Negociatat me partitë aleate po e trondisin Mulin. Sapo përfundoi takimet me Gon Shehun dhe dolën në skenë tre emra, gjithë populli ka nisur të duartrokasë. Sidomos këtë emrin e Ermal Hasimes.
– Më duket mua apo jemi para një komploti – i tha Muli Lelos.
– Përse? – i tha Lelo.
– Shikoj që gjithë dynjaja e ka bërë fakt të kryer këtë Ermal Hasimen si kandidat për kryetar të Tiranës, pa folur akoma ai burri. Si mund të ndodhë kjo?
– Po ngaqë ka etje për figura të reja – tha Lelo.
– Jam i vjetër këtu – tha Muli. – Jemi djegur njëherë më 2005 nga këta. E morëm Lulin dhe na mbeti 20 vjet në krye. Të marrim dhe këtë dhe 20 vjet të tjera është shumë.
– Rëndësi ka të fitojmë Tiranën – i tha Lelo.
– Rëndësi ka të mos humbasim PD-në – i tha Muli. – Tirana aty është. Dhe po se morëm atë, hallin sa kemi do na i zgjidhë dhe ajo e Ramës. Po PD nuk zëvendësohet.
– Po ç’lidhje ka me PD ai? – i tha Lelo.
– Epo po mori Tiranën, pastaj do thotë: jam kandidat të marr PD. Këta trushkulurit duartrokasin të gjithë. Do jetë problem i madh.
– Epo tani një hile do ta bëjmë – tha Lelo.
– Unë mendoj se këto janë zgjedhje antikushtetuese, nuk mund të marrim pjesë – tha Muli. – Në pesë bashkitë e tjera po. Këtu jo. Në asnjë mënyrë. Këto nuk janë zgjedhje për bashki, janë zgjedhje për parti.
Pse nuk vene Gojoret... ...