Pas krahasimit të Doktorit me Steve Jobs dhe rikthimin e tij në kompaninë që kishte krijuar vetë, Muli u bë shumë entuziast dhe filloi t’ua shpjegoj demokratëve se çdo të thoshte kjo:
“E di që shumë nga ju nuk e dini se çfarë është Steve Jobs. Ua shpjegoj unë.
Është një nga dashuritë e para të Doktorit.
Kur ishte mjek në vitet ’80, Doktori solli kompjuter Macintosh për të kontrolluar zemrën, që i prodhon kompania e Jobs.
Që atëherë ai nuk ju nda më Jobs.
Dhe kur Jobs e zbuan nga Apple, Doktori nuk e tradhtoi, se besonte tek ai.
Ishte njësoj si ju që besonit tek Doktori kur e zboi Luli nga partia.
Pastaj Steve Jobs u rikthye përsëri dhe e ngriti kompaninë në nivele të larta digitale, pasi shpiku Iphone, Ipad dhe Ipod.
Me shpikjen e Iphon ai meritoi dhe respektin dhe besnikërinë e Doktorit, pasi ai u kthye në një mjet të pazëvendësueshëm të qytetarit digital.
Rikthimit të tij të fuqishëm do t’i ngjajë rikthimi i fuqishëm i Doktorit në vitet që vijnë në pushtet.
Ai mezi po pret dhe lirimin e Ilir Metës nga detyra për të vazhduar bashkë punën për rikthimin e fuqishëm”.
Shpjegimi i Mulit i bëri shumë entuziastë demokratët dhe të gjithë filluan të mendojnë sloganin e ri.
Aq më tepër që emri i Steve Jobs u pëlqen shumë militantëve, se e shqiptojnë Gjobs.
I entuziasmuar nga militantët, Muli pyeti ish- deputetin Ruli se çfarë mendon ai për krahasimin e Doktorit.
-Si të duket ky krahasimi i Doktorit?
Shumë modern është. E ka kap keq Ramën, kur i thotë jam si Steve Jobs, tha Muli.
-Mirë e ka menduar mo bir, mirë, por ti e di që Steve Jobs vdiq i ri nga kanceri.
Mos ua thuaj demokratëve këtë, se ai ka pas dhe kancer agresiv, nga ai që të merr për disa muaj.
Lini një Përgjigje