Rrëfimi i refugjatit nga Mariupoli: Nuk ka asnjë zonë të sigurt në qytet

20 Mars 2022, 10:14Bota TEMA

Një qytetar i Mariupolit në Ukrainë, i cili ka arritur të largohet nga qyteti i sulmuar rëndë nga forcat ruse, tregoi situatën në këtë zonë.

Oleksandr Bezimov, i cili aktualisht ndodhet në Lviv, bashkë me familjen e tij, u shpreh kështu për Reuters: “Dëgjon vetëm shpërthime, dëgjon gjithë natën avionët sipër kokës, dëgjon zhurmë gjatë gjithë kohës…. Fillimisht, u shkatërruan periferitë e qytetit. Pastaj, kuptova që aty nuk kishte më asnjë zonë të sigurt”.

Rreth 300 000 persona kanë mbetur të bllokuar në Mariupol, aty ku është raportuar mëngjesin e sotëm edhe për një bombardim të një shkolle, ku strehoheshin rreth 400 persona.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje