Muli i fyer nga Flori që kërkon të mos i shfaqet në krah

10 Tetor 2025, 20:06Antena TEMA

Deklaratat e Florit që Muli nuk duhet t’i shfaqet në krah gjatë fushatës e kanë mërzitur shumë Mulin. Duke diskutuar me Lelon për dëmin që mund të kenë bërë këto deklarata në elektorat, Muli i kërkoi atij që të marrë nën kontroll daljet televizive të Florit, se do t’i marrin më qafë PD-në.

— Ke të drejtë, i tha Lelo,  por ai ka shkuar pa u konsultuar me mua te Grida. Ideja që Doktori i ka dhënë leje të kandidojë i pavarur do të thotë që ai nuk varet nga të tjerët, por vetëm nga Doktori. Ndaj nuk duhet ta ngatërrojë këtë rol.

— Kjo është kryesorja, tha Muli.  Por akoma më e rëndësishme për demokratët është që ata duhet ta konsiderojnë kandidat të tyre, ndryshe jo që nuk e votojnë, por as në takime nuk i shkojnë. Demokratët në Tiranë, po nuk më panë mua pas kandidatit, nuk dalin nga shtëpia. Le pastaj kush do t’i bëjë skenën, kush do t’i rregullojë foninë, kush do t’i paguajë shpenzimet. Ai e di që nuk bëhet fushatë me 10 milionë lekë të vjetra, sikur bën shfaqje në Fier.

— Kjo është serioze,  tha Lelo.  Mendo tani që të dalë Doktori në fushatë, të shkojë në Kombinat apo te “5 Maji”, të sulmojë Ogertën, të thotë “votoni Florin” dhe ai të mos jetë aty. Pastaj të shkojë Flori e të mbledhë prapë njerëz. Kjo do na shkatërrojë.

— Kjo duhet zgjidhur, së pari duke e ndaluar atë të dalë në televizor pa u sqaruar mirë kjo punë. Se sot më kanë marrë demokratët të revoltuar dhe më thoshin “polici nuk është me ne”. Unë mendova se thoshin “policia nuk është me ne”, dhe u thashë: duhet që policia të jetë me ne!

Pastaj, kur më tha njëri: “Jo, policia, por polici nuk qenka me ne.” Aty e kuptova ç’kishte bërë. Dhe ajo Grida e ka provokuar kastile, se e vë ky Salianji që është kundër Doktorit. Duhet ndaluar sa më parë. Ndryshe na hodhi në erë.

1 Komente

  1. D
    Diaspora

    Muli me vjene keqe per ty dhe oer opoziten sepse vete ju e votuat kete injorantin qe nuk ka fare iden nga politika Flori ky njeri kujton se eshte tek portokallia haron se per cdo dalje televizive duhet te tregohet shume serioze.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje