grurit do të vijojnë normalisht. Ne garantuam njëri- tjetrin për një bashkëveprim dhe bashkërendim institucional të mirëkuptuar dhe është shumë e rëndësishme që kompanitë shqiptare do të kenë mundësi që kësaj jave do të mund të vijojnë biznesin e tyre normalisht për importet e grurit dhe misit. Ky është një shembull i mënyrës se si marrëveshja e Ballkanit të Hapur krijon lehtësira edhe në periudha shumë të vështira, për arsye të luftës”, tha ministrja  Krifca.   

Vizita dhe takimi mes dy ministrave për garantimin e funksionimit të marrëveshjes Open Balkan, veçanërisht për tregtinë e lirë të mallrave ushqimorë, vjen në një moment të vështirë për tregjet të cilat janë bllokuar nga lufta në Ukrainë.

8 komente në “Ministrat e Bujqësisë rikonfirmojnë marrëveshjen Open Balkan: Gruri dhe misri nga Serbia do të sillet në Shqipëri”

  1. Taulant says:

    Nxirre Serbin nga bllokada si kerric i Vucicit qe je .

    1. Taulant turkoshaku says:

      Asnje kokerr gruri mos i jep ketyre dembelave si taulant ceceni saliut.
      Te shkojne te punojne token qe ju moren pronareve te vertete

  2. Bubuzhel Berati says:

    Bra o Rama
    Bravo Serbia
    Bravo ballkan i hapur
    Njerzit me vision ecin ne jete provincialet mendje mykurit fshihen mbas nacionalizmit .kur plas pushka ikin tene paqe patriot si bolsheviku i krahines Serbe kosovo paret

  3. Kalli-Misri?? says:

    ja me ne Funde qe moreme “Fryme te lehtesuar” nga Marreveshjet Serbo-Shqipetare…Shkurte theme une “Pshatari”..dhe nuk marre veshe nga POlitika se Oppen-Ballkan,po na jepe “Bereqetin e pare”…!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    1-Por pyetja eshte:kush eshte Fituesi nga kjo Marreveshje???Kuptohet Serbia…qe po del si “Shpetimtare”…po si Zhvillohet Skema:Serbia e Blene ne Russi Misrin dhe GRURIN:::QE KANE NE DEPO….Stock…..me nje Cmim shume te Ulet…dhe e Amballazhon ne Serbi me Thase-Made in Sebia…dhe ja “Fute-Trongellin”..Ministrise Shqipetare….duke ja shitur per Mjelle dhe Grure te cilsise se “Pare”….
    2-Te gjithe e dime se Produketet qe kane ardhur nga Serbia ne Shqiperi kane qene te KATEGORISE SKART…
    @@ja te na RRoje Qeveria qe e gjeti zgjidhjen…cak-fap..lol

    1. Progon P says:

      HALL që OPINGAT BAKLLANG hanë e përbijnë kallinjë në stilin e lopës së urritur.
      KALLI duan, kalli ngopen.
      Vitet 45, 46…përsëriten

    2. Goni says:

      O Kalli Serbia prodhon grure per vete dhe per te tjere ska nevoj te blej.
      Dje energjika dhe nje pjese na inshet dhe neve.
      Mos u beni hileqara por thoni faleminderit se buken spo na i jep Evropa por Serbia ne kete koh te keqe ekonomike. Te pakta jane shtetet qe kan grur per 1 vite.
      Thanks Serbia

  4. Jeton says:

    Serbia e blen nga Rusia, ju dhjefsha bllokaden.

  5. Hodo Zalli says:

    SANKSIONET e RAMËS SHQIPËRI
    dhe PREZENCA RUSE në SHQIPËRINË TONË
    PËRMES OPENGËS së RAmËS BAKLLANG.
    Një logjikë e thjeshtë: Mbyll gojën e hap bythën Rusisë.
    Ja e mira e grurit të Rusisë përmes Ramës, ose
    Sanksionet e bythës së HAPUR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje