Muli i shqetësuar nga deklarate e Fates për pistën serbe të Gërdecit 

19 Korrik 2023, 18:12Antena TEMA

Muli nuk u ndje mirë sot, kur Fatja tha se Gërdecin e kanë hedhur në erë serbët.

Madje shtoi që unë dhe Doktori nuk kemi faj.

-Kjo deklaratë na dëmton shumë, i tha Muli, Lelos.

Duhet në një farë mënyre ta sqarojmë.

-Po pse na dëmton, i tha Lelo?

-Po se të gjithë akuzojnë Zenin për Gërdecin.

Siç dihet, Zeni e ka gjyshen serbe, Milicën, kurse Mediu dhe Doktori i kanë gjyshet shqiptare.

Ndaj duket sikur Fatja dhe Doktori janë të pastër dhe e ka fajin Zeni, meqë është me gjak serb.

Kjo gjë nuk është e mirë.

Nuk mund të fusim përçarjen në familje për arsye etnike.

-Po si t’ia bëjmë, tha Lelo?

Se po të jetë kështu i bie që Zeni ka dashur të dëmtojë integrimin në NATO. Ai vdes për NATO.

-Jo, ka version tjetër, tha Muli.

Ai do të thotë që Zeni ka dash ta hedhë në erë të fshehë gjurmët dhe unë dhe Doktori nuk dinim gjë.

Dhe ka spekuluar me fjalën serbët, që të merret me dy kuptime.

Kush të dojë ta kuptojë që Serbi aty është Zeni, kush të dojë ta marrë se janë armiqtë serbë.

-Qenka punë me spec, tha Lelo.

Duhet të bëjmë diçka që të mos krijojmë keqkuptime me serbët tanë, por me serbët e tjerë të këqij, të Edi Ramës. 

-Po. Duhet të themi që atëherë Edi Rama kishte lidhje me Vuçiqin, dhe ka porositur serbët ta hidhnin në erë dhe t’ia linin faturën Zenit si nip serbeje.

Madje për këtë kanë zbuluar dhe një serb që ka fjetur tek Unaza e Re një ditë më parë dhe ka ikur për në Veri duke kaluar nga Vora.

-E kuptova, tha Lelo. Atëherë të themi që serbët erdhën në Gërdec se u kishin thënë që këtë biznes e ka një serb.

Por kur e panë që aty nuk ishte Zeni, siç shpifte opozita, e hodhën në erë.

Kështu mbrojmë dhe Zenin, dhe Faten, tha Lelo.

Lini një Përgjigje