Një video virale ku duket gruaja e një opozitari të Partisë së Lirisë që qan me lot për largimin e Ulziut nga Ministria e ka tronditur shumë Mulin.
Pasi bëri disa verifikime, konstatoi se në atë ministri gjysma e grave janë nga Partia e Lirisë, por jo të gjitha kanë qarë.
Kjo e intrigoi shumë Mulin për të hetuar shkaqet.
Lelo, i cili u interesua më thellë për këtë punë, konstatoi se ka tre grupe grash brenda Partisë së Lirisë tek Ministria e Ulziut, që kanë qëndrime të ndryshme ndaj tij.
Grupi i parë quhet Grupi i vajtuesve, ku shquhet gruaja e kryeopozitarit të Partisë së Lirisë.
Lelo tha se ajo ka qarë në shenjë solidariteti për ndihmën e madhe që Ulziu ka dhënë kundër lali Erit, jo se ka ndonjë gjë sentimentale.
Duke qenë gruaja e kryeopozitarit që ka bërë protesta para Bashkisë së Tiranës dhe duke qenë se Ulziu ka qenë si pagator ndërmjetës për to, ato ndjehen të braktisura nga njeriu i kauzës së tyre.
Grupi i dytë quhet Grupi i Monikës.
Ata janë futur në punë në kohë të ndryshme nga Monika dhe janë të distancuara nga grupi i vajtuesve dhe nga Ulziu.
Grupi i tretë janë Grupi i të braktisurave, që janë kryesisht gra të LSI-së që tani nuk janë as me Metën, as me Monikën, dhe shpresojnë që ministri i ri të jetë i PS-së që të bëhen me PS.
— Qenka interesante kjo gjë, tha Muli.
Domethënë këto gratë opozitare që qajnë Ulziun, i paskan lot politik, jo lot zemre.
— Po po, lot politik, i tha Lelo.
Atyre u ka ikur njeriu që u merrte hak për burrat që nuk mundnin dot lali Erin.
— Epo hallall lotët, tha Muli. Janë lot opozitarë.
Per ke eshte fjala?