Muli i shqetësuar nga mungesa e opozitës në stadium në Serbi

11 Tetor 2025, 20:15Antena TEMA

Lajmet nga Serbia e shqetësuan sot Mulin. Fakti që Fevziu shoqëroi ekipin kombëtar dhe mbajti të informuar shqiptarët në çdo moment, duke treguar qëndrueshmërinë e lartë të gazetarëve në hotel dhe heroizmin e tyre për të mos iu dorëzuar presionit serb që i ndalonte të tregonin se ishin në rrethim, e emocionoi Mulin.

– Duhet të bëjmë një deklaratë – i tha Lelos. – Të themi që Vuçiçi, si mik i Ed Ramës, tregon se po përsekuton gazetarët shqiptarë që si përsekuton dot Edi Rama.

– Po mirë t’ua bëj – i tha Lelo – se nuk janë tanët. Shumica janë me Ramën përveç Fevziut, që është simbol kombëtar.

– Po ça rëndësi ka – tha Muli. – Rëndësi ka ta lidhim me Ramën që të tregojmë që ai dhe në Serbi i përsekuton gazetarët shqiptarë, vetëm t’i bëjë qejfin Vuçiçit.

– Atëherë është më mirë të themi që Rama i ka dhënë leje Vuçiçit t’i përsekutojë gazetarët që të fitojë pikë në Serbi si nacionalist, ngaqë duan ta rrëzojnë studentët me protesta. Pra, po thyejnë revolucionin serb duke përsekutuar gazetarët shqiptarë.

– Ah, shumë mirë, kjo është më e bukur – tha Muli. – Madje edhe nëse ndodh të fitojmë, do themi ja ka lënë Vuçiçi si shpërblim për ndihmën që po i jep. Po humbëm, do themi ka shitur edhe ndeshjen.

1 Komente

  1. L
    Lela

    Po ky Nuli (Muli) Si UDBist që është nuk paskashkuar tek miqtë e vjetër të tija?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje