Muli i mërzitur që Gazi u shkruan ambasadorëve të Perëndimit

15 Shtator 2025, 19:18Antena TEMA

Gazi e nisi dje ditën e punës me një letër drejtuar gjithë ambasadorëve të Perëndimit në Shqipëri, përfshi dhe të SHBA dhe Anglisë që kanë shpallur “non grata” Doktorin. Madje edhe anglezët dhe Mulin.

Në letër u ankohej se PS nuk i ka ndarë si duhet komisionet.

— “Mendoj të mos ja jap vulën,” tha Muli. “Tua dërgojë pa vulë. Nuk vë vulën një parti sovraniste, tek një letër qaramanësh për ca ambasadorë në Shqipëri.”

— “Ke të drejtë,” tha Lelo. “Kemi rënë dakord që vulë për ankesa në SPAK dhe ankesa në ambasada nuk ka. Le ta dërgojë me firmë të tij. Në Perëndim në fakt nuk ka vula fare, vlen firma.”

— “Sidoqoftë, unë nuk ja vulos njëherë,” tha Muli. “Ai të bëjë ç’të dojë.”

— “Ke të drejtë,” tha Lelo. “Duhet të përgatisim dhe demokratët që të mos kenë pritshmëri nga letra të tilla. Fatin e demokratëve duhet ta marrim vetë në dorë, nuk mund t’ua lëmë ambasadorëve. Ata janë vegla të Edi Ramës. Në fund të fundit, ne jemi parti sovraniste. Edhe aleatët i kemi sovranistë, si Partinë e Lirisë dhe Partinë Republikane. Vetëm se Mediu ka ca halle gjyqi dhe poston shumë foto nga SHBA, por ato nuk janë në emër të partisë.”

— “Nëse këtë Gazin nuk duhet ta lëmë të bëjë ç’të dojë, e kam fjalën,” tha Muli. “Se ky e fillon ditën me ata që ka inat dhe e mbaron me ata. Harron Edi Ramën. Ne kemi halle më të mëdha. Duhet ta disiplinojmë, të merret me hallet e partisë, jo hallet e tij.”

Lini një Përgjigje