Këto ditë ka dalë në plan të parë e ardhmja e Salianjit si kandidat për kryetar të Grupit parlamentar.
Muli ja ka propozuar Doktorit si zgjidhje për të marrë kryesinë e Grupit.
-Si e priti Doktori, pyeti Lelo?
-Në fillim u shtang dhe nuk foli, tha Muli.
Pastaj kur i thashë se e di që është i pabesë, po më mirë të pres në besë Lulin se sa ne, se ne e dimë që është i pabesë, ndryshoi mëndje.
-Ke të drejtë, tha. Le të bëhet.
T’ia marrim njëherë vulën, pa le të bëhet qameti.
-Shumë mire, tha Lelo. Po ky Salianji pse e do këtë post?
-Ka hallin e gjyqit, tha Muli.
Kërkon që kur të jepet vendimi, ai të jetë kryetar grupi e jo deputet i thjeshtë.
Siç i themi ne nga fshati jonë, të jetë qenë stani dhe jo kulish.
-E kuptova, tha Lelo. Atëherë duhet të qetësojmë Doktorin.
E kam unë një skemë.
-Hë, tha Muli.
-Salianjin e ndihmojmë të marrë grupin. Dhe ai bëhet kryetar grupi.
-Po, tha Muli.
-Pastaj pasi ta marrim grupin dërgojmë fjalë në Gjykatë që nuk kemi problem dhe sikur ta arrestojnë, se Lulit i ka shërbyer.
Atëhere gjykata vepron dhe e arreston Salianjin.
Pas kësaj ne bëjmë protestë me parullat “Free Salianji, Free Salianji”, ndërkohë zgjedhim kryetar grupi një njeriun tonë.
Kështu kemi disa leverdi.
E para, ja marrim Lulit grupin, e dyta heqim qafe Salianjin, e treta përfitojmë si të persekutuar politikë.
-Më shpëtove, tha Muli.
Do të shkoj t’ia them direkt Doktorit.
Ka për t’u gëzuar shumë se nuk po e gëlltiste dot këtë që të bënte Salianjin kryetar.
Tall koqet o Mero!