Muli thirri sot Lelon për të nisur aksionin kundër Ramës lidhur me shakanë e tij për presidentin Trump, i cili sipas Ramës ka ngatërruar pesë herë Shqipërinë me Armeninë.
Duhet një aksion i gjerë, i tha Lelos.
Pasi të dalë Doktori dhe ta denoncojë shakanë e Ramës si një strategji antishqiptare, duhet të dalin të gjithë me radhë ta denoncojnë.
-Gimi i Puros ma ka kërkuar që dje, tha Lelo.
Ai ka një teori të tij të ndërlikuar, por duhet ta dëgjojmë.
-Çfarë mendon ai, tha Muli?
-Ai mendon se shakaja e Ramës është dy herë më e rëndë se sa themi ne, pasi presidenti Trump nuk ka gabuar dhe nuk ka bërë asnjë gafë.
-Po atë e ka bërë ai, se e kemi dëgjuar, tha Muli.
Por atij i falet se nuk është Biden që fliste me fantazmat.
-Jo, këtu këmbëngul Gimja, tha Lelo.
Gimja thotë se Rama është injorant, pasi Albania është një rajon mes Armenisë dhe Azerbajxhanit ku janë zhvilluar luftimet.
Madje ka shumë teori që edhe shqiptarët e kanë origjinën nga ajo Albanë. Ka dhe kisha shqiptare atje.
Beteja ka qenë për Albaninë. Trumpi ka parë hartat në zyrat e luftës dhe ka parë me sytë e tij Albaninë për të cilën luftohej mes Azerbajxhanit dhe Armenisë dhe u vendos paqja.
Pra ai jo vetëm që ka të drejtë, por është shumë herë më i qartë se Rama se ku bie Albania dhe përse është luftuar.
-Këtë nuk e dija, tha Muli.
Domethënë ne paskemi dhe territore të pushtuara nga Azerbajxhani.
-Po, i tha Lelo. Dhe ky është fakt i njohur.
Trumpi ka vendosur paqen tek shqiptarët e vjetër të Albanisë në Kauakaz, kurse Rama tallet.
Tallet se është antishqiptar, ndryshe nuk ka pse ta bënte këtë.
-Çfarë propozon Gimja, tha Muli?
-Gimja propozon që të bëjë një rrugë deri në SHBA, të takojë atë shoferin që ka pasur në ambasadë, se ai ka një komshi që njeh shoferin e një republikani dhe t’i çojë fjalë Trumpit të mos tërhiqet nga ajo deklaratë.
Dhe pas kësaj, të ngrejë akuzë ndaj Ramës jo vetëm si antiamerikan, por edhe si antishqiptar i tërbuar.
Nga ana tjetër ai propozon që në Kodin e ri Penal të vendoset një nen i veçantë që nuk mund të tallemi me udhëheqësit e shteteve të mëdha, që janë aleate me Shqipërinë.
-Ai ligj na kap edhe ne, tha Muli, se jemi tallur me Biden.
-S’ka fuqi prapavepruese ligji, tha Lelo. Rëndësi ka që këtu kemi një zhvillim të ri.
Rama nuk është tallur me Trumpin, ka fyer inteligjencën dhe përkujdesjen e Trumpit për trojet shqiptare në Kaukaz.
Madje dhe Doktori ia ka përmendur një herë Alievit këtë, që jemi vëllezër gjaku.
Vetëm një antishqiptar si Edi Rama e mohon.
Hahaha sikur ke pershkruar Kosovaret. Keshtu thone ne ne komente ata: Vllau i Vuquqit e ka bere per ti prishur pune Shqiptareve.... Po te kishte shume Kosovare Shqiperia, Saliu do rifitonte zgjedhjet mesa duket hahahhaaha