Sot u betuan dhe katër deputetët e fundit të Mulit: Jozefina, Mediu, Bylykbashi dhe Albana.
Lelo i shkoi në zyrë për të diskutuar se si mund të shmangnin lajmet për vonesën e betimit.
— Më problem kemi Jozin, tha Lelo.
Të gjithë i kujtojnë dasmën tani.
Gjëja e mirë është që është harruar dasma e Zenit, se e ka eklipsuar kjo e Jozit.
Gjëja e keqe është se fillon Parlamenti me akuza për opozitën për shpenzime miliona euro.
Dhe Vrana e kishte sharë.
— E pashë, e pashë, tha Muli.
Doktori nuk pranoi të shkonte dhe ajo më ftoi mua me Argitën.
Unë si gjysma politike e Doktorit dhe Gita si gjysma fizike.
Të paktën dinjiteti i Doktorit nuk preket nga kjo dasmë, tha Muli.
— Dhe Mediu do na hapë punë, tha Lelo.
Se është hapur fjala që ka shkuar në SHBA për të mbyllur gjyqin këtu në Tiranë.
Dhe mendo sikur ta mbyllë — çfarë fyerje do jetë për Doktorin.
Ai do dënohet dhe Mediu do falet.
I bie që SHBA është me Mediun dhe jo me Doktorin.
Do jetë thikë pas shpine dy herë për Doktorin.
— Kjo është e rëndë, tha Muli.
Po shpresoj që ata amerikanët të mos ndërhyjnë në këto gjëra për të tjerë para Doktorit.
Ata tani e dinë kush është i pari dhe ku bëhet nderi.
— Po kjo Albana, pyeti Lelo? Mund të prodhojë ndonjë lajm?
— Po ajo pse s’ka qenë në seancën e pare, pyeti Muli?
— Po ishte në një klinikë shëndeti dhe kishte kapur ofertën javën e dytë të shtatorit, tha Lelo.
Më njoftoi se është mirë dhe me peshën dhe me pamjen.
Ja ka vlejtur sakrifica dhe pagesat.
— Nejse, mos e thuaj këtë, tha Muli. Thuaj ka pasur problem shëndetësor.
— Po ky Bylykbashi?
— Ai ka qenë me pushime, se ia kishte gjetur gruaja një paketë të lirë në shtator.
— Dakord, këtë thuaje se na nderon si parti modeste, tha Muli. Këta të tjerët shmangi.
Lini një Përgjigje