ANALIZA: Kur Duka mundte Bashkim Finon me 12 shoqata fantazmë, gjykatat ishin të mira…

22 Mars 2022, 19:38Sport TEMA

Vendimet e gjykatave zbatohen, nuk komentohen. Këtë të dytën e bëjnë zakonisht njerëzit që nuk kanë njohje juridike kur janë të pakënaqur nga vendimi.

Mirëpo ajo e djeshmja në FSHF ishte një situatë absurde, sepse me një vendim gjykate po merreshin juristë të nderuar dhe me eksperiencë, të cilët për shkak të pozicionit që mbajnë në federatë, duhet të bindin opinionin publik se gjykatat janë përfshirë në një komplot.

Nëse argumentet e tyre do t’i bënin në një seancë gjyqësore, kjo ndoshta do të ishte normale, por e bënë në një konferencë për shtyp para gazetarëve, duke thënë në thelb:

– Dukën e kanë pezulluar kot;

– Presidenti i FSHF-së nuk qenka ndonjë pozicion i rëndësishëm;

– Po nuk u regjistrua në gjykatë asambleja e 15 marsit, atëherë do ta pësojmë si në 2008-ën kur na pezullonte UEFA… Duket e gjitha propagandë.

Po, është e vërtetë që Shqipëria është një vend me probleme serioze në sistemin e drejtësisë, por askush nuk e pengon FSHF-në dhe Dukën qëtë vazhdojë betejën ligjore nëshkallë të tjera.

Sepse fundja, janë po këto gjykata që regjistruan asamblenë e 4 viteve mëparë, ndonëse Duka e mundi Finon me 12 shoqata “fantazmë”.

Po atëherë a kishte komplot apo jo? Duhet thënë se FSHF-jaështë në hall dhe nuk e pranonta thotë publikisht që institucioni i UEFA-s nuk ka tagër qëtë ndërhyjë në vendimet eGjykatave Shqiptare, pasi FSHFja vepron në juridiksionin e Republikës së Shqipërisë.

Halli tjetër është që FSHF-ja nuk ka dhënë një zgjidhje se si do tëfunksionojë federata në vazhdim.

Çfarë do të ndodhë dukee ditur që presidenti dhe sekretari i përgjithshëm janë tëpezulluar nga detyra dhe më ekeqja është se për pak kohëpresim edhe një finale tërëndësishme në Tiranë, si ajoe Ligës së Konferencës.

Në fund të fundit, për të evituar të gjithë këto telashe, pse FSHF nuk priti edhe pak për të zhvilluar Asamblenë pasi të mbaronte punë ligji, meqë ishte e bindur për pafajësinë e Dukës dhe Shulkut. (Panorama Sport)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje