Protesta e sotme nuk i plotësoi pritshmëritë e Mulit.
Kjo u ndje dhe tek masa e madhe e demorkatëve të Foltores që prisnin ta kthenin këtë fundjavë në një festë të fitores së thellë të 6 marsit.
Për të shmangur zhgënjimin, Muli vendosi të bëjë të qartë se shkaktari i dështimit është Luli.
Ja disa nga arsyet e tij:
“Luli është shkaktar i dështimit të protestës, pasi protestuesit sa herë mblidheshin para Kryeministrisë, ishin mësuar ta nisnin protestën me himnin e flamurit dhe ta mbyllnin me himnin e flamurit.
Meqë ky rregull u prish, u shkaktua konfuzion dhe njerëzit nuk e morën seriozisht protestën.
Së dyti, Luli na ka bllokuar mjetet e protestës, foninë dhe gjithë logjistikën me të cilat ne ishim mësuar.
Duke qenë të pamësuar me mjetet rrethanore të protestës, ajo dështoi.
Së treti, Luli na ka bllokuar çadrën e protestës.
Qysh prej vitit 2017, ai e ka fshehur atë në një vend të sigurtë, ndoshta në magazinat e Edi Ramës, dhe nuk na e dha ta vendosnim para Kryeministrisë.
Dhe kjo është e qëllimshme.
Së katërti, ngaqë ne i themi “Lul Brava”, gjithë protestuesit nuk i afroheshin derës së Kryeministrisë, se kishin frikë se preknin bravën dhe akuzoheshin me nofkën “brava”.
Dhe kjo qe vendimtare për të dështuar.
Së pesti, mospjesëmarrja e Lulit bëri që as Doktori të mos dilte në shesh, pasi nuk do dilte si rival i Tik Llapës.
Kjo bëri që demokratët të mos ishin të motivuar.
Të gjitha këto e bëjnë fajtor për dështimin e protestës Lul Bravën dhe për këtë do japë llogari para demokratëve”.
Kjo Tik Llapa osht e fort dhe ne kujtim te Ver Llapes