Të dielën mbasdite PD vendosi të mbështesë një përkujtimore për Charlie Kirk.
Edhe pse vetë nuk i thotë shumë për këto punët e jashtme, u konsultua me Lelon.
– Pyet pak këtë ChatGPT çfarë mund të them unë nëse më japin fjalën te kjo përkujtimorja e Charlie, tha Muli.
A mund ta krahasoj me Azem Hajdarin, vrasjen e tij?
– Jo, tha Lelo. Charlie ishte një orator i madh dhe një simbol i neokonservatorizmit.
Ai ishte i qartë në idetë e tij për familjen, të rinjtë, fenë, dhe mbi të gjitha të ardhmen e konservatorizmit.
Azemi ishte një lloj komandanti, kurse ky një komisar.
E vetmja gjë që mund të bëjmë është që të përdorim vrasjen e Charlie Kirk, kryesisht si një simbol për të theksuar se vrasjet politike ose aktet e dhunës ndaj njerëzve me ideale politike janë diçka që ndodhin edhe në Shqipëri – ku ka të majtë.
Pra të akuzojmë të majtën në gjithë botën.
– Po ndonjë më intriguese, e pyeti Muli?
– Po në të dy rastet ka teori konspirative që janë vrarë nga brenda.
Për shembull, ai truproja e Kirk mund të ketë pasur rol, sepse ai ishte shumë afër momentit të vrasjes dhe disa lëvizje të dorës ose trupit të tij janë interpretuar si “sinjale”.
Disa thonë se vrasja mund të jetë planifikuar nga elementë “brenda”, si pjesë e një skeme më të madhe politike, por këto më duken broçkulla.
Është njësoj si këta që thoshin se Azemin e vrau Doktori nga brenda, përdori Pollon ta nxirte në pritë etj.
Nuk ja vlen t’i hyjmë atij muhabeti.
– Ke të drejtë, tha Muli.
Duhet të fokusohemi vetëm te mbështetja ndaj Charlie.
Shembulli i Abit që, edhe pse Charlie ishte anti-mysliman dhe Abi ka ndërtuar xhami për zekat, dhe është mbështetës i Charlie, është një shembull që mund të çudisë gjithë botën.
Këtu duhet të përqendrohemi.
Lini një Përgjigje