Kushtëzimet që po i vënë aleatët PD për të hyrë në zgjedhje me një kandidat konsensual po e tronditin Mulin.
Për më tepër është tronditur që Belo ka marrë flamurin e negociatave bashkë me Alimehmetin dhe përmendin dhe emrin e tij. Domethënë autoriteti i Mulit qysh në start është pjesëtuar në tre pjesë, përballë shtatë pjesëve të opozitës.
Më duket e papranueshme që unë të shkoj me dy të tjerë në negociata – tha Muli. – Unë kam shkuar me atë burrin në negociata dhe normal, por nuk mund të shkoj me dy të tjerë tani se duket sikur ata do të më ndihmojnë mua ose sikur nuk kanë besim tek unë.
-E drejtë është – tha Lelo. – Është pak fyese për ty që të shkosh me përfaqësues në takime me ca liliputë. Më mirë delego Belon dhe Alimehmetin dhe i merr vendimet final.
-E bëj – tha Muli – por nuk i besojnë ata të tjerët. Duhet të jem të ulen në bisedime, se pastaj Belos s’ka kujt t’ia thotë.
Atëherë shko vetëm – tha Lelo.
-Atë po mendoj – tha Muli. – Ti thërras në zyrë një nga një dhe t’ua hedh poshtë pretendimet. T’ju them: ose mbështesni kandidatin tonë, ose dilni më vete.
E di që do më thonë kështu do humbasim dhe faji do t’ju mbetet ju. Po po sikur të humbasim dhe me kandidat konsensual, ku të futemi pastaj?
U thamë që fituam më 2023, e shpëtuan 5D, fituam më 2025, ku gjithë 5D dhe Lali ishin në burg. Na iku një argument. Tani të themi që do fitojmë me kandidat konsensual. Po të humbasim dhe me atë, ku të futemi pastaj, kush e mban përgjegjësinë?
-Ke të drejtë – tha Lelo. – Më mirë humbasim me tonin dhe fajësojmë aleatët, sesa të humbasim dhe me aleatët e të mos dimë kujt t’ia hedhim fajin.
Lini një Përgjigje