Muli në dilema për Bashkinë e Tiranës

17 Shtator 2025, 19:10Antena TEMA

Muli është në konfuzion çfarë do të bëjë me Bashkinë e Tiranës. Lajmi se Rama do ta heqë Veliajn dhe bëjë zgjedhje e ka futur në dilema. Puna është se tek PD është ndryshe se tek PS. Tek PD, puna e kandidimit shihet si skenar për të hequr qafe një njeri nga partia.
Ndaj dhe nuk do njeri përveç këtij Alimemetit që është i ri dhe s’i di këto marifete.

-Më ka ndodhur dhe mua kjo, i tha Lelos. Donin të më hiqnin qafe më 2007 dhe më thanë: “Ik në Kamëz si kryetar bashkie, meqë je kuksian.” Nuk e hëngra unë, po u thashë “kam një djalë të mirë, drejtor ujësjellësi, po çoj atë”. Dhe vura Mziun. Atij legenit i doli mirë, se u bë dhe doktor shkencash aty, por mua donin të më eleminonin politikisht se mbaja në qafë çelësat e PD.
Tani këtë rrezik e ndjenë të gjithë, ndaj e kemi të vështirë, i tha Lelos.

-Unë mendoj se ne duhet të tregojmë trimëri, qoftë dhe duke luajtur me bllofin. Madje duhet ta bëjmë të sigurt fitoren që të tremben socialistët, tha Lelo. Se kështu pastaj s’do gjejmë më kurrë kandidat tamam.
Unë mendoj të propozojmë prapë Belon, se ai ka meritë për futjen në burg të Lali Erit. Vetë është mburrur që “e futa unë në burg”, tani le t’i dalë zot, se ai na e hapi këtë telash.

- Ke të drejtë, tha Muli. Kjo është një zgjidhje. Dukemi dhe parimorë.
Këta të tjerët që tërhoqën bythën mënjanë, do t’ua mbajmë shënim dhe kur të kërkojnë ndonjë gjë, do t’u themi “ke dezertuar nga beteja e Tiranës”.

-Kjo është zgjidhje e mirë, tha Lelo. Duhet të veprojmë shpejt pa na kapur në befasi Rama.

Lini një Përgjigje