Muli shpjegon planin e dështuar për të takuar Doktorin me Mike Pompeo 

18 Maj 2022, 20:07Antena TEMA

Pas lajmit se rojet e sigurisë së ish-sekretarit të Shtetit Pompeo kishin marrë foton e Doktorit për ta verifikuar mos i dilte rastësisht para Pompeos, Muli u trondit shumë.

Tronditja vjen nga fakti se për planin kanë pas dijeni shumë pak vetë dhe ai është i tronditur si kishte shkuar tek pala amerikane.

Gjithësej kanë qenë vetëm tri vetë në dijeni të planit, ai, Goni dhe vet Doktori.

Dyshimet më të mëdha janë se është përgjuar Doktori.

Si familjar i rregullt që është, ai i tregon gjithçka familjes dhe aty mund ta kenë përgjuar.

Plani ishte perfekt.

Ndërkohë që do fillonte punimet konferenca për 100 vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri- SHBA, Doktori do hynte i maskuar në hotel dhe do strehohej në një dhomë në kat të parë.

Aty do rrinte në pritje.

Muli kishte marr akses në kamerat e hotelit për të verifikuar lëvizjet e Pompeut.

Shpresa ishte se Pompeu do kishte nevojë të shkonte në banjë, dhe dhoma e Doktorit ishte marrë afër korridorit që të çon në tualetin e katit të parë të sallës së konferencave.

Dilemat ishin nëse do ta takonte para apo pas hyrjes në tualet.

Rekomandimi ishte ta takonte para se te hynte, pasi kur të dilte nga tualeti, mund të mos kishte larë duart dhe i ngjiste ndonjë virus.

Por duke ditur që Pompeu ka bërë shumë stërvitje, ka rënë në kile dhe ka probleme me urinimin, ishte rrezik që nga sikleti i urinimit, ai mund të mos ja varte fare, po të nxitonte për në tualet.

Kështu që u vendos t’i zinte prit pasi të dilte nga tualeti.

Plani ishte t’i çohej sa më shumë ujë të pinte në tribune, që t’i stimulohej urinimi, duke përgatitur ujë special me lëng bishta qershie.

Operacioni po shkonte me sukses.

Pompeo e piu shishen e parë të ujit.

Pastaj filloi të dëgjojë fjalën e Taulantit dhe Alibeaj dhe nuk piu më ujë.

Në momentin që ai lëvizi të dilte për në tualet, i zunë rrugën këta të opozitës dhe ai doli në foto.

Ndërkohë që ai po pyeste ku është tualeti, Doktori po bëhej gati të dilte në korridor, por ambasadorja Kim e çoi në veturë dhe e largoi për në Ambasadë.

Doktori u kthye prapa në dhomë dhe ju desh të priste derisa iku Alibeaj me Tabakun, që të mos binte në sy.

Edhe pse në perfeksion, plani i Mulit dështoi.

Lini një Përgjigje