Muli sot pati një seancë trajnimi me grupin e molotovit. Si ish ministër i Brendshëm ai u foli të miturve që do hedhin nesër molotovin mbi sigurinë juridike që ata kanë se nuk i kap ligji dhe nëse vrasin policë…
- E di se e kam pas vetë këtë hall kur kam qenë ministër, nuk kanë ç’u bëjnë. Rrini të qetë. Dhe po ju arrestuan do fitoni emër, do bëheni të njohur. Ja unë e bëra një të qytetar të njohur vetëm se e rraha. Ai më ka hedhur në gjyq, por nuk do fitojë më shumë se sa ka fituar nga emri që mori vetëm se e rraha unë.
Të miturit po e dëgjonin shumë entuziastë.
-Gjithë puna është si të ruhemi nga gazi - u tha Muli. - Gazi është armiku më i madh që ka PD dhe këto protesta. Ai ka dalë përtej parashikimeve.
- Shef Muli, ma lër mua atë Gazin t’i fus një molotov sa të fillojë protesta dhe të shkon për lesh. Pastaj e bëjmë hero, se ia kam inatin atij Gaz Bardhit që ka qenë me Lulin - tha një prej tyre.
- Mos, tha Muli. Nuk e kisha fjalën për Gaz Bardhin, por për gazin lotsjellës. Gaz Bardhin e kemi me vete tani, nuk është më armiku jonë. Gazi lotsjellës është armiku jonë.
- A mirë që na the, se kisha me e mbyt - tha molotovisti i grupit.
- Nuk do bëni asnjë veprim me kokën tuaj - tha Muli - se është situatë e rrezikshme. Duam goditje precize se Doktori na ka dhënë leje që të bëjmë çfarë të duam nesër. Por jo dëshmorë nga radhët tona. S’kemi ende vendim për këtë.
- Kam dhe një problem, tha molotovisti kryesor. Dëgjova Doktorin që tha molotovët i hedh policia. Kjo na i ul shumë vlerat.
- Jo, jo tha Muli. Doktori e di mirë punën tuaj dhe e çmon shumë, por e thotë atë se ka hall se ndodh ndonjë incident si kjo që ju kishit ndërmend t’ia hidhnit Gazit dhe t’i mbetet policisë faji. Por ai e di se kush jeni e çfarë po bëni. Do ua shpërblejë kur të vijë në pushtet. Se ju jeni e ardhmja e PD.
-Ah, kështu, dakord tha molotovisti. Kështu dhe me vra ndonjë tonin e han policia.
Maskarenjte me ne krye Mulin pa shkope ishalla po ju hane dreqi bashke me plakun mere por dijeni se ju nuk vini ne pushtet kurre me me ato qe ju beni