Një shpërthim i papritur kandidaturash për Bashkinë e Tiranës ka shpërthyer nga PD, gjë që Muli nuk e priste.
Ai mendonte se do ta kishin të vështirë të gjenin një kandidat, tani ka shkuar në 10 numri i tyre, pa llogaritur Kujtim Gjuzin që është nga jashtë partisë.
I shqetësuar për këtë valë vetë-emërimesh për kandidatë, thirri Lelon që të mendonin si mund të frenohej.
– Kemi problem, tha Lelo.
Që kur ky Rama bëri publike se kryetare e fushatës do jetë Bela, kanë vërshuar këta kandidatët.
– Po ç’lidhje ka, tha Muli, pse u duket e lehtë Bela atyre?
– Jo, jo, tha Lelo. Është më keq.
Mendojnë se kapin ndonjë lek po u bënë kandidatë.
Dhe do na shkatërrojnë se do dalin akoma.
Pa dalë emri i Belës, ishte mirë puna.
Se nga Ogerta s’kishin ndonjë shpresë.
Tani të gjithë ëndërrojnë të kapin ndonjë lek dhe do na fundosin.
– Duhet ta ndalim këtë gjë, tha Muli. Duhet të gjejmë ndonjë zgjidhje.
– Vetëm Doktori mund ta ndalë, tha Lelo.
Të thotë që do ketë primare për Bashkinë e Tiranës.
Më i votuari do bëhet kandidat.
– Puna është që nuk besojnë më te primaret, tha Lelo.
– Po le të mos besojnë, tha Muli, por t’i orientojmë njëherë aty që të mos na dalin nëpër televizore.
Pastaj e zgjidh Doktori.
– Dakord, tha Lelo. Edhe kjo është një zgjidhje.
Po duhet bërë kujdes se si ka ardh puna dhe primaret mund të na i bëjnë këta të Ramës e të na zgjedhin kë duan ata.
Lini një Përgjigje