Pas shpalljes së kandidaturës së Florit për Bashkinë e Tiranës, Muli e thirri urgjent në zyrë.
— Tani o zotëri, i tha, partia ka disa rregulla që ti duhet t’u përputhesh edhe pse vjen nga shoqëria e Zenit.
— Patjetër, i tha Flori. Me kënaqësi.
— Tani ti ke pasur jetën tënde dhe e ke ndërtuar siç ke dashur dhe të gjithë njohim aftësinë tënde për të imituar Edi Ramën.
Por ti e ke imituar atë për t’u tallur.
— Po, i tha Flori.
— E pra. Tani duhet të fillosh të imitosh Doktorin, jo për t’u tallur, por për t’u hyrë në zemër demokratëve.
Se ky nuk është një proces aq i lehtë.
Ata po e panë që nuk flet si Doktori apo nuk mendon si Doktori, nuk ta japin votën.
E kam provuar në kurriz.
— Si bëhet kjo, tha Flori?
— Nuk është puna vetëm te imitimi fizik, i tha Muli, por edhe te mendimi i tij politik dhe logjika e tij.
Tritan Shehut i është dashur dy vjet ta imitojë kur u bë kryetar partie dhe se harron më gjithë jetën.
Unë jam rekord në parti, se e kam imituar që muajin e parë që më ka besuar selinë e PD-së.
Ti nuk ke shumë kohë, duhet ta imitosh për një javë, se erdhi data 9 mNëntor.
— Po mirë, jam gati. Me kë duhet të punoj, i tha Flori?
— Me mua, i tha Muli.
Më shiko mua, gjestet e mia, mendimet e mia, fjalitë e mia dhe imagjino sikur po rri pranë Doktorit.
Unë të ndihmoj për çdo pyetje derisa imitimi të jetë perfekt.
Problem është që kur të dalësh në miting dhe të flasësh si Doktori, do shpërthejë sheshi, se njerëzit të identifikojnë me Edi Ramën, ose do kur ndaje supë me lali Erin.
Tani je “joni”, e kupton, je i Doktorit.
Duhet ta ngulësh fort në mendje këtë dhe duhet të imitosh Doktorin.
— Dakord, tha Flori. Po kam frikë se kur të humbas, do thonë humbi Doktori.
— Jo o zotëri, se atë e di gjithë Shqipëria që do t’i vjedhë votat Edi Rama, por ti do luftosh, do bësh tënden.
Me lot.????
Florian Binaj - Z(h)elenski i Shqiperise ????????????