"Ushtarët rusë po vetëplagosen me plumba ukrainas"

18 Mars 2022, 09:01Bota TEMA

Raportime të shpeshta kanë ardhur nga fronti i luftës në Ukrainë, ku thuhet se morali i ushtarëve rusë ka rënë për shkak të avancimit të ngadaltë dhe motiveve të vërteta të këtij sulmi.

Këtë gjë e tregon dhe telefonata e fundit që një ushtar rus zhvilloi me nënën e tij dhe që është zbardhur nga shërbimet inteligjente.

Në audio dëgjohet ushtari tek tregon se forcat e Putin po kërkojnë për municione të ushtrisë ukrainase që të qëllojnë veten në këmbë që më pas të shkojnë në shtëpi.

Ushtari tregon se njësia e tij po kërkon plumba të kalibrit 7.62 që përdorin ushtarët ukrainas dhe shton se shokë të tij tashmë e kanë bërë këtë gjë duke qëlluar veten.

Telefonata, e cila u publikua nga Shërbimi i Sigurisë ukrainase, pretendon gjithashtu se 120 persona janë dërguar në spital me plagë dhe 350 të tjerë janë kthyer në Rusi në arkivole.

Ushtari i paidentifikuar i thotë gjithashtu nënës së tij se njësia i tij nuk është më e pajisur me municione luftarakë sepse ukrainasit ua hodhën në erë të gjitha.

1 komente në ““Ushtarët rusë po vetëplagosen me plumba ukrainas””

  1. anti25642654censurë says:

    kjo puna e “7.62”shit më duket pak si budallaqe!!
    plumbat luftarak nuk mbeten në trup për ti përdorur si “provë” se kush të ka qëlluar!!një plumb luftarak hyn e del në çdo trup njeriu!!
    edhe hyrja në trup që është pjesa që mund të provohet nuk mund të matet me të dhjetën e mm!!e rëndësishme është që të mos jetë plagosur me 9 mm dhe të thotë se jam plagosur me një “FN Five-Seven”belge.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje